Çuçi përmendi lirimin e Edison Begajt, reagon Gjykata e Vlorës

28 Qershor 2021, 18:51Kronika TEMA

Pas deklaratave të ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi i cili shigjetonte drejtësinë në lidhje me të liruarit dhe duke sjellë në vëmendje rastin e Edison Begajt të cilit iu bë atentat në Vlorë, ka ardhur edhe reagimi i kësaj gjykatë.

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat gjykata e Vlorës shprehet se deklarata të tilla, nuk i shërbejnë imazhit të gjykatës si institucion për dhënien e drejtësisë dhe aq më tepër pavarësisë dhe paanshmërisë së gjyqtarëve. Më tej gjykata thekson se është e hapur për çdo verifikim.

“Sqarojmë se, deklarata të tilla, nuk i shërbejnë imazhit të gjykatës si institucion për dhënien e drejtësisë dhe aq më tepër pavarësisë dhe paanshmërisë së gjyqtarëve. Jemi të hapur për verifikime nga ana e çdo institucioni të ngarkuar me ligj”.

Njoftimi i Gjykatës

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, pasi është njohur nëpërmjet medias me deklaratën publike dhënë nga Ministri i Brendshëm, Z. Bledi Çuçi, i cili gjatë fjalimit të tij, ka përmendur vendimmarrjen e gjyqtarit Albert Spiro, në lidhje me shqyrtimin e çështjes penale, të paraqitur nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për procedimin penal nr. 839/2021, në ngarkim të shtetasit E. B, ju informojmë se: Më datë 16.06.2021, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë është regjistruar çështja me nr. 159 regj., datë 16.06.2021, me objekt: Vleftësim arresti, caktim mase sigurimi në ngarkim të shtetasit E. B. , akuzuar për veprën penale parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.

Sipas listës së gatishmërisë së gjyqtarëve, rezulton se gjyqtar i gatshëm më datë 16.06.2021, ka qenë gjyqtari Albert Spiro, të cilit i ka kaluar për shqyrtim kjo kërkesë penale. Në seancën gjyqësore të datës 18.06.2021, është marrë në shqyrtim kjo kërkesë penale, dhe nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë është kërkuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Në përfundim, gjykata ka vendosur sipas kërkesës së paraqitur nga Prokuroria. Sqarojmë se, deklarata të tilla, nuk i shërbejnë imazhit të gjykatës si institucion për dhënien e drejtësisë dhe aq më tepër pavarësisë dhe paanshmërisë së gjyqtarëve. Jemi të hapur për verifikime nga ana e çdo institucioni të ngarkuar me ligj.

4 komente në “Çuçi përmendi lirimin e Edison Begajt, reagon Gjykata e Vlorës”

  1. SPAK says:

    Cfare paanshmerie e keni fjalen o bandit te gjykatave? Ju pasken rene ne qafe o hajduter. Nuk late kriminel pa nxjerr nga burgu dhe ju qenka cenuar pamvarsia. Ne fakt nese Rama e ka serjozisht luften ndaj baterdise, duhet ta filloj nga gjyqtart dhe prokurort. Tu konfiskohet pasuria ketyre hajduterve.

  2. FAKTI says:

    Imazhin gjykates nuk ja prishin kritikat, por veprimet e deritanishme. Gjykata s’duhet te flase se behet pale me te akuzuarin kur flet. Ne heshtje merr vendimet e duhura sipas ligjit; kur flet tregon se gjykata ka jo mizen ne kesule por brumbullin dhe arrzen.

  3. Tironsi says:

    O jeni budallenj o beni,clidhje ka nderhyrja e Ministrit kur e verteta eshte qe ju per kriminelet zbatoni masa te ulta sigurie.

  4. Pordhkuroria says:

    Ketu e ka fajin prokuroria. Prokuroret e Vlores jane te korruptuar te gjithe duke filluar kancelari Perparim Hoxha dhe prokuroret Anton Pali, Bert Kulici, e me radhe, super te korruptuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje