Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe ka shprehur ngushëllime për ngjarjen tragjike.
Ndër të tjera, ajo ka thënë se e kap ankthi kur del në autostradë me fëmijët, pasi nuk i dihet me çfarë të dehuri ka të bëjë.
“Shpejtesia e pilotëve, adoleshentë të rinj, koka erë, është vrasje me dashje.
E dhimbshme, e frikshme. Te jesh ne rrugën tënde e te te marrin jetën “qejflinjtë” e shpejtesise, është krim.
Mua më kap ankthi te dal ne autostrade me femijet.
Me ze tmerri ne çdo kthese a semafor. Pikerisht sepse asnjehere si dihet se me çfare “te dehuri nga euforia e jetës” mund të përballesh.
U prehshin në paqe 4 engjejt, ngushellimet e mija prej nëne dalin bashke me lotët”, ka shkruar Aurela.
Ke te drejte Aurela…..aksi Tirane -Durres-Tirane eshte nje makth ….une jam shofer me mbi 1 mln km ne timon por ate aks e shmang sa here kam mundesi..eshte ferr te drejtosh mjetin aty ku trafiku eshte ne maksimum dhe ta bejne me drita nga prapa..
Ngushellimet e mia kush ka mbetur nga familjaret e viktimave por jam dakort qe krime te tilla duhet të klasifikohen vrasje me dashje e konfiskim pasurie siç e ka Amerika.
Ti biesh tjetrit me makine nga mrapa nuk ka asnje justifikim e po ta vrasesh me mire eshte të keshe vrare veten.
Kodi penal I repuplikes se Shqiperise per aksidentet duhet të rishikohet.
Vonë.. Është shumë vonë tashmë per këto reagime me gjithë respektin per një figure si Aurela! Kanë dalë të gjithë vipat edhe mallkojne, hipokrizi e pa parë! Shembulli me i turpshem mbetet ai rasti i asaj gjyqtares se Elbasanit që bënte si modele në zyrat e saj! U fol 2 javë per të në media e TV, por askujt nuk i bëri përshtypje e nuk tha askush asnjë fjalë per videon që e tregonte në makine duke bere video me telefon, pa rip, e me shpejtesi të lartë po kalonte makina të tjera në radhë në një kohe me shi! Një kriminele që rezikonte aksident çdo sekond! Kështu që boll me hipokrizi..
Na ruaj o zot nga terbimi I te rinjve, na ndihmo dhe na mbro femijet tane nga kriminelet e droguar. Me dhimbje te madhe ju shpreh ngushullime Familjes gushi. Dhimbja shume e madhe.