Berisha më shumë duhet të shqetësohet nga Basha sesa SHBA?!

1 Korrik 2021, 18:56Blog TEMA

Nga Ben Andoni

Si zor, që ish-kryeministri Sali Berisha, të ketë luajtur në politikë pa top siç po luan në muajt e fundit. Duke e përdorur këtë metaforë, e cila i shkon edhe kohë-zhvillimit të Evropianit të futbollit , jemi munduar të lexojmë se çfarë vjen pas vizitës së Ndihmës sekretarit të Shtetit për Europën dhe Euroazinë, Philip Reeker për fatin e tij. Rebusi është ende i paqartë. PD-ja e pret me të gjithë protokollin e duhur përfaqësuesin e lartë amerikan, e nderon gati me përuljen që tashmë ja kemi blatuar SHBA-së, ndërkohë që përfaqësues të saj e qesëndisin hapur Washington-in. Një lloj indiference e bukur duket pas pritjes së kryetarit të sapokonfirmuar Basha, porse as edhe pas kësaj vizite nuk po merren vesh gjërat që do të dalin hapur në shtator prej SHQUP-it.

Ish-kryeministri Berisha është duke u përpjekur shumë përmes shumë kanaleve të mbajë kultin e tij të lartë tek shqiptarët. E përkrahin personalitete dytësore në vend dhe të huaj. Flitet për ndershmërinë e tij dhe lidhjet e shumta me SHBA-në. Veçse koha, kjo armike e pamëshirë e shtirjes dhe e sforcimeve të panevojshme nuk fal. Për fat të keq të tij, Berisha nuk e ka forcën e duhur te PD-ja, jo vetëm e thjesht për sasinë e numrit të votave që mori në zgjedhjet e fundit; konfuzionin e njerëzve që donin postin e kryetarit të saj, që duket se ai i menaxhon përmes të metave të tyre; apo artikulimeve të ngurta të Bashës, por prej një dokumenti që ka vlerë supreme dhe i ka ardhur nga ana e Departamentit të Shtetit. Në këtë rast, mbështetja më e madhe e tij mund të vinte po nga institucione, gjë e cila nuk vjen dhe kjo është e kuptueshme (ai ndihmoi në bojkotin e institucioneve) apo nga vetë PD-, zëri i të cilës është bjerrur pa fund prej humbjes.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike ka një fat të madh dhe kjo thjesht për rëndësinë që po i kushtohet kryetarit të saj, që duan apo nuk duan shumë kritikë është fiksuar te emri i zotit Basha, por edhe te kujdesi i shtuar me të cilën po trajtohet nga SHBA. Edhe pse Reforma në Drejtësi nuk po ecën fare me notat optimiste të SHBA-së dhe vendi po përcjell probleme prej një sërë reformash të mos zhvilluara, kërkesa është që palët të ngrihen për integrimin e vendit por edhe për t’u përshtatur për konjukturat e SHBA-së.

Ndërsa maxhoranca është në momentin më proamerikan, tashmë i takon PD-së të jetë në të njëjtën gjatësi vale. Koha do t’i tregojë qartë perceptimet por ato janë ende të panjohura kur mendon se u shmang hapur Ilir Meta, presidenti i vendit, komandanti i ushtrisë, shenjat e pagabueshme të tatëpjetës së tij së pakthyeshme, ndërkohë që u vlerësua Shqipëria për “Defender Europe ‘21”!!

“Reeker nënvizoi vendosmërinë e Presidentit Biden dhe Sekretarit të Shtetit Blinken se lufta kundër korrupsionit, përfshirë përmes përcaktimeve publike për korrupsion madhor sipas Nenit 7031(c) të Departamentit të Shtetit për Operacionet e Jashtme dhe Programet Përkatëse të Nenit mbi Përvetësimet 2021 është një interes thelbësor i sigurisë kombëtare për Shtetet e Bashkuara”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

A të jetë kaq i frikshëm korrupsioni shqiptar për SHBA-në?! Mënyra sesi janë sjellë amerikanët në shumë vende tregon se sjellja e tyre ka perspektiva, që dihen nga pak veta. Shumë herë marrin kthesa të frikshme, që tregojnë pragmatizmin amerikan. Ndaj, kinse indiferenca e PD-së dhe kjo sjellje nuk mund të dirigjohet më nga Berisha, pasi edhe burokratët e niveleve më të ulëta të administratës amerikane japin mesazhe edhe përmes takimeve, si ai kokë-më-kokë me Bashën se e ardhmja flitet qartë dhe hapur dhe se thjesht duhet të kapësh mesazhin.

Rama e ka kuptuar qartë por Basha edhe më shumë, ndaj Berisha duhet të ketë realisht frikë më shumë nga pasardhësi i tij sesa Departamenti i Shtetit, me të cilin rrugët janë ndarë. Koha do të na mësojë shumë gjëra, ashtu si do të na bëjë dëshmitarë të zhvillimeve interesante, por loja pa top e Berishës nuk i hyn më në punë askujt. Të paktën, të tijët e kanë marrë mesazhin, që të mos e kenë as në stol.

3 komente në “Berisha më shumë duhet të shqetësohet nga Basha sesa SHBA?!”

  1. Tirona says:

    Berisha ka marre fund,o analista te çuditshem.Berisha dhe ju,spërdridheni,dridheni dhe supozoni gjera te çuditshme,analiza gjoja nga ju,veni ne discutim urdherin e Americes per Salen,e lloj lloj çudirash nga truri juaj.Sali Berisha ka mbaruar.Hidhuni perpjete ju dhe Sala,çdo gje ka mbaru per Salen.Çdo gje shkon sipas planit amerikan,edhe Luli do ta perjashtoi nga grupi parlamentar Salen.
    O shqiptare,mos u merrni më me Sali Berishen dhe Ilire Metën,tani jane kufoma te gjalla politike.

  2. Loja po funksionon .
    basha po spiunon gjithcka di per brrishin ke Miku jon i Madhe
    dhe ne castin qe brrishit i vihen prangat ,
    basha shpeton me Statusin e te Penduarit duke shpetuar keshtu edhe pasurine e tij ,
    nderkohe qe familja berrisha perballet me Drejtesine .
    Ka llafe se do Gjykohen nga nji Prokuror Amerikan berisha dhe meta .

  3. Prape dhe ti diversion ne pd? says:

    Dhe ky turipidhi u angazhua per diversion ne pd? Pse e duan keta anal-istet e jugut kaq shume sali berishen dhe jane gati te shnderrohen ne Vullnetare per mbrojtjen e berishes dhe kunder amerikes? Se ju vjen keq jugoreve se e kane perdorur si zagar te terbuar kunder veriut politik???? Berisha qe gjithe pushtetin ia falte jugut dhe verioret i beri kapterra spiune e police? Qe i perdori per mitingje leshi e i la me shtepi ne ajer,te palegaluzuara e qe ne cdo cast cdo mazgorance jugu mund te tentonte ti kthente ne veri???!!! Qe i la me miliona leke energji elektrike per te paguar kot dhe pse shtylla,kabina,transformatore e kabllo i blene e shtrine verioret me leke gjaku emigracioni??? Dmth ti enverist e do salen e tropojanet se shkelin me kembe veriun???!! Bole kandari qenke! Do ta ndani pushtetin ekonomik e politik vetem ne menyre te barabarte gege e toske! Privilegjet vdiqen me Enverin e Saliun!!! Mesohuni te jetoni me ate cfare ju takon!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje