Nga Altin Ketro
Presidenti Ilir Meta u rrek nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale që t’i mbushte mendjen miletit për “10 gjëra që (mileti) ndoshta nuk i di për 30 qershorin”. Për të argumentuar këtë presidenti u përpoq që të përmend interpretime e vendime nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ).
Po i rreshtoj me radhë “argumentet” e presidentit Meta dhe po i përgjigjem rast pas rasti në formë pyetjeje ose me argumente.
1.Në 35 bashki (57.3% të vendit) u votua për një kandidat të vetëm.
Cili i pengoi, zoti president, kandidatët alternativë (PD, LSI, etj.) të futeshin në zgjedhjet e dekretuara prej jush më 5 nëntor 2018, në 57.3% të vendit?
2.Në 57.3% të vendit nuk pati alternativë zgjedhjeje.
Cili i pengoi, zoti president, alternativat (PD, LSI, etj.) të futeshin në zgjedhjet e dekretuara prej jush më 5 nëntor 2018, në 57.3% të vendit?
3.Për 35 bashki, 57.3% të Shqipërisë nuk kishte zgjedhje, por vetëm votime.
Cili i pengoi, zoti president, alternativat (PD, LSI, etj.) të futeshin në zgjedhjet e dekretuara prej jush më 5 nëntor 2018, me qëllim që në 35 bashki, 57.3% të Shqipërisë, të mos kishte thjesht votime?
4.GJEDNJ kërkon qeverisë të organizojë zgjedhje demokratike.
Më 30 qershor u organizuar zgjedhje plotësisht demokratike, sepse askush nuk u pengua as të regjistrohej në zgjedhje, as u pengua për të ushtruar të drejtën e votës.
5.E drejta për të zgjedhur alternativë e bën një demokraci efektive.
Askujt nuk iu mohua e drejta për të qenë alternativë në zgjedhje. Pjesëmarrja në procesin zgjedhor është vullnet i lirë politik e juridik i çdo individi ose grup individësh të organizuar në parti politike.
6.GJEDNJ: E drejta e votës nuk është vetëm proceduriale.
Sqarimin për këtë e gjeni tek 9 përgjigjet e tjera.
7.GJEDNJ: Votuesi duhet të ketë mundësinë të ndikojë zgjedhjet (substanciale).
Më 30 qershor gjithkujt prej votuesve iu dha mundësia që të ndikojë në zgjedhje. Një formë ndikimi ishte që ato të bojkotoheshin në masë aq të madhe saqë do justifikonte pavlefshmërinë e tyre. Nga një përllogaritje statistikore që bëra më rezulton:
Në zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019 morën pjesë 811727 votues. Duke qenë se PD, LSI dhe disa parti të tjera i bojkotuan zgjedhjet, atëherë krahasimet do i bëjmë me pjesëmarrjen në votime për zgjedhjet vendore 2015, dhe parlamentare 2017 e 2021.
Zgjedhjet vendore 2015 – pjesëmarrja 1613054 votues. Pjesëmarrja në vitin 2019 përbën 50% të kësaj shume.
Zgjedhjet parlamentare 2017 – pjesëmarrja 1613810 votues. Pjesëmarrja në vitin 2019 përbën 50% të kësaj shume.
Zgjedhjet parlamentare 2021 – pjesëmarrja 1662386 votues. Pjesëmarrja në vitin 2019 përbën 49% të kësaj shume.
Pra, pjesëmarrja në vendoret “moniste” 2019, përbën 49.8% të mesatares së pjesëmarrjes për tri zgjedhjet (2015, 2017, 2021).
8.GJEDNJ: Votimi me një kandidat mohon të drejtën substanciale për të zgjedhur.
Cili i pengoi, zoti president, alternativat (PD, LSI, etj.) të paraqisnin kandidatet e tyre në zgjedhjet e dekretuara prej jush më 5 nëntor 2018, për të mos i mohur elektoratit tuaj të drejtën substanciale për të zgjedhur?
9.Zgjedhjet me 1 kandidat për 57.3% të Shqipërisë – Jo në përputhje me GJKDNJ.
Cili i pengoi, zoti president, alternativat (PD, LSI, etj.) të paraqisnin kandidatet e tyre në zgjedhjet e dekretuara prej jush më 5 nëntor 2018, për të qenë në përputhje me GJEDNJ?
10.Nëse disa nga 57.3% zgjedhës do t’i drejtoheshin GJEDNJ pas 30 qershorit, Shqipëria mund të dënohej nga GJEDNJ.
GJEDNJ kur ka bërë interpretime të tilla, ka pasur parasysh ato shtete të cilat iu mohojnë opozitës pjesëmarrjen në zgjedhje. Më 30 qershor askujt partie dhe individi nuk iu mohua e drejta për të qenë pjesë e procesit zgjedhor të dekretuar nga Presidenti i Republikës më 5 nëntor 2019.
Konkluzion:
Meqë bëra shumë pyetje “cili i pengoi”, më lejoni zoti President i Republikës, që t’ju them që ata që i penguan të gjitha sa thashë më lart janë: kryetari i PD-së zoti Lulzim Basha, kryetarja e LSI-së zonja Monika Kryemadhi dhe … fatkeqësisht Presidenti i Republikës zoti Ilir Meta. Ju lutem, zoti president, kësaj radhe mos na thoni që ndodheshit në Gjermani dhe nuk kishit mundësi ta pengoni regjistrimin e opozitës në zgjedhje. Një herë bëmë sikur të besuam kur u justifikuat kështu për djegien e mandateve. Për herë të dytë, kjo do kuptohej sikur presidenti vë në dyshim inteligjencën e popullit të tij.
Sakte Ketro, por mos harroni se ky eshte president i shkarkuar nga parlamenti dhe keshtu duhet trajtur.
Po cmerreni me nje fshatar hajdut qe e ka marre me qafe per30 vjet kete vend,ky duhet futur ne burg dhe ti merret gjeja e vjedhur.Per 10 dite ka vjedh 10 million dollars thote Dritan Prifti.Ky eshte scandalized.Ky e Berisha I kane thene me kohe burgut por drejtesi e tredhur.
Edhe me Enverin ste detyronte ligji te votoje por ec e mos dil.
Sipas llogjikes sate edhe Enveri do thoshte CILI JU DETYROI TE ME VOTONIT 99,9%?!!!. Keshtu qe sjam fajtor qe ju sundova 45vjet.
Edhe atehere mund te votoje KUNDER kandidateve,
Ligji ta lejonte. Po beje po ta mbajti??!!
I nderuar ,llogjike jashtezakonisht e ceket ,e denje vetem per nje adhurues te rilindjes,( RAMES )
Po ce ke kete krahasim mo Mazllem?
Po pse Rama do i burgoste apo do i vriste kandidatet e PD apo LSI po te kandidonin ? Ne kohen e Enverit te mbahej emri shenim po mos dilje ne votime jo me te votoje kunder.
Cfare lidhje ka me zgjedhjen miope te PD e LSI per mos mare pjese ne votime me shpresen se duke djegur dhe mandatet vendi do shkonte ne zgjedhje te parakohsheme?
Keta miope ende sot nuk kuptojne qe jo atehere me zgjedhje te parakohshme nuk fitonin por edhe kur u erdhi sahati me 25 prill perseri hengren tapen. Ende nuk kuptojne miopet qe nuk fitohet me Lulin ( me Moniken po e po) dhe refuzimin popullor e quajne masaker zgjedhore. E kishit nje mundesi o Mazllem te zgjidhnit A.Shehajn prsh, alamet djali po ku kupton majmuni cjane luleshtrydhet! Tapen keni edhe pas 4 vjetesh.
PD-ja dhe LSI-ja,bashke me aleatet e “Vegjel” me te dy veprimet kerkuan dhe kerkojne te pengojne ne perparimin e vendit.Haron ky President dhe te gjithe perkrahesit e tyre se ne qoftese do te veprohej ndryshe do te krijoheshin precedente te rezikshem per vendin.Qe sa here opozita (cila do qofte,majtas apo djathtas) kur nuk u plotesohen tekat te djege mandatet apo te bojkotoj zgjedhjet.A e kuptn presidenti yne se cfar demi do ti behej vendit dhe demokracise.Kete mendim do te bente mire edhe Gjykata Kushtetuse ta marre ne shqyrtim.
Monizmi vdiq ate dite kur u permbys sistemi monopartiak i partise se punes.
Nuk ka ma vlere te diskutosh per kete Problem.Presidenti Like Hajduti ka shkue per Lesh dhe eshte kontigjent i gatshem per ne Rec te Shkodres
Nuk e di ky pres_(pa)iden_titet se e drejta e zgjedhjes është e sanksionuar me ligj, ushtrimi i të drejtës është në dorë të qytetarëve. Nëse ushtron të drejtln tënde kushtetuese je ok, por je OK edhe kur nuk ushtron të drejtën kushtetuese, kjo dovtë thotë se je dakort me ATO QË USHTROJNË TË DREJTËN KUSHTETUESE, është kaq e thjeshtë sa nuk ka nevojë për “arsyetime” & “ përkthime “ që kanë prapashtesa politike të njerëzve më të pa vlerë që u vlerësuan dhe drejtuar me papërgjegjshmëri, oër të mos thënë si thuhet rëndom :” në mënyrë kriminale, nepotiste……” “qytetari” nga fshati Çepan është personi më i vlerësuar bazuar në pavlefshmërinë e tij?!
Pyeteni te ashtuquajturing President tshme te shkarkuar: Sa veta, duke perfshire dhe intelektuale, ke bllokuar nga komentet ne Facebook?
Bjeri burise edhe pak bjeri
Te gjotha ato qe ka thene e thote Ilir Meta per zgjedhjet e 30 Qershorit 2019 jane mufka qe s’i ha njeri. Pse u veprua ne kete menyre nga djegja e mandateve e deri ne anullimin e zgjedhjeve te 30 qershorit.
Fitorja e PS me 74 mandate ,kur gjysmen re qeverise per 6 muaj e kishte PD-ja dhe kur fushaten e LSI-se e drejtoi Ilir Meta edhe pse ishte zgjedhur president ,por pa u betuar, i terboi si Sali Berishen ,kryetari de fakto i PD-se dhe Lulzim Bashen si kryetari de jure i PD-se i cili dhe firmosi marrveshjen me Edi Ramen,por mos kutoni se marrveshje u firmos pa dienine e Berishes.
KJo hata e madhe beri qe te thurej skenari per ta rrezuar Ramen. E para . Me daljen nga parlamenti, duke patur besimin se edhe reservat ne listen e deputeteve nuk do te pranonin sipas vendimit te parive, bente qe parlamenti te mos ishte funksional. Pika e pare (djegja e mandateve ) deshtoi. Lojtaret rezerv hyne ne loje , duke mos perfillur vendimet e partise. Parlamenti u be legjitim,sepse kishte 122 deputet duke plotesuar korumin per vendimet qe kerkone 94 vota. Perralla se parlamenti nuk ka 140 deputet dhe nuk eshte i ligjshem i shkon per shtate deshtakeve ,pasi asnjehere ne salle nuk kane qene 140 deputet me perjashtim te rastit kur u votuan ndryshimet kushtetuese per drejtesine ,te cilet shkuan si tufa e dhive ne kasolle kur i detyron bariu. Hapni e shikoni pjesmarrjen ne votime jo me shume dse 120 deputet. Nderkombetaret e njohen parlamenti legjitim. Deshtaket filluan te shajne koeget e tyre ,madje edhe presidenti i famshem Ilir Meta i quajti deputet koti,sa per te plotesuar listen. Cinizem ne lartesine e injorances. Berisha ,traineri i kesaj pune dha urdher : ” Revolucion me mosbindje civile” 4 muaj demostrata , djegje e rrethim Kryeministrine ,deri sa u shkoi mendja edhe tek shtizat e turqeve qe perdoreshin kunder dyerve te kalave ne kohen e Skenderbeut. Sali dhe Ilir perseri deshtuan. Pika e trete e skenarit. Anullim i zgjedhjeve te 30 qershorit ,sepse opozita nuk do e do digjet vendi. Anullim dhe mos caktim date . Ne zgjedhje -tha Amerika dhe BE, te cielen e kishte cilesuar edhe Rama. Kush bene rremuje do quhen “Organizata Kriminale” Nuk vonoi dhe Meta shpalli dite zgjedhjesh 13 Tetorin date e cile nuk eshte cdekretuar akoma. Me 13 tetor kishin bindjen se per inat edhe Rama nuk do futej ne zgjedhje ,ndaj keto zgjedhje do fitoheshin nga PDme aleatet dhe LSI-ja. sepse do kidhte kanditate me konkurete. Edhe ky skenar deshtoi edhe pse u dogjen edhe shkollat ku ishin qendrat e votimit. Pra Ilir Meta ishte presidenti qe miratonte skenaret e opozites ku merrte pjese edhe Monika Kryemadhe gruaja e Ilir Metes. Te gjitha skenaret deshtuan , parlameti vazhdoi punen 100 here me mire se me ata lojtaret gjoja titullare ,por per sherre dhe ofendime. Ilir Meta iu kundervu edhe zgjedhjeve te 25 prillit duke u rreshtuar me opoziten, madje pergatiten edhe torten,por kishin ngaterruar sheqerin me limantozin. Torta u doi e tharet. Edhe me 25 prill deshtuan,sepse kane harruar qe populli nuk eshte ai i 22 Marsit 1992. Keto brrockullat e 10 pikave qe ne populli nuk i dim ,jane si 10 cilesite e koministit ,te ciave edhe ature populli u beri naften. Ilir ,populli thote : ” Nuk mbulohet muti me shurre”
Gjykata Kushtetuese nuk ka dhen akoma vendim,mos vall gjysem presidenti po ben shkelje duke folur per kete ceshtje pa u shprehur gjykata.