Një shtetas rus është gjetur i pajetë në Lezhë.
Sikurse njoftohet nga policia, rreth orës 22:40, të mbrëmjes së kaluar, është gjetur pa shenja jete nga kunati i tij, shtetasi E.N.,39 vjeç, me shtetesi ruse.
Nga të dhënat e para dyshohet se ai ka ndërruar jetë si pasojë e përdorimit të pijeve alkoolike dhe substancave të tjera. Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.