Dy shtetas rusë në hetim nga Prokuroria, të dyshuar për spiunazh: Erdhën në Shqipëri gjatë stërvitjes së ushtrisë amerikane

29 Qershor 2021, 19:53Kronika TEMA

Dy shtetas rus, Georg Budanov dhe Vladislav Cherkasov janë vendosur nën hetim nga Prokuroria e Tiranës si të dyshuar për spiunazh, për dy vepra të kodit penal 213 dhe 214 dhe që bëjnë fjalë për dhënie dhe sigurim informacioni.

Burimet e sigurta i thanë Top Channel se rusi i pare Budanov hyri ne Shqipëri përmes Qafe Thanës ne 1 mars 2021. Ai u prezantua si biznesmen qe ishte i interesuar te investonte ne qytetin e Vlorës.

Por veprimtaria e tij me gjithë informacionin sekret shikohet e dyshimte nga hetuesit qe dyshojnë se Budanov qëndroi ne Orikum gjate kohës qe ne Vlore kryhej Defender Europe, një nga stërvitjet me te mëdha ushtarake e zhvilluar ne Evrope.

Rusi u dëbua nga policia kufitare qendrore ne datën 10 maj, nen argumentin qe nuk përmbushte kushtet e qëndrimit ne Shqipëri.

Rusi i dyte Cherkasov hyri ne 12 maj përmes Muriqanit. edhe ai u intervistua, kurse nuk u lejua qe te fuste ne vendin tone dronin. Ai u mbaj nen vëzhgim gjate tre ditëve qëndrimi dhe çdo lëvizje e tij dhe e personave qe ka takuar është referuar ne prokurori.

Cherkasov u vëzhgua në distance nga antiterrori shqiptar thane burimet e sigurta te Top Channel, rezulton se ai qëndroi ne një hotel luksoz ne Tirane, pa u regjistruar me identitetin e tij te vërtete, e mandej u zhvendos ne Durrës, ku dhe qëndroi vetëm tre dite per tu larguar me pas nga Shqipëria.

1 komente në “Dy shtetas rusë në hetim nga Prokuroria, të dyshuar për spiunazh: Erdhën në Shqipëri gjatë stërvitjes së ushtrisë amerikane”

  1. pjeter says:

    Vijne nga qendra e spiunazhit ne Nish?Ruset nuk jane aq tope sa te zbulohen aq lehte.Keta te dy mund te jene fare mire vetem karema per te pare perqendrimin survejimit kundrejt tyre.Ne qofte se kane ndonhe gje qe nuk e dine, ne te njejten kohe qe keta tanet merreshin me ata me dron misionin e verte ruset mund ja besojn tjeterkujt.Ne qofte se do ju interesonte te dinin ndonje gje te rendesishme e qe injorojne egzistencen,nuk e lene veten te zbulohen aq lehte,ata fusin agjentin e tyre,Italian,polak,grek,francez apo hungares,pse jo edhe shqiptar ,qe te mblidhte informacionit qe u interesonte,nuk dergojne nje agjent me dron qe ta kapi policia e kufirit.Per mendimin tim ishte ndoshta vetem per te provokuar strukturat tona,dhe per te bere te kuptojme qe ata nuk jane shume te informuar se çbejne amerikanet ne ballkan .Ne ate stervitje nuk jane perdorur arme sekrete apo taktika sekrete qe ruset nuk i dine,stervitja per
    ishte dhe eshte e nje rendesie politike e gjeostrstegjike per rajonin tone,dhe kete ruset e dine fort mire,pa derguar spiunet e tyre.Prite kur te dali ambasadori rus me ndonje pergenjeshtrim nga ata tipike rus,per ta bere kete lajm si qesharak dhe duke na cilesuar si paranojake,e perdorin kete teknike shpesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje