Masakra me 4 të vrarë në Velipojë, zbardhet dëshmia e të plagosurit Hasan Ferracakut: Shkuam për të biseduar për shezlonget, por situata doli nga kontrolli! Ata qëlluan të parët

28 Qershor 2021, 10:43Kronika TEMA

Është zbardhur dëshmia e Hasan Ferracakut, i cili mbeti i plagosur ditën e djeshme në ngjarjen e rëndë që u regjistrua në Velipojë, ku mbetën të vrarë katër persona dhe u plagosën dy të tjerë

Hasan Ferracaku e ka dhënë dëshminë e tij për Policinë nga Spitali i Traumës, ku është shtruar pasi mbeti i plagosur, ndërsa ka rrëfyer se në hotelin e familjes Gocaj kishin shkuar për t’u sqaruar dhe për të gjetur një zgjidhje në lidhje me vendosjen e shezlongeve në plazh.

Sipas tij, ata i kishin kërkuar familjes Gocaj që të vendosnin shezlonget në plazh, pasi këtë vit e kishin ata të drejtën, por shton se ata nuk pranuan duke kërkuar që të prisnin deri në përcaktimin e vendit të tyre.

Debati më pas është acaruar, duke shkuar deri në përdorimin e armëve. Hasan Ferracaku thotë në dëshminë e tij se kanë qenë Gocajt ata që kanë qëlluar fillimisht dhe se më pas, vëllai i tij, Kujtim Ferracaku, i cili mbeti i vrarë, është kundërpërgjigjur për vetëmbrojtje. Sipas tij, me familjen Gocaj i kishin marrëdhëniet e mira, por thekson se gjërat dolën jashtë kontrollit.

“Fillimisht kemi zhvilluar një debat tek shezlonget në plazh sepse ata i kanë vendosur në vendin ku këtë vit e kemi pasur të drejtën ne pas aplikimit që kemi bërë. Pas atij debati kemi shkuar në darkë tek hoteli Gocaj për t’u sqaruar me familjen Gocaj. Jemi ulur në tavolinë për të biseduar.

Ne i kemi thënë që të gjejmë një marrëveshje, pasi ata i kishin vendosur më përpara shezlonget njëkohë që këtë vit kjo e drejtë ishte e jona në baze të aplikimeve.

Ata nuk kanë pranuar duke thënë se duhet të presin derisa të përcaktohet edhe vendi i tyre. Gjatë bisedës ka nisur debati dhe gjërat janë acaruar duke bërë që të përdoren edhe armët.

Ne kemi shkuar për të folur dhe për të gjetur një zgjidhje për shezllonet, por situata u acarua dhe pas krismave të armëve nuk e di çfarë ka ndodhur më.

Di që ata kanë qëlluar ndaj vëllait dhe ne të tjerëve dhe në atë moment vëllai është vetëmbrojtur. Unë nuk kam qëlluar dhe kemi shkuar vetëm për të biseduar sepse janë njerëz që ne i kemi njohur dhe kemi pasur marrëdhënie të mira, por situata doli nga kontrolli”, mësohet të ketë thënë ai, bën me dije Report TV.

25 komente në “Masakra me 4 të vrarë në Velipojë, zbardhet dëshmia e të plagosurit Hasan Ferracakut: Shkuam për të biseduar për shezlonget, por situata doli nga kontrolli! Ata qëlluan të parët”

  1. Genti says:

    Mut njona pal shurr pala tjeter pse mer daj ne vitin 2021 te gjith me arm ne brez ju.
    Armen po e pate me vete vec per nje gjo esht . Ishalla mesohet ai popull qe edhe mund te diskutohet Pa vra e pre

    1. Hoxh Armandi says:

      Lajme qe i paguan asfalia greke dhe gazetat greke. Ja fusin kot turkoshqiptareve. E ka ber ndonje grek ose serb se nuk bejn keshtu pellazget dhe arianet ne pergjithesi. Qe kur piloti grek vrau gruan jam bindir qe te gjitha krimet i bejne greket dhe ja fusin kot shqiptareve.

    2. Sokrati says:

      Mbajini fort ato armet!
      Arma te mbaron pune dhe te nxjerr ne driten e madhe te erresires… Vetem me arme bisedohet dhe zgjidhen çeshtjet sipas kanunit te modh te lok dukaxhinit!
      Degjojeni axhën! Ja, keshtu u paste axha! Degjoni ndonjehere edhe vultanen. Asht goc e qut ajo! Ajo eshte antirama e Shkodres loce. Do ta zgjedhim perseri kryetare te bashkise.
      Harroi axha tu thote se mos ben vaki e hidhni armet!
      Jo! Armet na duhen, ndryshe iku zakoni, qe na dallon nga te tjeret, iku hakmarrja dhe pushon vrasja e njeritjetrit, pushon ngujimi! Ah, u paste axha per mendjen e hirtë, qe keni!

  2. kashi says:

    po mire o te keqen per bisedime shkohet me pistoleta dhe automatik ne bres

  3. Taulant says:

    Bixhozxhiu Blendi Klosi ka krijuar kete situate.
    Ka bllokuar te gjitha lejet ne bregdet duke kerkuar qe kerkesa te behet online.
    Vendet perreth e kane mbyllur kete proces qysh ne prill.
    Cfare te mbjellesh do te korresh.
    E gjithe vemendja u perqendrua qysh te vidheshin zgjedhjet.
    Sot plehrat kane pllakosuar Durresin,Shengjinin,Vloren etj.
    Policia eshte neper ferra per kanabisin.
    Vendi jashte kontrollit.
    K.M prezanton punime 3D aeroportesh e portesh.

    1. qytetar says:

      Çashtu çshtu bre Tao .
      Por…..!!!!
      Kush ua dha armet Falas Tao !?

  4. tirona says:

    Shkuam per tu sqaruar ne 12 – nates me arme me vete!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! kuptojeni vete vazhdimin e ngjarjes.

  5. Banori says:

    Vajtëm për të sqaruar muhabetin por të gjithë me armë në brez ?…

  6. Toni.D. says:

    Kerko falje te pakten o toke e zanun… futet ne dhe kater persona o te pa shpirte… vajte me arme te Hoteli dhe i vrave… po armen pse e mban ne brez mqse vajte per sqarime?

  7. Miti says:

    Rrace e keqe te dy palet. Per te biseduar me njerez me te cilet kishit mardhenie te mire me pistolete ne brez shkohet e?
    Moret ne qafe jetimin e gjore por ju ne hale shkofshi, se moret ate qe kerkuat. Por ai i shkreti kerkonte te punonte e te fitonte ca leke me pune te ndershme ndryshe nga ju banditet.

  8. Kafshe says:

    ..dhe vetem kafshe ne shtetin pule.

  9. Komunisti i papenduar says:

    Kur vete per te sqaruar vete pa arme or tej .

  10. shpresa says:

    Jeni palo burra mbani arme me vete kur shkoni te beni mareveshje

  11. ducati says:

    pyetja e pare qe kam per ju.
    po thoni vete qe vajtem per tu sqaruar,OK
    une po ju pyes?
    Me ARME vajtet per tu sqaruar,
    juve do pergjigjeni? PO me Arme,
    hajde rruge e mbare,se nuk dua te perdor fjalore tjeter,
    Plus ne burg kryetaria e bashkise ajo funderrina.
    zenxhiri i korrupsionit harrin deri ne majat me te larta.
    parashikimi personal,e pa deshiruar,por e pashmangshme
    Lufta po vjen
    pershendetje dhe me vjen shume keq se ka mijra njerez te shkelqyer.

  12. shqip says:

    Po a nuk do ishte e udhës që ti drejtoheshit organeve ? Edhe situata zgjidhej, edhe viktima nuk do kishte. Më vjen keq por është realitet. Shumë shqiptarë duan ti zgjidhin problemet privatisht. Nuk pi ujë kjo. Edhe sikur viktima mos ketë. Nuk pi ujë nga ana ligjore. Sepse as unë, as ti, as ai tjetri nuk e kemi atë tagër. Gjërat bëhen me letra, të firmosura, të vulosura, dhe në fund është policia bashkiake që i ve vulën gjërave. Vjen në terren dhe ndan fizikisht sipërfaqen në përdorim të njërit biznes, të tjetrit e me radhë. Unë të isha nuk shkoja për ta biseduar. Po shkoja në komunën e Velipojë dhe bëja kërkesë për shfrytëzimin e sipërfaqes. Duroja një, dy ditë, një javë, se nuk mbarojnë leket o njerëz. Në fund e drejta vonon por nuk harron. Dhe sot do ishit duke punuar e duke qenë mirë e bukur.

  13. Go west says:

    Turp per administratoret e plazheve. Pjesa publike e lire e plazheve te fqinjeve tane eshte me e madhe se ajo private dhe nuk guxon kush te marri shume se koston shtrenjte, shume shtrenjte, jo si tek ne mall pa zot, fut ca lek nen dore dhe merra sa te duash.
    Bejeni çmimin te atille qe te jepet deri 40-50% e siperfaqes, jo me shume.

  14. Taulant says:

    Ngushellime nga shpirti per puntoret e krahut qe u vrane nga babezia e “biznesmeneve”!
    Ta “gezoni” vendin per shtreterit e plazhit tani o shpellare, qe vetem njerez nuk beheni dot!
    I pashi “hajrin” atje ne vorr! Pse nuk moret me vete edhe te forten e Shkodres, Voltanen?

  15. gita says:

    Per qytetarin! Ke bo nje pyetje per armet ,ti nuk e di kush ua dha armet ? Po saliu qe iu shofte fara se e pranoi dhe vet .prandaj mos bejpyetje idiote qe u dihet pergjigja

  16. Alb says:

    Vallaj me i vajt tjetrit me arm ne shpi per tu sqaruar edhe po ju ka palos ka te drejten e vetmbrojtjes me ligj ai person eshte ndjer i kercenuar dhe ka perdorur armen ne kushte te paevitueshme,her tjt loku kur te shkosh per te sqaruar shko si njeri.

  17. Emiljano says:

    Kishim maredhenie te mira thote,shkuam per sqarim me arme ne brez! Burracake dhe te pabese qe i rendojne kot kesaj toke.me vjen keq vec per djalin jetim qe iku ng kjo bote per injorancen dhe babezine e disa kafsheve qe nuk behen njerez kurre

  18. Satér says:

    Ehh more cane ! Nuk thua “shyqyr”qé e zgjidhèt si burrat, bam,bam.bam, pa llafe fare ! Jo po do bênit ndonjé marveshje e largqoftë do humbisje ka nji shallzoqe atje ke rana …Ngushëllime familjeve ! Ngushêllime edhe nênave që duhet tê mêkojnë Jetên dhe jo vrasjen!

  19. London says:

    Sa keq me vjen per atë jetimin…
    Kurse juve ashtu ju pafsha…

  20. Detari says:

    si ka mundesi? myslimonet nuk bejne gjera te tilla…

  21. N. K says:

    Tetë vjet në pushtet!!!

    Më qershor nis e prish godinat nö bregdet, në qershor!!!, pas TETË VITESH!!!
    Godina të ndërtuara, ndoshta, para 20 vitesh. Gjithë pretendojnë se kanë nj¨dokument ndërtimi.
    Po t¨jetë dokumenti i falsifikuar, ta zëmë, për nga forma, afati 20 vjecarë e bën godinën ltë përligjshme.
    Ta zëmë se dokumenti ka formë ligjore, është dhënë sipas një procedure që plotëson anën ligjore, është protokoluar, është dhënë afati për kundërshtim, ka marrë formë të prerë, por në procedurën jashta kontestimore, shteti kupton se pas këtij dokumenti qëndron një marrëveshje korruptive, duhet të pasojë një procedurë penale, por brenda afatit ligjor për penalitet – korrupsion. Ta zëmë se afati nuk është i diskutueshëm, do të pasojë argumentimi në gjykatë. Pëgjegjësinë penale mba organi shtetëror, nëpunësi është individ, me përgjegjësi pune dhe penale, por barra e validetit bie mbi shtetin e fjetur. Pronari kompensohet nga buxheti i shtetit, objekti prishet JO në QERSHOR pas ZGJEDHJEVE, ndërsa pronari nuk mba përgjegjësi penale falë afatit të motuar.
    OBJEKTET me leje, pa leje në bregdet nuk prishen në qershor e të shëmtohet ambienti, por “priten zgjedhjet e ardhëshme…Penaliteti nuk eliminohet me krim shtetëror.
    FUND QERSHORI, ministria nuk paskësha vënë “VIJËN e DEMARKACIONIT” , pason arma edhe e gjakftohtëve, jo më të mendjeshkallmuarve.

    N. KITA

  22. Selami Xhepa says:

    Sqarim=Debat=Fjale+Llogjike. Urroje qe sa me pak te ” sqarohen ” si puna e ketije Hasani & Co qe as e kane perdorur edhe as kane nder mend te perdorin llogjiken ndonjehere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje