Temperaturat ekstreme në vend, disa këshilla për të mundur vapën

24 Qershor 2021, 11:05Sociale TEMA

Ditët e fundit Shqipëria është përfshirë nga një vale e të nxehtit afrikan dhe temperaturat kanë shkuar mbi 40 gradë Celsius. Në disa zona termometri ka regjistruar dhe temperatura deri në 42 gradë.

Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar sot disa këshilla se si mund të shmanget vapa në këto ditë Vere.

Sipas ISHP duhet patur shumë kujdes që të mos kryhet aktivitet i fuqishëm fizik gjatë periudhës së nxehtë të ditës. Po ashtu duhen shmangur pijet e nxehta, si kafe, çaj apo dhe ushqimet e nxehta pasi rrisin dehidratimin.

Kujdes të shtuar duhet të kenë të moshuarit dhe fëmijët dhe veshja duhet sa më e lehtë, si dhe këshillohet mbajtja e kapelës dhe syzeve.

Në këto ditë të nxehta sipas ekspertëve duhet që të konsumohen ushqime të freskëta  dhe të pihet sa më shumë ujë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje