“Lojtarët po qanin në dhomat e zhveshjes”, trajneri i Portugalisë: Jam pa fjalë! Nuk shënuam me 29 gjuajtje

28 Qershor 2021, 10:59Sport TEMA

Trajneri i Portugalisë, Santos, është shfaqur i dëshpëruar për humbjen e Kombëtares që drejton kundër Belgjikës.

Tekniku i është referuar statistikave që tregojnë ndjeshëm dominimin e portugezëve, që nuk ishin efektiv përpara portës së Kortua duke shkuar në shtëpi përpara kohe.

“Djemtë po qanin në dhomat e zhveshjes dhe bashkë me ta shumë portugez të tjerë. Ne jemi të zhgënyer, por djemtë kanë dhënë gjithçka mundën.

Kemi hyrë në mënyrë të keqe në fushën e lojës në ato 10 minuta të para. Më pas nisëm të dilnim te loja jonë duke krijuar shanse për të shënuar.

Ky është futbolli. Belgjika bëri 6 gjuajtje dhe 1 ishte gol. Ne kemi bërë 29 goditje dhe prekëm 2 herë shtyllën.

Sinqerisht që nuk kam fjalë. Nuk është çështja se futbolli është i padrejtë, në fund llogaritet se kush shënon dhe kush jo”, tha Fernando Santos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje