VIDEO: Rusia publikon momentin kur “dëbon” anijen britanike në Detin e Zi

25 Qershor 2021, 11:18Bota TEMA

A u qëlllua apo jo ndaj luftëanijes britanike në Detin e Zi nga ana e forcave ruse detare dhe ajrore ka qenë pyetja që ka shoqëruar këto ditë artikujt e mediave ndërkombëtare.

Moska thotë se po, ndërsa Londra e mohon.

Por, një filmim i publikuar nga FSB, shërbimi inteligjent rus duket se i jep të drejtë Rusisë.

Videoja tregon anijet ruse të rojes bregdetare duke paralajmëruar luftanijen britanike HMS Defender se do të hapin zjarr nëse nuk largohet nga ujërat territoriale ruse përreth Krimesë.

Në pamje duken anijet ruse që i vihen nga pas asaj britanike, ndërkohë që në qiell fluturojnë avionët rusë Su-34. Në fund, anija luftarake britanike ndryshoi kurs në drejtim të ujërave territoriale ndërkombëtare, thonë rusët.

Konstantin Gavrilov, i dërguari rus në bisedimet e Vjenës mbi sigurinë ushtarake dhe kontrollin e armëve deklaroi se Rusia mund të bombardojë në anijet luftarake britanike nëse e provojnë përsëri në Detin e Zi.

 

1 komente në “VIDEO: Rusia publikon momentin kur “dëbon” anijen britanike në Detin e Zi”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje