VIDEO/ 29-vjeçari nga Tirana përsërit gabimin: E kap radari me 196 km/h

29 Qershor 2021, 09:22Kronika TEMA

Një 29-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi është kapur duke lëvizuar në rrugë me një shpejtësi vrastare duke u kthyer në rrezik potencial për aksidente rrugore.

I riu është regjistruar duke lëvizur me një shpejtësi prej 196 km/h në rrugën Tiranë-Elbasan. Rezulton se i riu është ndëshkuar disa herë për shpejtësi mbi normat e lejuara, drejtim nën efektin e alkoolit si dhe me patentë të hequr.

“Në rrugën interurbane kryesore Tiranë-Elbasan, pranë TEG-ut, u konstatua nga radari i vendosur në mbikalimin Mjull Bathore, automjeti me targë AA 606 LU, me shpejtësi 196 km/h, drejtuesi i të cilit shtetasi me iniciale B. H, vjeç 29, rezultoi disa herë i ndëshkuar për shpejtësi mbi normat e lejuara, drejtim mjeti nën efektin e alkoolit si dhe me Leje Drejtimi të hequr, në këto kushte u bë arrestimi i tij në flagrancë për veprën penale të parashikuar në nenin 291 të Kodit Penal”, njoftoi policia.

Policia Rrugore ka shtuar masat pas aksidentit tragjik në autostradën Fier-Vlorë ku humbën jetën 4 anëtarët e familjes Gushi.

9 komente në “VIDEO/ 29-vjeçari nga Tirana përsërit gabimin: E kap radari me 196 km/h”

  1. ILIRET says:

    Eshte denuar disa here. Do te denohet edhe 97 here. I plasi bytha atij. Pas tre ditesh e ke prape ne rruge me 222 km/ore.
    Po ca beni kshu? Hiqja perjetesisht patenten me ligj.
    Sekuestroja mjetin, sic sekuestrohet nje arme, sepse me ate shpejtesi, mjeti behet arme vdekjeprurese.
    Po kujt i thua? Cucit?

  2. Ceni says:

    Avash o Ilir! Te jemi pak te permbajtur kur flasim, sic duhet te jemi dhe ne makine. Forca nuk eshte i vetmi mjet edukimi. Korektimi njeriut eshte i veshtire.

  3. Shqiptari says:

    Tani ose hiqjani ketij legeni patenten ose hiqni drejtorin e qarkullimit… keshtu nuk mund te vazhdoj…

  4. shqip says:

    Unë këtë tipin do ta lija të lirë. Sigurisht që do ti hiqet patenta, do paguajë gjobën etj. Por në burg do çoja inspektorët që falin gjoba dhe kthejnë patenta për raste të përsëritura, e aq më tepër kur bëhet fjalë për kamikazë. Do shikoni si e zbatojnë ligjin pastaj ata të tjerët. Duhet kuptuar një gjë. E keqja e këtij vendi vjen nga kollaret e nga zyrat e shtetit. Është aty ku deformohet rendi dhe njerëzit bashkë. Kur më thua që e ka të përsëritur, epo atëherë vëre gishtin mbi plagë. Plaga nuk janë shoferët. Plaga janë inspektorët, gjykatësit, policët që janë nën nivel dhe pa integritet, deri te ministritë. Një popull e bën si të duash. Ose e edukon të respektojë ligjet , ose e orienton të jetojë si në xhungël. Kjo e fundit duket se aplikohet më shumë në Shqipëri.

  5. Mirel says:

    Atij vec burgut duhet ti hiqet e drejta e perdorimit te makinave pergjithmone.

  6. Labi says:

    Mos thoni nga Tirana,nuk eshte Tironc,ka pas te drejte Qszim Mulleti, nese katunarie zbret ne Tirone atdheu eshte ne rrezik.

  7. MILANO says:

    1) 10 fish gjobe me e l’arte.
    2) Tejkalimi i shpejtesise. eshte veper penale
    3) Pezullim patente mbi nje vit. Sa me e l’arte shpejtesia aq me gjate koha e pezullimit te patentes.
    Vetem me gjoba te kripura behet edukimi I “” njerut te ri.””
    GJOBAT ARRIJNE NE SHTEPI, KESHTUQE AS POLICET NUK SHANTAZHOHEN NGA XHAMAT E ZINJ.
    Keshtu funksionon ne vendet serioze.

  8. Driti says:

    Nqs pezullimi i patentes per shume muaj heren e pare kur ka kaluar shpejtesine tej normave nuk ka bërë EFEKT, heren e dyte bën burgun e e heres se pare dhe te heres se dyte bashkerisht. Bota e drejte demokratike funksionon keshtu, bota e korruptuar shqiptare jo, sepse ne shkojme ke shefi, ene pastaj ndodhin tragjedira si te autostrada fier vlore qe u vra komplet nje familje e tere. Nuk eshte vetem faji i SHEFIT , por dhe i joni qe shkojme te korruptojme SHEFIN. Dy vjet burg te heres se pare (qe ti fala,te hoqa ca muaj patenten qe te vesh mende ) plus dy te heres se dyte = me kater vjet brënda. Do vesh mend pastaj apo jo ? !

  9. Tersi says:

    Merini nonjë lekë qafirit ! Dhe po e pêrsêriti mê….s’kini ç’bêni rruajani koqet !.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje