Në pragnat e policisë së Fierit ka rënë një 35-vjeçar i cili dyshohet se ka dhunuar fizikisht gruan e tij.
Referuar njoftimit të policisë, shtetasi me iniciale R.M. ka ushtruar dhunë për motive të dobëta ndaj 30-vjeçares me iniciale N.M.
Ndër të tjera policia njofton se:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin R. M., 35 vjeç, banues në Fier.
Arrestim i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, për motive të dobëta, ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij shtetasen N. M., 30 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhuna në familje”, komunikon policia. (TemA)