Policia rindërton skemën e masakrës në Velipojë, ja cili qëlloi i pari dhe sa armë u përdorën

29 Qershor 2021, 16:53Kronika TEMA

Nga pamjet e kamerave të sigurisë në ambientet e Hotel Gocaj ku ndodhi masakra në Velipojë dhe nga dëshmitë e personave të ndryshëm, policia ka mundur të rindërtojë dinamiken e përplasjes me armë që përfundoi me 4 të vrarë. Burime nga policia thane se debati kishte nisur të shtunën pasdite në zonën e plazhit, pasi familja Ferracaku kishte leje për shfrytëzimin e zonës së plazhit ku punonte familja Gocaj.

Më pas, në mbrëmje, 6 anëtarë të familjes Ferracaku, mes të cilëve Kujtimi, vëllai i tij Hasani, tre djemtë e këtij të fundit dhe nipi i tyre Mirlind Dyli, shkuan në hotelin në pronësi të familjes Gocaj për t’u sqaruar. Nga  pamjet e kamerave të sigurisë, duket që 6 anëtarët e familjes Ferracaku janë ulur në ambientet e jashtme të hotelit dhe aty i është bashkuar edhe Edmond Gocaj. Biseda është acaruar dhe në tavolinë ka nisur një debat i ashpër.

Në këtë moment, pjesëtarët e familjes Ferracaku e kanë porositur kamarierin Musaeni Zenelin për një kafe. Në momentin që ai po largohej, burimet nga policia bëjnë të ditur se Kujtim Ferracaku ka nxjerrë pistoletën dhe ka që me një plumb në kokë Edmond Gocajn.

Burime nga blutë e Shkodrës bëjnë të ditur se vëllai tjetër, Xhovani Gocaj, ka qenë në makinë dhe kur ka parë skenën ka marrë kallashnikovin dhe ka vrarë Kujtim Ferracakun. Situata ka dalë jashtë kontrollit. Mes të shtënave të armëve, Xhovani ka plagosur edhe Hasan Ferracakun dhe Mirlind Dylin, ndërsa ata janë kundërpërgjigjur duke vrarë Xhovanin dhe kamarierin.

Kjo dinamikë konfirmohet edhe nga këqyrja e trupave të viktimave. Edmond Gocaj ka një plumb në koke. Kujtim Ferracaku ka 3 plumba kallashnikovi ne kraharor, ndërsa Xhovani dhe Musaeni janë qëlluar nga plumba pistolete, të cilat dyshohet se janë qëlluar nga djemtë e tjerë të fisit Ferracaku, që janë në arrati. Sipas burimeve nga grupi hetimor, në konfliktin që përfundoi në vrasjen e shumëfishtë, u përdorën 1 kallashnikov dhe dy pistoleta, një TT dhe një miniglok 7.65 mm.

9 komente në “Policia rindërton skemën e masakrës në Velipojë, ja cili qëlloi i pari dhe sa armë u përdorën”

  1. Mondi says:

    Pune idiotesh, qe shkojne per tu sqaruar me arme ne brez…

    Na ruajte perendia nga keto lloj debilesh qe na turperuan ne sy te gjithe botes.

    1. Problemi i Madh Kulturor qe Solli RiNgjallja e Kanunit. says:

      Liderat e autoreve dhe viktimave kane 30 vjet qe kane promovuar Kanunin. Biles Botime nga me te ndryshme jane publikuar. Mbas viteve 90 i treguan perralla njeri tjetrit, qe me pas i besuan, i botuan dhe po i aplikojne. Nuk ka shtet qe ta parandaloj kete kulture te poshter vetegjyqesie.

  2. Kritiku says:

    Edhe sa dite te tjera do te duhen qe te vazhdoni te shkruani mbi kete ngjarje? Ajo ngjarje ishte pune malokesh dhe mire u be qe iken per lesh, sepse lesh kishin ne koke ne vend te trurit. Kjo ngjarje eshte nje tregues i mire i mentalitetit prej neandertali te shumices se shqiptareve. Sa me shume te kete te tilla ngjarje aq me shpejt do te vije koha qe keta shpellare te pakesohen. Pushka top ju befte, ju shpellare te ndyre!

  3. Predatori says:

    Vdiqën 4 veta për një copë tokë, për të cilën askush nuk ishte pronar. Më shumë keq më vjen për kamarierin i cili është totalisht i pafajshëm.

  4. Lisi says:

    GJITHMONE SHKODRA KA RREZATUAR KULTURE………

  5. Tironsii says:

    Kto hale duhet ti pagujne shtetit edhe demet qe i kane shkaktuar turizmit per kete vit gjynah kamarieri shkrete

  6. Trimi says:

    Ik gezojeni trimerine ne parajse tani, Maloket e mutit (rrace e keqe).

    E hongri dhe trimi….. (koqen e plumbit)

    1. Taulant says:

      Po ti c’mut rrace je ndyresire.

      1. Bato says:

        Taulant, po ty pse te dogji, apo je edhe ti nga kjo rraca e mutit qe thote trimi hahahahhahahaa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje