Blinken: Të riatdhesohen dhe ndiqen penalisht militantët e ISIS-it

28 Qershor 2021, 13:32Bota TEMA

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se ndalimi i rreth 10,000 luftëtarëve të Shtetit Islamik në kampet në Siri, ka çuar në një “situatë të paqëndrueshme”.

Luftëtarët e grupit ekstremist janë internuar në kampe që udhëheqin forcat kurde, me mbështetjen e SHBA-së, qëkur Shteti Islamik është shpallur i mposhtur, në vitin 2017.

Duke folur në një takim në Romë për luftën kundër Shtetit Islamik, Blinken tha se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë t’u bëjnë thirrje vendeve që t’i riatdhesojnë, rehabilitojnë dhe ndjekin penalisht shtetasit e tyre, që i janë bashkuar grupit.

“Kjo situatë është e pajustifikueshme. Nuk mund të zgjasë gjithmonë. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë t’i nxisin vendet e origjinës, përfshirë partnerët e koalicionit, që t’i riatdhesojnë, rehabilitojnë dhe, ku është e mundur, ndjekin penalisht qytetarët e tyre”, tha Blinken.

Ai tha se mposhtja e plotë e Shtetit Islamik kërkon adresimin e kërcënimeve që paraqet grupi jashtë Irakut dhe Sirisë, më saktësisht në Afrikë.

Shteti Islamik ka marrë kontrollin e pjesëve të mëdha të Irakut dhe Sirisë në vitin 2014.

Grupi është mundur ushtarakisht tre vjet më vonë nga një koalicion ndërkombëtar i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Që nga ajo kohë, grupi ka kryer sulme nëpër pjesë të Irakut verior dhe në kufi me Sirinë.

Në muajt e fundit, zyrtarët irakianë ua kanë atribuar militantëve të Shtetit Islamik më shumë se 25 sulme vdekjeprurëse.

3 komente në “Blinken: Të riatdhesohen dhe ndiqen penalisht militantët e ISIS-it”

  1. Kalec Dega says:

    Sa mendon per Koqoven, Albanistanin dhe Maqedonine turke cifuti i Bidonit…lol

    1. AlbNY says:

      Mendon edhe per picken e satom bythshkerdhym serbogtek.

  2. janullatos topefagos says:

    gabim. Mblidhini ne nje kamp ne siri e u hidhni bumjen te shpetojme te gjithe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje