“Fëmijët e mi po hanë dhe”, nëna e Silvanës thirrje për drejtësi: Nuk jam për hakmarrje, por dua ligjin! Më është helmuar shpirti

29 Qershor 2021, 21:00Kronika TEMA

E vrarë nga ngjarja e rëndë ku i humbi jetën vajza, dhëndri dhe dy mbesat e mitura, nëna e Silvanës nuk ka nguruar të dalë në shesh dhe të kërkojë drejtësi.

Mes lotësh, ndërsa vajzat e mbajnë për krahu, nëna e të ndjerës Silvanë kërkon drejtësi nga shteti shqiptar, ndërsa përjashton kategorikisht mundësinë e hakmarrjes.

E indinjuar se asnjë pjesëtar i familjes së djalit që shkaktoi aksidentin tragjik, nuk i ka shkuar në shtëpi për ngushëllim, nëna e viktimës thotë se tashmë është tepër vonë që t’i presë për ngushëllim dhe ia lënë dorë vetëm drejtësisë.

“I lutem shumë qeverisë të marrë masa, t’i çojë atje ku e meritojnë se katër fëmijët e mi po hanë dhe, nëna ka 5 ditë sot është helmuar dhe është tërë jetën e helmuar. Më mbyllën derën e vajzës, vajza ime erdhi me pushime, erdhi te prindërit si gjithë emigrantët dhe i la kockat me fëmijë nga një djalë që nuk është i edukuar.

Ai që më bëri mua këtë nuk është djalë nëne dhe babai, ai është djalë me norma të veri dorën në zemër dhe t’i thoshte kësaj nëne një llafë. Çfarë prindi apo nëne është kjo. Po t’i kishin vdekur asaj katër fëmijë çfarë do bënte ajo.

Ju lutem shumë kryeministrit, Presidentit, avokatit, doktorit, popullit, gjithë botës, të ngrihen në revoltë dhe të vihet drejtësia në vend sepse sot e pësova unë dhe nesër do ta pësojnë nënat e tjera. Kjo do vazhdojë sepse këtu nuk ka drejtësi.

Kështu është vendi, sepse këtu është paraja. Vajza ime ishte e thjeshtë, familje e thjeshtë, kishte vajtuar ne emigrim për t’u ushqyer dhe i morën jetën këta rrugeçër. Nënat të më dëgjojnë dhe t’i flasin fëmijëve. Mos t’i japin makina 100 apo 200 mijë euro.

Më është helmuar kocka, shpirti, më është mbyllur shtëpia e vajzës. Jam e vrarë, ju lutem të më falni nëse unë flas ndonjë fjalë, por jam nënë dhe të gjitha nënat e dinë si janë.

Nuk kam më nevojë për ata, sot është vonë. Ai të vinte të më trokiste në derë, unë nuk ja prisja kokën sepse nuk jam për hakmarrje. Dua ligjin si e meriton. Edhe djali im ta kishte bërë do thosha atje të kalbet”, tha nëna e Silvanës.

7 komente në ““Fëmijët e mi po hanë dhe”, nëna e Silvanës thirrje për drejtësi: Nuk jam për hakmarrje, por dua ligjin! Më është helmuar shpirti”

  1. Gjakovari says:

    Kjo nënë, gjyshe dhe vjehrrë fatkeqsisht do shkoi para kohe në atë botë e indinjuar nga padrejtësia që do e përjetoi nga ana e “Drejtësisë”. Gjyqtarët e Shqipërisë por edhe të Kosovës janë antinjerëzor të pa shpirt dhe pa ndjenja që vetëm paranë e kanë në gjak. Pse? Sepse nuk kanë frikë. Janë shërbyes të pushtetarëve dhe peng të tyre. Çfarë të bëjë kjo zonjë dhe shumë të zonja e zotrinj tjerë që digjen e përvëlohen nga padrejtësia. Do e mallkojnë veten që “Drejtësinë” e sotit e drejtojnë gjykatësit “shqiptar” të Sali Berishës dhe Edi Ramës, apo tek ne në Kosovë të Hashim Thaqit, Isa Mustafës Ramush Haradinajt dhe Albin Kurtit. Mjerisht dhe fatkeqsisht jemi këta që jemi.

  2. Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes..... says:

    Nene e mjere,ne nje toke arabesh nuk ka per te pas kurre drejtesi.
    Sa per turkokriminelin apo prinderit e tij mos prit te te kerkojne te falur……suniti eshte rrace bastarde ,lind kafshe dhe keshtu do te vdese.

    1. Kush flet says:

      OK boll na cave koken me keto komentet idiote. Keta nuk Jane te drejte por edhe andej nga Greqia e 300- euroshit tend nuk Jane me te drejte, sidomos me ne shqiptaret. Te ishte ndonje nga Evropa e veri- perendimit edhe e toleroja Po ju jeni me keq se ne. Sa per arabe, shiko nga vetja se pari.

  3. Angjelini says:

    Ngushellime nene. Familja e vrasesit e perjetfte aty ku I dhemb me shum per plaget si te krijuan.

  4. Vranakonti says:

    KE TE DREJTE MOJ ZONJ QE BENE THIRRJE PER DREJTESI,SE TE ESHTE DJEGUR SHPIRTI POR KUJ JA THUA.fEMIJET E KEQEDUKUAR U PLOTESOHEN NGA PRINDERIT TEKET,DERI NE MAKINA TE SHTRENJETA QE VRASIN NJEREZ TE PAFAJSHEM NE MES TE RRUGES.NGUSHELLIME.

  5. Ngushellime Nene zoti ta lehtesofte dhimbjen,krimineli duhet te kalbet ne burg.

  6. Drini says:

    U shofte shtepia e kriminelit, dhe krimineli eshte babai i djalit qe me korrupsion i blen djalit makine 100 mije euro. Plehrat e salihit. Doni me o popull se cfare soji futi ne qeveri Salihi. Krimet e tij do ti ndjeni dhe 50 vjet te tjera se ushtaret e tij jane si babai i ketij djali rrugac qwe i mori jeten kesaj familje te gjore. Kalbeni si familje kete pjelle te poshter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje