Përcillet për në banesën e fundit viktima më e pafajshme e masakrës së Velipojës

28 Qershor 2021, 15:02Kronika TEMA

Përcillet për në banesën e fundit 19-vjeçari fatkeq Musaen Zeneli i cili humbi jetën në ditën e parë të punës në masakrën e ndodhur në Velipojë.

Atij i është dhënë lamtumira e fundit sipas ritualeve fetare myslimane dhe më pas është përcjellë për në banesën e fundit.

19 vjeçari ishte viktima e pafajshme e masakrës në Velipojë. Prej muajsh ai mundohej të mbante familjen.  Jetonte vetëm me nënën, pasi babain e kishte humbur. Ai mbyt në Lumin Drin. Që prej asaj kohe duhet të përkujdesej për nënën.

Djali nga Bahcallaku punonte në zonën e plazhit, në biznese të ndryshme. Së fundi kishte folur me vëllezër Gocaj për ti gjetur punë. E shtuna ishte dita e parë e tij. Punën e mbylli pak pas mesnate, pa e ditur se nuk do të kthehej më në shtëpi. Policia thotë se kishte marrë një plumb në zemër.

Ai u gjet pa shenja jete në rërë.  Në xhep kishte disa qindarka, bakshishi i pushuesve që morën çadra e shezllonë.  Musaeni la pas nënën dhe vëllain, Erdisin.

6 komente në “Përcillet për në banesën e fundit viktima më e pafajshme e masakrës së Velipojës”

  1. Trotski says:

    U Prehte ne Paqe.Mallkuar qofshin Kriminelet Gjaksore -Egersira Pa Din e Pa Iman.

  2. Shkodran says:

    U prehte ne paqe. Ju thaft dora e fara gjaksorve pa nder e pa burrni.

  3. mirel drejtesia says:

    U shofshin te gjithe te pangopurit …po vrasin femije te pafajshem per te nxjerre buken e gojes !

    Zoti te meshirofte shpirti i vogel…thellesisht keqardhje per ty mor djal me halle …..
    Zoti te dhante xhennetin ….Zoti i dhante saber nanes dhe vllait ma te vogel !

  4. Pargali says:

    U prehte ne paqe djaloshi.

    Zoti qofte me te.

    Zoti dhe Krishti i plotfuqishem qofshin me familjen e djalit.

    Nuk di cte them me shume.

  5. Alban says:

    Me vjen shume keq djale i vogel.

  6. ?????? says:

    U PREHT NE PAQE ZEMRA E VOGEL ????????????‍♂️?‍♂️?‍♂️?‍♂️?‍♂️?‍♂️

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje