Aishe Haklaj: Erdha pas 12 vitesh të kallëzoj në SPAK Sali Berishën për vrasjen e 4 vëllezërve të mi! Kam besim te drejtësia e re

30 Qershor 2021, 22:16Politika TEMA

Familja Haklaj do të padisë në SPAK Sali Berishën për akuzën e vrasjes së 4 vëllezërve Haklaj. Pas 12 vitesh në azil politik në Suedi, Aishe Haklaj, motra e madhe e familjes Haklaj është rikthyer për pak orë në Shqipëri pikërisht për këtë qëllim.

Në një interviste ekskluzive për Report TV, përballë gazetarit Denis Minga,  Aishe Haklaj ka rrëfyer arsyet pse familja e saj ka vendosur t’i drejtohet SPAK-ut. Ajo që e ka shtyrë është drejtësia e re, për të cilën tha se ka besim, e ndërsa thotë se nëse nuk hapet çështja, do e çojë deri në gjykatat ndërkombëtare. Që Berisha është autor i 4 vrasjeve, Haklaj thotë se ka prova dhe dëshmitarë.

“Po. Unë kam ardhur që të dërgoj denoncimin e familjes sime në drejtësinë e re shqiptare, e cila quhet SPAK. Denoncim zyrtar, ku kam bërë edhe një prokurë, kemi gjetur edhe dy avokatë dhe do t’i drejtohemi SPAK-ut. Për vrasjet e familjarëve tanë. Po, për vrasjet e katër vëllezërve. (…)

Kemi shumë fakte, shumë prova, shumë dëshmi. Jemi dëshmitarë të gjallë të krimeve të Saliut, sepse nuk ma nxjerr goja të them të Sali Berishës. Ne kemi besim tani dhe si rezultat i këtij besimi kam ardhur unë tani. Sepse më përpara drejtësia ka qenë e krimbur pikërisht nga ai njeri. (..)

Ne nuk do të tërhiqemi asnjëherë. Edhe kur jemi paraqitur në Suedi, shteti suedez na dha një avokat shumë të zotin, shumë dinjitoz. Dhe edhe atëherë i kemi thënë atij njeriu që ne duam që atë njeri ta çojmë në gjykatat ndërkombëtare. Po, do të drejtohemi edhe andej. Nuk do të pushojmë së kërkuari të drejtën e gjakut të vëllezërve tanë”, ka thënë Haklaj.

Në intervistën ekskluzive për Report Tv, Aishe Haklaj ka deklaruar se është detyruar që të shkojë në azil politik në Suedi, pasi shteti nuk i mbronte dot përballë Berishës.

Për të përforcuar këtë deklaratë të fortë të saj, ajo ka sjellë në vëmendje një histori se si është survejuar për 4 vite me radhë, nga 2005-2009 nga Berisha, pikërisht nga agjentë dhe punonjës të shtetit.

“Kam qenë nën survejim, kam jetuar në Tiranë nga viti 2005 kur janë larguar familjarët e mi deri në vitin 2009, në korrikun e vitit 2009. 12 vite bëhen tani dhe unë kam qenë e survejuar.

Po, ishte Berisha në pushtet, ndaj dhe familjarët e mi, me riardhjen e Berishës në pushtet ishin të detyruar të largoheshin sepse ata e dinin që ai do t’i lante duart me familjen tonë dhe do të bënte atë që ai bëri në të vërtetë. Unë isha e ndjekur në atë kohë hap pas hapi, e survejuar hap pas hapi. Nga agjentët e tij. Agjentët shtetërorë të tij. Po, punonjës shteti”, ka deklaruar ajo.

11 komente në “Aishe Haklaj: Erdha pas 12 vitesh të kallëzoj në SPAK Sali Berishën për vrasjen e 4 vëllezërve të mi! Kam besim te drejtësia e re”

  1. Arber Iliri says:

    Sali Berisha eshte nje monster e vertete per shqiptaret. Nuk ke qene vetem ti moj moter nen ndjekjen e ketij horri me pushtet.Jane edhe shqiptare te tjere te ndershem e atdhetare, por zoti nuk harron po I vjen fundi kesaj monstre.

    1. Gjergjj says:

      Mut njeri kak tjetra

  2. 19 says:

    Vetem te merni hak se ruge tjeter skeni ca ti Beni ktij përbindëshi.njeriu me I urryer I kombit vetem ata qe jane pasuruar nga ky monster e duan dhe injorantet burgaxhinjte ordinere te enverit xhamite e kavajas dhe ngado qe jane .injorantet e shqiperise kta e duan vetem por jo qytetaret e shqiperise .

  3. Vranakonti says:

    Ju lumt.Jini trimeresha si ju zonja Aishe ashtu dhe motra jote Zylfije.Denoncojeni krimet e Saliut te SPAK-u dhe mos u terhiqeni.Ai qen bir qeni beri reprazalje ne Tropoj dhe ne mbar shqiperine,sepse kishte bandaat e mafies rreth vetes.E di i gjithe populli shqipetar se Sali Berisha eshte krimineli dhe antishqipetari me i madh.

  4. Populli i tjeshtë says:

    Sali përbindëshi ka vjedhur, rrëmbyer, e vrarë pa ligj e prapa shpine. Satrap mesjetar. Edhe në se ia konfiskojnë pasuritë (a thua?), edhe në se shkon në burg, prapë nuk mjafton për të larë jetët e marra dhe të shkatërruara.
    Faleminderit Amerikës që “vonon” por nuk harron, se në Shqipëri sëra e këtyre pisave nuk ka mort kurrë.
    Fisi i djallit!

  5. Cudanok says:

    Vetem komenti -19-tes eshte me vend!
    Nuk ka menyre tjeter per ta hequr qafe! Nuk ka SPAK dhe gjykate nderkombetare cfare ti beje atij sepse eshte rrethi i tij familjar nder me te pasurit ne Shqiperi
    Nje shprese e vogel sa vesa mbas shiut eshte USA por eshte vetem p…..me rigon. Nga mbledhja keshillit kombetar te “mijve”u ngrit njeri dhe tha se cdo gje zgjidhet tashti! Te arrestojme macokun! Ate e dinin te gjithe por ta arrestoje kush macokun nuk ka njeri ta beje kete! Brovo -19-ta por kete e di cdo shqipetar!
    Thank you “TEMA”

  6. k says:

    Duke mbështetur kauzën tuaj,mbështesim kauzën kombëtare për të luftuar
    mafjen,korrupsionin,bandat kriminale te saliut dhe gjithë degjeneratat që e mbështetën për 30 vjet.

  7. XY says:

    Është e vërtetë se Haklajt ishin cak i eiminimit nga shteti që Sali Berisha e përdori në të gjitha format dhe një nga ato ishte se çdo vrasje krim plaçkitje e tj ai i fajsonte hapur Haklajt dhe duke manipulu zyrtarë dhe individ të korrupcionit dhe krimit por kur ishte rasti i vrasjes të pjesëtarëve të familjes Haklaj vrasësit mbeteshin të pa zbuluar ose manipuloheshin gjoja me hakmarrje kur dihet te shqiptarët hakmarrja është bërë dhe bëhet hapur e jo tinëzishtë dhe mafijozëçe

  8. FOND PËR DRJETËSI says:

    – Ku është i forti aty është drejtësia – ju përballë familjes berisha jeni ma se të dobët materialishtë andaj edhe gjasat për drejtësi kundër perandorisë Berisha janë minimale si të vetmën mundësi është një ndihmesë dhe përkrahëje gjithë shqiptare përmes një fondi dhe pastaj padi në gjykaten e Hages ose Strasburgut

  9. Tropojani says:

    Zagart e Meros , pse ma censuruat komentin?

  10. X says:

    Zbato kanunin…..si shote malsore…cka po pret moj burrnesh???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje