Mbytet trageti në Bali, të paktën 7 viktima dhe 11 të humbur

30 Qershor 2021, 09:06Bota TEMA

7 persona kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë janë shpallur të humbur si pasojë e mbytjet së një trageti në brigjet e Balit në Indonezi.

Trageti Kmp Yunicee me 57 persona në bord u përmbys nga deti i trazuar ndërsa kalonte ngushticën mes Balit dhe Javës, shumë pranë portit të Gilimanuk.

Shkaqet e këtij incidenti janë ende të paqarta, ndërkohë që autoritetet kanë nisur një hetim për zbardhjen e ngjarjes. Bilanci i viktimave pritet të rritet për shkak të numrit të madh të personave të pagjetur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje