VIDEO/ Moderatori ndërpret edicionin e lajmeve: Nuk kemi marrë rrogën

24 Qershor 2021, 11:19Bota TEMA

Një moderator i një televizioni në Zambia, të Afrikës është bërë viral në rrjet. Ai ndërpreu transmetimin e drejtpërdrejtë të lajmeve dhe tha se nuk kishin marrë rrogat.

Të shtunën në mbrëmje, Kabinda Kalimina ishte duke lexuar lajmet kryesore në News TV KBN kur bëri një akuzë të papritur në transmetim.

Duke marrë frymë thellë, Kalimina tha: “Unë punoj zonja dhe zotërinj. Ne jemi qenie njerëzore. Ne duhet të paguhemi.”

“Nuk jemi paguar,” shtoi ai, duke iu referuar vetes dhe kolegëve të tjerë që punojnë për KBN TV.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje