Zbuloi se burri e tradhtonte, gruaja i shkon tek puna parukieres nga Fieri dhe e rreh barbarisht

28 Qershor 2021, 10:26Kronika TEMA

Historia më poshtë është ajo e një gruaje që e rrahu të dashurën e partnerit dhe më pas u largua tek e ëma.

“Telefoni i partnerit ishte me kod. Por asnjëherë nuk kam menduar se përse i duhej kjo siguri, kur midis nesh nuk kishte sekrete. 

Ne të dy kemi dy vajza dhe vija duart në zjarr se burrat e të tjerave e tepronin, por jo i imi. Mund të them se ishte një aktor i mirë për disa vite derisa zbulova lidhjen jashtë martesore”.

Kështu e nis rrëfimin A. K, një 48 vjeçare që përfundoi në komisariatin numër tre mbasi goditi R. V. një 26 vjeçare nga Fieri dhe me profesion parukiere.

Historia 6 vjeçare u zbulua krejt rastësisht nga nëna e dy vajzave që nuk kishte konstatuar dh as nuhatur luhatje në marrëdhënie e madje ndihej grua e lumtur.

“Në një nga ditët kishte harruar Facebook hapur në laptopin e vajzës sonë të madhe. Mbase nuk kishte klikuar sign out. 

Po klikoja për të kryer një porosi on line, kur pashë llogarinë e burrit. E hapa. Ajo ditë ishte befasuese. Ai kishte flirt me një vajzë të re, që e komplimentonte, pastaj në muajt vazhdues ata ishin afruar, dhe më pas komunikimi i tyre në inbox ndërpritej.

Në Facebook njoha një burrë tjetër, që nuk ishte bashkëshorti që kam, i cili sillej me këtë vajzë sikur asnjëra nga në të tria nuk ekzistonim”.

Ky zbulim ishte i tmerrshëm dhe ndaj vendosa të hakmerrem. I gjeta adresën, me durim bëra edhe unë planet e mia dhe një ditë mbasi hyra si kliente e madje ajo më krehu duke u dridhur, e rraha në sy të kursanteve”, ka thënë 48-vjeçarja në polici.

Nga ana e saj, parukieria vrapoi në polici, duke bërë denoncim jo vetëm për dhunën, por dhe se ju dëmtua imazhi dhe biznesi, duke thënë “Është një grua që duhej të merrej me të shoqin dhe jo me mua”.

12 komente në “Zbuloi se burri e tradhtonte, gruaja i shkon tek puna parukieres nga Fieri dhe e rreh barbarisht”

  1. Dashuria???? says:

    Ske Ci Ben gomarit I bije samarit. Keshtu esht the ja.

    1. Realisti says:

      Kjo grua nuk e planifikoi mire kete behar. Mire qe njeren e rrahu, po dy te tjerat qe nuk e ka mare vesh akoma… Tani do haje ndonje vit burg… dhe mori me qafë veten. A ekziston divorci ne Shqiperi…? Pastaj, lidhjen e mban dashuria mes dy zemrave dhe jo rripat a flokët, apo b…thët.
      Fol me burrin qe te ndash shapin nga sheqeri. Fajin nuk ta kane ata/ato qe ecin rrugës.

  2. Ari says:

    Kjo grua thejsht ka komplekse. Ai, nese ka vajtur (dhe duket se po), ka vajtur me tjetren, si dicka i mungon te ty. Pra, gjeje “fajin” te vetja ne radhe te pare! E dyta, ai kur ka vajtur, nuk ka vajtur te te ofendoje ty, jo. Ai ka vajtur per veten e tij, jo per ty. NESE ti arrin e besh kete ndarje, fiton qetesine tende dhe familjes. Ai, nese nuk te ka thene gje, thjesht se kjo “eshte nje aventure” kalimtare, dhe do te kthehet perseri te ti. ..madje me i motivuar dhe, pse jo, me “burre”.
    Por, si fshatare qe je (jeni) nuk mund ti kuptoni keto, dhe beni marrezira , duke e trajtuar burrin si “pronen tende”

    1. B*3 says:

      Uuaaauuuu, ngela pa fjale me komentin tuaj. Nuk di a jeni femer apo mashkull?
      Dmth, imoraliteti duhet te falet? Dmth burri qe tradheton, s’ka ndonje problem se kthehet tek gruaja edhe me burre??? Por, a e dini ca dmth te jesh burre? Burre nuk dmth te q… me cupulinka qe mund te kene gati moshen e vajzes, o c’te te quaj…
      Kjo parukierja, nuk gjente dot moshatar te vetin, beqar me be qejf? Apo moshataret s’kane pasuri ???
      Eshte turp te mbrosh sjellje te tilla. Quhet degjenerim. Pastaj, qaheni se ne Shqiperi nuk jetohet me. U pika ju rafte qe mbroni imoralet. Mos u qani, me keto mendje e tru mbetshi, hengshi kokat e njeri-tjetrit ishalla.
      Kur do kuptoni o popull i papergjegjshem qe FAMILJA ESHTE E SHENJTE? E te gjitha te keqijat e tjera jane pasoje e shendetit te familjes… ka faj ky, ka faj ajo… joooo, jemi te gjithe fajtore duke u bere lapidar antivlerave.

      1. LALA says:

        Sa me qejf e kan të hiqen “modern,, e të
        “kulturuar,, e dashura i thon, putanë ishte tjetra me profesion kurvë dhe e bënte për lek. Ai koqa merte lekët e femijëve e i çonte tek prostituta? Një këshillë për zonjat e nderuara. Juve ju lënë zakonet dhe nuk keni më qejfin e par, po ne na fryhen të uruarat dhe duan zbrazur.

    2. emigranti-patriot says:

      Sipas teje duhet pranuar dhe tradhtia e gruas mee gruaja nukr e ben per te pfenduar burrin por e ben per veten e saj. Me siguri babai jot do kete bere te njejgjen gje me nenen tende.

    3. Tani says:

      Koment i përshtatshëm me emrin ?

  3. Idiot says:

    O ARI ME TRU SA KARI
    DUKET TE MUNGON SAMARI

  4. Edukata says:

    Cudi se si jeni dakord me kete sjellje primitive…
    Fajin ta ka burri dhe vetja qe nuk merreni vesh dhe jo gruaja tjeter qofte dhe me e re.

    Ndaje burrin po nuk ke pse rreh tjetren.

    1. Neroni says:

      Primitive eshte ajo vajze e re shkon thith cibukun e burrit 50 e ca vjec.

  5. Nuk me intereson aspak xhelozia e gruas ,
    por denoj dhunen ne cdo rast .
    Po japim nji shembull mjafte negative per rinine .
    Ne fund te fundit 25-vjecarja ka thene ate qe duhet .
    Nqs burri ,i prezantohet si beqar ,25-vjecarja s’ka asnji faj ne kte mese dhe gruaja
    duhet ta zgjidhe gjithcka me burrin e vete dhe jo te perdore dhune ke 25-vjecarja .
    Ajo eshte e pafajeshme .
    Pastaj ,,, jeta pa sekrete eshte e merziteshme .
    Te gjithe burra e gra – tradhetojne ne nji far menyre . Kush me trup fizikishte ,
    kush me zemer ,kush me endra etj etj . ?
    Mesoni mer te mbani sekrete se dukeni me terheqese ,me sexi .
    Shijoe jeten pa dhune ,pa urrejtje me dashuri .
    Nuk duronte dot gruaja sa te shijonte veren dhe pastaj te merrej me burrin .pfff .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje