Fati i madh i regjimit të Ramës është se për herë të parë në këto tre dekada Europa e ka humbur fuqinë e korrigjuesit të demokracisë
Nga Andi Bushati
Lapsi.al ka botuar një artikull të gjatë, ku i bëhej përmbledhje një dossier-i të gazetës franceze Liberation, lidhur me shqetësimin e rritjes së tendencave autoritare që po vihen re, si brenda vendeve që tashmë janë anëtarë të BE-së, po ashtu dhe atyre të Ballkanit perendimor, që po mëtojnë të bëhen pjesë.
Shkrimi që merrte shkas nga kryesimi i unionit për gjashtë muaj nga kryeministri slloven, Janezh Jansa, demokrati iliberal i konsideruar nga kundërshtarët e tij si Putini i Ballkanit, e gjente zgjidhjen e kësaj situate – të paimagjinueshme vetëm tre dekada pas rënies së komunizmit – tek një rrugë sui generis: duke frenuar shtimin e BE me me vende që mund ti ngjajnë Hungarisë, Polonisë apo Sllovenisë së sotme.
Lajmi i keq këtu nuk ishte ai me të cilin po imunizohemi përmes një vaksinimi të ngadaltë, pra ai se perspektiva e anëtarësimit po na largohet përditë e më shumë. As vendi shqetësues që zinim në indeksin e parametrave demokratikë duke u renditur pak më poshtë se Serbia e autokratit Aleksandar Vuçiç.
Problemi që prekej ka të bëjë me një ide fataliste me të cilën po mësohemi, atë se Europa nuk e ka më ilaçin për të kuruar rrëshkitjen drejt autoritarizmave.
Kur 30 vite më parë pjesa e saj lindore hodhi pas krahëve periudhën komuniste, fundi i historisë dukej i shkruar. Bashkë me thirrjet “e duam Shqipërinë si gjithë Europa” edhe të rinjtë shqiptarë mendonin se nuk kishte alternativë tjetër përpos kapitalizmit, ekonomisë së tregut dhe demokracisë liberale.
E mbrujtur me idenë se do të bënim përpara duke kopjuar kalk atë që na servirej nga perëndimi edhe klasa politike shqiptare kultivoi një lloj përtacie në betejën për demokraci. Zgjidhja gjithmonë kërkohej nga jashtë. Bëhej ’97-a dhe priteshin trupat Alba, vidheshin zgjedhjet dhe shpëtimi kërkohej në Bruksel, kapet reforma në drejtësi dhe sytë kthehen nga EUURALIUS.
Por, ndërkohë që ne vazhduam të sillemi si fëmija që pret ta ushqejnë më të mëdhenjtë, në Europë gjërat filluan të ndryshojnë. Në ish botën lindore, në Hungari, Poloni, Çeki nisën të instalohen regjimet iliberale, që nuk respektonin mediat dhe pavarësinë e drejtësisë, që shkelnin të drejtat e komuniteteve minoritare dhe propogandonin vlera të tjera nga ato të shteteve themeluese.
Është e vështirë sot të parashikosh nëse do të vazhdonin të qëndronin në pushtet në Ballkan autokratë si Vuçiçi, Rama apo Gjukanoviçi, nëse vende të BE nuk do të drejtoheshin nga Orbani, vëllezërtit Kazinski apo Janesh Janza në Slloveni.
Krisja e modelit të demokracisë liberale brenda unionit e shndërroi në të pamundur edhe eksportimin e të njëjtës gjë në shtete që duan të bëhen pjesë e tij. Tani për demokracitë e rrezikuara të Ballkanit Perendimor nuk mund ta presin më shpëtimin nga Europa. Ajo nuk e ka për gjë të durojë nënshtrimin që po i bën një ish ministër i Millosheviçit Serbisë së sotme dhe shndërimit në pronë familjare të Malit të Zi nga Gjukanoviçi.
Në këto kushte, kur Shqipëria lëngon nën thundrën e një bande që e grabit me insistim duke i hequr edhe mundësinë që të hakmerret me votë ndaj kësaj padrejtësie, qytetarët janë dyfish të pashppresë. Nga njëra anë ata janë peng i një opozite të kapur, pa forcë, pa ideale dhe pa ide. Ndërsa për herë të parë në këto 30 vjet, ata po humbin shpresën tek fuqia korigjuese që ushtronte Europa.
Ditë më të mirë se kjo për regjimin që ka instaluar Edi Rama nuk mund të ketë. Forcimini autoritarizmit të tij po shoqërohet me zbehjen e vlerave të BE-së, e cila ngaqë nuk ka dot forcën të korigjojë vetveten si zgjidhjen e vetme për ne ka gjetur të na mbajë larg vëmendjes.
O Andi, pa të lexuar e kuptoj se na ke thënë ndonjë xhevahir, për inat të Edi Romës. Shkruaj artikuj të pa anshëm dhe do të shohësh që lexuesit të të lexojnë. Shko ere pirdhu.
Si perkthehen shkrimet e Andi Bushatit:
“Vetem PD me Sali Berishën dhe LSI me Ilir Metën mund te vendosin demokraci në Shqipëri.
Viti 97′ dhe Gerdeci Jane vetem dy çmime te vogla për demokracinë e madhe të Berishës. Ju e quani rrumpallë, por ama ai ju linte të bënit çfare te donit. Tani, çfare te donin bënin të fortët, se ju nje mut bënit, por ka rëndësi ideja. Rrugën e Kombit Berisha jua bëri. Ju thoni qe ai vodhi miljona, po pse te mos vidhte? Aty ku ka, edhe vidhet. Po vjedh edhe nje polic i thjeshtë, kurse ju thoni pse vjedh Kryeministri.
Jo po, si Rama, qe vjedh vetë ndersa juve nuk lë. Nje kryeministër demokrat, vjedh vetë, dhe lë gjithë të tjeret të vjedhin.
Pse kujtoni ju dalin te tere ata ne rruge dhe bertasin “Rama ik”? Ata duan Saliun, sepse me Saliun “vjedhim te gjithë”. Me falni, fitojnë te gjithe desha te them.”
Ja pra, ky ishte perkthimi i shkrimit te Andi Bushatit.
Andin mos e shani nga prindërit. Jo vetëm ajo kusherira ime Vera Kapo që është grua zonjë, por edhe i jati qe ka qenë ne Sigurimin e Shtetit ishte burre i mire, dhe ka ndihmuar me dhjetra vetë, duke i shpetuar nga burgu politik.
Ata qe e shajnë, ose Jane disa pa shkollë qe urrejne çdo gje te sistemit te atëhershem, ose Jane atacqe Jane denuar per vjedhje, dhe tani bejne si te persekutuar. Te persekutuarit e vertete Jane njerezit më dinjitoze qe kam pare dhe nuk dalin te flasin, sepse Jane intelektualë dhe u vjen turp qe nje parti e djathtë eshte katandisur ne Parti Komuniste nga Sali Rrumpalla.
Pra Andin shajeni si Andush, sepse i ka turperuar te dy prindërit qe kushdo qe i njeh, ka respekt per ta.
Berisha ja ka larë byçën kur ka qenë i vogël, ndersa my ja lepin tani ne pleqëri. Berisha ka dale me i fituar.
Ne fakt,asgje te re nuk nga perendimi per dhjerokracine qe pretendon Bushati!!!!!!
Legeni ipickes Veres jep leksion per demokracin
Ha mut
Nuk e kuptoj autokracine e Rames.Saliu ishte autokrat dmth i kishte vene ne resht gazetare,gjykates,nenpunes dhe kur dilnin nga reshti i demaskonte,i rifte,u digjte gazeten,i burgoste dhe per keto ka shembuj te pafund.Ai dhe parlamentaret i fyente dhe i masakronte.Ne antiteze Rama nuk fyen,nuk,ref vetem tallet me ata qe e meritojne talljen .Edhe sot kur ju flisni per Berishen u ngec fjala ne gryk ,pra u ka fut lepurin ne bark Sa per oligarket tenderat ketu jane le ti coje opozita ne prokurori me nje analize te mirekopsitur pa te themi vjedhje,vjedhje gjith diten kjo eshte kenge tallava
“Erih Maria Remark”
I biri i KRYETARIT TE KOMISJONIT TE DEBIM INTERNIMEVE te Republikes Popullore Socialiste te Shqiperise, nipi i “Besnikut te Partise”, kryesuesit famekeq te Pleniumeve te PPSH, ku vendoseshin se cilet njerez do te piqeshin ne furre per tu ngrene nga “BIROJA”.
Fati i zi i nje populli, qe leksionet e DEMOKRACISE ti mare nga sharlatanet e BLLOKUT famekeq, si dhe nga shpellaret e shkolluar nga diktatura.
Medet qe ka gjetur Europën,demokracia liberale europiane është për toke,mbaroi Europa ,mjerë ajo çfarë e ka gjetur,le të lutemi për rilindjen e vlerave demokratike në Europën e rënë.Përshesh analizë.