Albin Kurti: Macron më pyeti se çfarë është e gatshme Kosova t’i japë Serbisë për njohjen

26 Qershor 2021, 18:49Rajoni TEMA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e ka pyetur se çfarë është e gatshme Kosova që t’i japë Serbisë në këmbim të njohjes. Megjithatë, Kurti ka thënë se duhet të ndalet taktika që Serbia gjithmonë të marrë diçka.

Në një intervistë për “Le Monde”, Kurti ka thënë se Franca vazhdon të mbetet skeptike sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Në nivelin diplomatik, i kërkova Presidentit Macron të lidhte njohjen e ardhshme të Serbisë për Kosovën, edhe për të fituar një ulëse për Kosovën në Kombet e Bashkuara, sepse këto dy çështje, sipas mendimit tim, nuk duhet të ndahen.

Macron më pyeti se çfarë është e gatshme t’i japë Kosova Serbisë në këmbim të njohjes, por pyetja e vërtetë është: Kur do të ishte e gatshme Serbia ta njohë Kosovën?

Besoj se duhet të ndalemi me taktikën e dhënies gjithmonë më shumë Serbisë, duke mos qenë kurrë e kënaqur me shkëmbim”, ka thënë Kurti në këtë intervistë.

Kurti është shprehur se ideja e shkëmbimit të territoreve si zgjidhje në dialog “ka mbaruar”. Po ashtu, ka shprehur bindjen se administrata e Presidentit të SHBA-së, Joe Biden, nuk do të zbatojë idetë e administrates së ish-presidentit Donald Trump.

“Unë besoj se administrata amerikane nuk merr shumë parasysh atë që zoti Trump kishte bërë në mënyrë diplomatike. Kjo histori absurde e shkëmbimit të territoreve ka mbaruar, nuk flasim më për të”, ka thënë Kurti

Kurti vizitoi Francën të mërkurën. Ai u takua me presidentin Macron në Pallatin Elysee.

18 komente në “Albin Kurti: Macron më pyeti se çfarë është e gatshme Kosova t’i japë Serbisë për njohjen”

  1. Sqepari says:

    Tani qe ke shijaksburgun mos e CA koken!

    1. . says:

      Eshte e mahnitshme, se si Franca e ka mare personalisht te mbroj Serbet per demin e madhe qe i shkaktoj vet BE-ja (NATO) ne 1999-en.
      Bravo Markon

    2. vang says:

      Kurti ti kishte thene qe toka shqiptare jane deri ne NISH, keshtu prap te fituar jane dhe shume te tjera mbani gjoja me kishat anembane KOSOVES. Nga ana tjeter te vjen inat qe ja la ato kisha bizantine qe ishin me shume kisha katolike te kthyera ne ortodokse nga serbet qe i gjeten gati kur zbriten nga Uralet.

      1. informacion says:

        Hiqeni kete konceptin “kisha katolike qe u kthyen ne kisha orthodhokse”, pasi nuk qendron dhe eshte krejtesisht i gabuar. Nuk ishin as kisha katolike as orthodhokse! Ishin kisha kristiane arberore!!! Kisha u nda ne katolike dhe orthodhokse ne shek XI-te, pra 3-4 shekuj pas ardhjes se sllaveve dhe deri ne shek XI-te kisha kristiane ishte nje dhe unike. Edhe pas shek XI-te shumica e shqiptareve i perkisnin Kishes orthodhokse dhe shumica e kishave edhe ne Serbi edhe ne Makedoni edhe ne Mal te zi, jane kisha orthodhokse arberore. Vetem nje pjese e vogel e shqiptareve i perkisnin kishes katolike, keto vetem ne zonat nen sundimin venedikas apo te republikave te tjera italike. Shqiptaret e Dardanise kane qene ne shumice kristiane orthodhokse. Ikonat e kishave orthodhokse te uzurpuara nga serbet (sidomos te famshmet ne Decan), jane tregues i qarte se kishat orthodhokse ishin te besimtareve orthodhokse shqiptare! Pervetesimi i ketyre kishave ndodhi jo vetem nga pushtimi serb i shek XII-te te car Dushanit, por sidomos pasi nje pjese e madhe e popullsise shqiptare u islamizua dhe kishat orthodhokse u pervetesuan nga serbet, nderkohe qe shqiptaret e pakte orthodhokse u sllavizuan.

  2. Genti says:

    Kjo ideja e Vucic se Kosova duhet te humbe dicka pasi jo vetem Serbia duhet te humbe gjithcka nuk eshte vecse nje loje kukamshefti qe te zgjas sa me shume zgjidhjen perfundimtare pra njohjen reciproke. Kosova ka dhene sa me s’ka, mijera te vrare,mijera te zhdukur,mijera te perdhunuara, mijera shtepi te djegura dhe rrenuara dhe qindra mijra te zhvendosur me force nga trojet e tyre. Serbeve ama u duhet dhene nje gje. Te ndertohet nje kanal qe te mbledhe gjithe fejkalet e Kosoves dhe tua derdhe gjithe prodhimin ne Serbi qe te hane sa te plasin gjithe ata qe pretendojne tu fale dicka Kosova. Kosova nuk ka c’te fale ata qe duhet te kerkojne falje jane serbet. Por edhe kjo sìmjafton pasi duhet te falin dhe te paguajne gjithe demet qe i shkaktuan popullit te Kosoves.

  3. fuati says:

    Do zgjidhi problemet me Serbine idjoti Albin Kurti…

    1. grameno says:

      Qenke dal frik prej veze!!!!!!!!!!!! Ku po shef ti qe Albini po zgjidhe Problemet e serbis,Albini nuk do jap milimeter serbis,Kosova ska qka i jep serbis,eshte serbia ajo qe duhet te Paguaj.

  4. Yyyyyypppppp Xhixhi says:

    Po nuk diskotohen ne media bisedat konfidenciale me drejtues shtetesh aq me teper me ato te vendeve te perhershme te Keshillit te Sigurimit o tumb diplomacie sepse nuk quhesh me bashkebisedues i besueshem. Gjithsesi, pergjigja e dhene, nese vertete ja ke thene keshtu, eshte mese e drejte. Nuk ka cfare kerkon me Serbia nga Kosova. E ka shfrytezuar ate per perfitime te saj per 100 vjet me rradhe. Ne diplomaci fjala Kurre nuk ekziston, megjithate jane disa vija te kuqe qe nuk mund te shkelen dhe nje nga ato eshte pavaresia territoriale dhe politike. Leshime mund te behen ne aspektin e autonomise se pushtetit lokal por pa kompetenca ekzekutive ne drejtim te Rendit, Mbrojtjes dhe Diplomacise qe duhet ti perkasin Qeverise qendrore si ne cdo shtet vertete sovran. Kjo do te shkonte edhe me vendimin e Gj. kushtetuese te Kosoves per marreveshjen e Asocacionit te Komunave te Veriut.

  5. Xxxxx says:

    Kurti te mesoje si funksionojne punet nderkombetare e pastaj te beje dialog. Asgje nuk fitohet pa pagese, as nje kile domate.

  6. Viola says:

    Deri me sot nuk ke paraqitur asnjegje konkrete asnje plan apo strategji .Po te shkosh ne takime si karabush mos prit te marresh gje.Te jesh kryeminister i vendit nuk eshte aq e thjeshte sa te mbash nje takim elektoral mbaroi koha e fjaleve te bukura.Tani duhen vepra konkrete.

  7. Draper dhe Çekan says:

    Hallall Kurti!
    Po i jepje nje plake moderne Makronit dhe gopin e motres se vucicit ne kembim te njohjes se Kosovars

    Makroni eshte Kurve serbo-franceze kujdes!

  8. spata says:

    Kosova te degjoje popullin dhe SH.B.A . Franca e mbeshtet Serbin si arqitekte e ish Jugosllavise ne kurriz te popujve te Ballkanit perendimor. Jo vetem Franca por dhe ish fuqite e medhaja te kohes ,se shkembimit te teritoreve nuk duhen degjuar .Boll e molet kete popull qe su ka bere asnje te keqe .Nuk jane shqiptaret kamikaz qe tju lekundin themelet tuaja . Ju i meritoni ato qe ju bejne popujt e tjere qe i trajtoni si kafshe . Por me shqiptarin do te thyeni hundet ne se do te vazhdoni me keto politika percmuese ne kurriz te popullit shqiptare kudo qe jeton .
    I rekomandoj Kurtit te mos pranoje tryeza me francezet kushdo qofte . Ky kalamaku Makron svlen para madheshin qe ka patur Franca e dikurshme . Ate se do populli i tij ta degjojme ne . Cudi emadhe .

  9. Fatosi-kosove says:

    Une i sugjeroj albinit qe tia japi osmanken vuqiqit meqe ajo vuan per pushtet,ai menjeher do ta bente presednike te serbosllvise dhe do ta largonte ate grun burre se e ka kryeministresh, keshtu edhe albini do ishte shkapur nga osmanka dhe klika e saj edhe kosova kish fitu edhe vuqiqi poashtu, mundesi tjeter dhe zotsi tjeter albin kurti nuk ka pos me budallaqe e fjale femijesh,ani makronit i eshte prezentuar si kryeminister,o lum kosova e mjer.

  10. Golemi i Kavajes says:

    O Fuat more Fuat, ku e gjeta ate fat, burre i rralle e mendje art, kur e lexon ate kart, ec perpara atje lart, te shikosh se sa i gjat, por nga mendja je sakat, si ne mengjez e ne darke, vazhdon te flasesh percart, per Albinin kryelart.

  11. Floriri says:

    Per këtë gjë u kritikua nga SH. B. A edhe Francezi Sali Berisha. Por mbi të gjitha jam kurioz të di se çfarë përgjigje I ka dhënë ky shoku i Sales që ka ndenjur si në squke para Makroni. Ka lënë Shqipëria plot ndër vite edhe Kosovën brenda me urdhër te fuqive europiane akoma doni.

  12. T says:

    Po kte po themi o REPLYYYYYYP… Qe kosova ka paguar mjaft… 100 vjet e pushtuar…. 12 mije te vrare 2 mij te zhdukur djegje e perdhunime…. çfar duhet te paguaj tjeter o kokrra e palles

  13. Ppsh says:

    Po pse mo albin nuk e pyte macron
    Çfar i dha algjeria frances per ta njohur qe ta kopjone dhe kosova
    Jemi akoma ne gjeopolitiken e luftes se par
    Franca me rusine kunder gjermanise dhe per kete eshte e domosdoshme qe sllavet ne jug te popujve gjerman te fuqizohen

  14. emigranti says:

    Frances, por edhe ” miqve ” te tjere u intereson vetem paqja e qetesia ne Ballkan.
    Per kete duhen ulur palet ne tryeze e te merren vesh.
    Per kete nevoitet presioni i ketyre miqve per ” te rene dakort ” , presion i cili ushtrohet me i forte mbi palen me te dobet, qe deri tani ka qene Kosova. Mendoni per nje cast, cfare humbje kane ” miqte ” qe na sugjerojne marreveshje te tilla – asgje.
    Ne momentin qe ata do binden se nuk mund ta ” bindin ” Kosoven, ata ose do i bejne ndonje puc tjeter Albinit ( pas te cilit VV mund te dali edhe me e fituar ) , ose presioni do te drejtohet ne drejtim te Serbise.
    Qendro Albin, je ne rruge te drejte. Mos degjo kukuvajkat e servilet.
    Historia do flase per ty.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje