RCC prezanton suksesin historik të Ballkanit Perëndimor

27 Qershor 2021, 12:43Rajoni TEMA

Duke filluar nga 1 korriku, i gjithë Ballkani Perëndimor do të jetë një zonë, ku roaming do të jetë falas.

Kostot e roaming midis Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë do të jenë zero.

Për të festuar këtë datë të rëndësishme për Ballkanin Perëndimor, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), me mbështetjen e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, po organizon këtë festë me artistë të Ballkanit Perëndimor, një koncert me grupe muzikore dhe DJ nga i gjithë rajoni. Gjithçka nis më 1 Korrik 2021, në orën 19.00 në Plazhin Oteshevo (Liqeni i Prespës, Maqedonia e Veriut).

Bashkohuni me ne në këtë ditë festive në Lake View në Oteshevo ose na ndiqni në transmetim të drejtpërdrejtë në YouTube për të parë dhe dëgjuar:

S.A.R.S. (nga Serbia)

UZUN BABA OG! – SEKTOR 909 (nga Maqedonia e Veriut)

URAN B (nga Kosova*)

HELEM NEJSE (nga Bosnja & Hercegovina)

DJ SARDI (nga Shqipëria)

WHO SEE (nga Mali i Zi)

Ky është suksesi historik i Ballkanit Perëndimor që erdhi si rezultat i negociatave gati tre vjeçare, të lehtësuara nga RCC dhe Bashkimi Evropian, pas të cilave përfaqësuesit e të gjitha qeverive të BB6 nënshkruan marrëveshjen, në Prill 2019, duke rënë dakord që së pari të ulnin gradualisht çmimet e Roaming dhe përfundimisht t’i zeronin ato duke filluar nga 1 korrik 2021. Nga 1 Korriku, jemi gati që të nisim punën intensive për një tjetër sfidë: tarifa zero në roaming edhe mes Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të BE-së.

Ky moment po vjen. Jemi vetëm pak ditë larg nga realiteti: rajon pa roaming. RCC është krenare që ka qenë që prej fillimit pjesë e këtij procesi që do të sjellë rezultate të vërteta dhe të prekshme të Tregut të Përbashkët Rajonal për qytetarët tanë.

STAY CHARGED, ROAM FREE!

Ky projekt mbështetet nga BE

2 komente në “RCC prezanton suksesin historik të Ballkanit Perëndimor”

  1. Drini says:

    Te fala Vis Brinjarit

  2. hahahahhahaa rrospsia e bandes se shpellarit
    mbasi vodhi e hengri ci mbante bytha ne qeverine e shkerdhatave demokratike,
    paska gjet tjeter Bordello tani ku ushtron profesionin

    o Zot shikoni se ku shkojn paret e shqiptareve me u shkerdhy baxhellat Ballkanit?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje