39-vjeçari rus gjendet i vdekur në banesë, fqinja në Shëngjin: S’futemi dot në shtëpi, menduam se ishte era e plehrave

28 Qershor 2021, 11:49Kronika TEMA

Një 39 vjeçar në Shëngjin është gjetur i vdekur brenda banesës së tij.

Forca të shumta policie gjenden në banesën e shtetasit  E.N i cili dyshohet se ka ndërruar jetë disa ditë më parë.

Policia beson paraprakisht se i ndjeri me shtetësi ruse ndërroi jetë për shkak të përdorimit të substancave narkotike dhe pijeve alkoolike.

Një prej fqinjeve të tij deklaroi për mediat se e ka të pamundur të futet në banesë për shkak të aromës së rëndë pasi dyshohet se viktima ka ndërruar jetë disa ditë më parë dhe u gjet vetëm mbrëmjen e djeshme.

Ndjenim aromë të keqe, por menduam se ishte prej plehrave”, tha fqinja.

Pavarësisht kësaj, policia nuk ka mundur të lëvizë trupin e tij për në morg pasi nuk ka mjetet e nevojshme për transportimin e kufomave të dekompozuara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje