DETAJET/ Masakra për shezlongët në Velipojë: Policia arreston 2 të plagosurit dhe shpall në kërkim 3 të tjerë

27 Qershor 2021, 16:53Kronika TEMA
DETAJET/ Masakra për shezlongët në Velipojë: Policia

Forcat e rendit kanë arrestuar në flagrancë dy nga të plagosurit e ngjarjes së rëndë të ndodhur gjatë natës së djeshme në Velipojë, ku si pasojë e një konflikti për të drejtën e hapësirës ranore pranë hoteleve të tyre u vranë 4 persona.

Bëhet fjalë për Hasan Ferracakun (Verracakun), 54 vjeç,  lindur në fshatin Trush dhe banues në fshatin Pulaj, Velipojë, si dhe nipi i tij shtetasi Elmilind Dyli, 17 vjeç, lindur e banues në fshatin Guri i Zi, bashkia Shkodër.

Informacion zyrtar nga Policia Shkodër:

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera grupi i posaçëm hetimor, për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur rreth orës 00:30, në Pulaj Plazh, Velipojë, ku si pasojë e një konflikti të çastit mbetën të vrarë me armë zjarri 4 shtetas dhe u plagosën 2 të tjerë, bazuar në provat e grumbulluara u arrestuan në flagrancë shtetasit:

H. V., 54 vjeç, lindur në fshatin Trush dhe banues në fshatin Pulaj, Velipojë, si dhe nipi i tij shtetasi E. D., 17 vjeç, lindur e banues në fshatin Guri i Zi, bashkia Shkodër, të cilët janë në Spitalin e Traumës në Tiranë, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, në bashkëpunim.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit A. V., Sh. V. dhe B. V., vëllezër, banues në fshatin Pulaj, Velipojë, bashkia Shkodër, të dyshuar si bashkautorë në këtë ngjarje, për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, në bashkëpunim.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy armë zjarri pistoleta, njëra prej të cilave u gjet në vendngjarje, ndërsa tjetra u gjet gjatë kontrollit në hotelin e familjes Gocaj.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në konfliktin me armë.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

1 komente në “DETAJET/ Masakra për shezlongët në Velipojë: Policia arreston 2 të plagosurit dhe shpall në kërkim 3 të tjerë”

  1. Duhen nje ndryshim ne polici nga drejtori deri te ministri! says:

    Polici kot fare ,prap me vonese keta !d

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje