Nga Ylli Pata
Lulzim Basha ka mbrojtur sot disa punonjës të policisë që kanë paditur kreun e Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, pas një incidenti në një lokal ditën e mbrëmshme.
Ka kërcitur ky qëndrim i Bashës, i cili për vite e vite vetëm ka sulmuar policinë e shtetit, si gjatë protestave të dhunshme të opozitës në 2019 apo edhe më tej, apo edhe gjatë ngjarjeve të ndryshme në vend.
Nëse kreu i opozitës ka ndryshuar qëndrim, është një kurs i mirëseardhur i politikës në vend, që nuk e përdor shtetin sipas interesave, por jep shembullin që të sillet me standard.
Basha, megjithatë lavdëroi policët se ata janë përplasur me një kryebashkiak socialist, e ndërsa do të kishte një ngjarje ku ndonjë punonjës policie të përplasej përshembull me Voltana Ademin, ai polici do të ishte “bos droge”, “kanakar i krimit”, “shërbëtor i bandave” e gjithçfarë fjalësh të tjera, sidomos i ndihmuar në këtë rast nga “kryeredaktori” i “qytetarit digjital”.
Gjithsesi, koha do të vërtetojë, nëse ky qëndrim i Bashës do të ketë një rezultante parimore.
Ndërkaq, nga ana tjetër, Pjerin Ndreu, kryebashkiak i Lezhës, i cili ka qenë për vite një hierark i lartë i Policisë së Shtetit, pasi është nervozuar me dy punonjës policie që e kanë paditur, ndoshta edhe padrejtësisht, është ulur në kompjuter dhe i ka cilësuar “barkderra”. Siç i quante edhe gjeneral Lleshi para do kohësh në një qarkore që dërgoi në të gjitha prefekturat.
Në fakt, i ka quajtur të tillë, pra barkderra thjesht se është prekur në sedër, është zemëruar, është mërzitur dhe nuk ju është duruar. Po pse i lejohet një zyrtari si Ndreu, që për më shumë ka qenë drejtues i lartë i policisë të përdorë këtë standard? Natyrisht që jo!
Një zyrtar shteti, politikan, apo nëpunës i fuqishëm e me fuqi publike, duhet që publikisht të frenohet kur flet për agjenci delikate të zbatimit të ligjit, nga të cilat varet ekuilibri, imazhi dhe organizimi i një shteti.
Nuk ka asnjë politikan në Francë, që të sulmojë xhandërmarinë, përkundrazi, çdo festë apo rast, kazermat e ruajtësve të rendit mbushen me ëmbëlsira e pije nga politikanët, që duan të tregojnë një imazh që përkrahin nëpunësin e shtetit.
Një polic si fuqi ekzekutive ka gjobën apo shoqërimin, edhe nëse ai gabon reagimi i kundërshtimit të një akti, nuk mund të jetë as sulmi verbal, apo horlladisja publike.
Pasi pikërisht ky akt është standardi i politikës shqiptare që sjelljen ndaj një fenomeni apo një institucioni e ka sipas interesit të ngushtë. Ndërkohë kur duhet të jetë modeli i një sjellje ndryshe. Si mund të ishte sjellja e Ndreut. Për shembull: “ishte një incident i pakëndshëm, ku ka pasur edhe kalim kompetencash, por gjithsesi është thjesht një incident. Policia e Shtetit ka mbështetjen time dhe të gjithë qytetarëve për të siguruar zbatimin e ligjit dhe rendin publik”.
Kurse Lulzim Basha, do të duhet të takojë drejtorin e Policisë së Shtetit institucionalisht dhe t’i shprëhë mbështetjen e plotë për të gjithë uniformat blu nga ana e opozitës, e jo ti ndajë ata që votojnë PD se janë të mirë e ata “të majtit” të “drogës e krimit”. Ndryshe qëndrimi i sotëm nuk quhet ndryshim kursi…
Zot na fal !
Cfare turpi. Mire qe pranon fajin dhe faktin qe punonjesit e policise po kryenin detyren, por del dhe me status dhe shan te gjithe policine e shtetit… Mjere ne cfare politikanesh kemi. Te japi doreheqjen, nuk eshte ai per “perfaqesues” te nje qyteti. TURP TURP TURP
Njeriu qe qeshe Basha foli edhe per peshkun qe qelbet nga koka, pikrisht ai ka kohe qe qelbet.