Mesazhi “i fshehtë” i vizitës së Reeker në Tiranë

1 Korrik 2021, 11:55Politika TEMA

Ndihmës sekretari i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, Philip Reeker mbylli takimet zyrtare në Tiranë, ku u takua vetëm me kryeministrin Edi Rama, kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe përfaqësues të institucioneve të reja të drejtësisë.

Nga këto takime nuk pati asnjë deklaratë, përveç asaj që nxorri në fund Ambasada e SHBA, të shoqëruar edhe me disa foto të këtyre takimeve.

Mesazhi i dhënë nga deklarata e shkurtër e Ambasadës i mëshonte mbështetjes së SHBA në përpjekjet për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe forcimin e shtetit ligjor.

Ky ishte mesazhi zyrtar, tradicional e standard që përçohet rëndom në të tilla takime. Prandaj, mesazhi kryesor duket se u dha nga vetë agjenda e takimeve të Reeker, të cilave u mungoi presidenti Ilir Meta.

Diplomati i lartë i DASH u takua fillimisht me Ramën për më shumë se një orë dhe më pas iu drejtua selisë së PD-së për një takim të gjatë me Bashën.

Se çfarë u fol në atë takim me saktësi vetëm Reeker dhe vetë Basha e dinë, por mund të hamendësohet se me shmangien e Metës ekziston mundësia që opozita ta ketë marrë sinjalin se për Uashingtonin presidenti është “i padëshirueshëm”, por jo në formën me të cilën është shpallur ish-Kryeministri Sali Berisha.

Menjanimi i Metës mund të jetë rastësi, por vështirë se mund të cilësohet rastësi menjanimi i takimit me presidentin si Komandant i Forcave të Armatosura pak ditë pasi në Shqipëri u përmbyll stërvitja më e madhe ushtarake e NATO-s e udhëhequr nga SHBA.

Kjo përforcohet edhe më shumë nga vizita të ngjashme të Philip Reeker në Tiranë në të shkuarën. Në 2012, kur vizitonte Shqipërinë, diplomati amerikan takohej me kryeministrin e asaj kohe, Sali Berisha, kreun e opozitës së kohës, Edi Rama dhe me presidentin Bujar Nishani.

Me Metën ndër takimet e fundit të Reeker është pas zgjedhjeve të 2013-s dhe gjatë një samiti ndërkombëtar në Slloveni.

Në deklaratën pasuese të shpërndarë nga LSI thuhej se zyrtari i DASH vlerësonte zgjedhjet e atij viti si ndër më të mirat e organizuara ndonjëherë në Shqipëri dhe shprehte mbështetjen në përpjekjet e vendit tonë për integrimin europian.

Prandaj, nëse gjatë bashkëbisedimit kokë më kokë mesazhi i “menjanimit” të Metës nuk i është përcjellë në formë zanore Lulzim Bashës, përmes agjendës së Philip Reeker ai duhet ta ketë marrë atë fort e qartë; që Ilir Meta nuk bën pjesë te planet amerikanë në Shqipëri, as në cilësinë e presidentit.

Temë diskutimi me Lulzim Bashën mund të ketë qenë edhe shpallja “non grata” e Berishës, që deri diku ceket në deklaratën zyrtare të Ambasadës së SHBA.

“Reeker nënvizoi vendosmërinë e Presidentit Biden dhe Sekretarit të Shtetit Blinken se lufta kundër korrupsionit, përfshirë përmes përcaktimeve publike për korrupsion madhor sipas Nenit 7031(c) të Departamentit të Shtetit për Operacionet e Jashtme dhe Programet Përkatëse të Nenit mbi Përvetësimet 2021 është një interes thelbësor i sigurisë kombëtare për Shtetet e Bashkuara”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Berisha është shpallur “non grata” pikërisht nga përcaktimet e këtij neni.(SI)

8 komente në “Mesazhi “i fshehtë” i vizitës së Reeker në Tiranë”

  1. Beni says:

    Saliu me Meten do shkoje ne burg,kurse Luli merr pushtetin zgjedhjet e ardheshme kjo eshte skema

  2. gjini says:

    Pae Ju nuk ju a merr mendja se Basha nuk ka raportue per te gjitha bisediment tek Berisha?

  3. Reeker says:

    Sinjali i Reeker eshte i hapur dhe i qarte. Ashtu si Sali Berisha, edhe Ili Meta eshte non-grata per USA. Gjykata kushtetuese duhet te marr vendim drejte e te aprovoj shkarkimin e Metes, gje qe i hap rruge ne te ardhmen organeve te drejtesise te merren me kete kryehajdut.

  4. Beni says:

    Lulzimja merr kete timin

  5. Poli says:

    Tema dihet….pranimi I Afganeve bashkepunetore te natos ku dhe opozita e flashket e Bashes duhet te jete dakort….kaq

  6. Shqiptari says:

    Tashme jane te qarta qellimet strategjike afatgjata te SHBA-ve ne Ballkan dhe ne veçanti në Shqiperi.

    -Vendosjen e sistemeve te Demokracise Funksionale
    -Sundim te ligjit dhe te Institucioneve Demokratike
    -Lufte te ashper kunder krimit te organizuar dhe korruosionit.
    – Integrim ne NATO dhe ne Bashkimin Europian

    Duke qene nje rajon strategjik dhe afatgjate per interesat e SHBA,tashme Ballkani dhe veçanerisht Shqiperia jane kthyer ne fokusin e Amerikes dhe te presidentit Biden.

    Per ta jane te qarta qendrimet dhe veprimet e Berishes dhe te Metes ne keto 30 vjet rrugetim drejt vendisjes se demokracise.
    Te dy keta individe qe kane drejtuar Shqiperine per tri dekada ata kane informacion te plote dhe te dhena qe tregojne se jane ata pergjegjesit e deformimit te sistemit,te mungeses se sundimit te ligjit,te zhvatjes dhe grabitjes te fondeve dhe pasurive publike,te mungeses se sundimit te ligjit dhe institucioneve te dobta te shtetit.

    Per te parin,Sali Berishen ata ngrene akuzen per “Minim te sitemit te demokracise.Nderhyrje ne sistemin gjyqesor dhe ne korruosion masiv te familjes se tij dhe bashkepunetoreve

    Akuza eshte publike dhe e ngritur nga Departamenti i shtetit,me firmen e z.Blinken,pra eshte serioze.

    A eshte dhe presidenti Meta i perfshire ne keto akuza qe Departamenti i Shtetit ngre kunder zyrtareve te larte ne Shqiperi dhe a tregon shmangia e Metes nga axhenda e z.Riker ne Shqiperi?

    Perceptimi publik dhe akuzat mediatike tregojne qe Meta dhe shume bashkepunetore rreth tij jane zhytur ne zhvatje dhe korrupsion. Nuk eshte fjala per epitetet Ilir Floriri apo akuza te tjera te bera nga vete Berisha,poe flasin pasurite dhe pronat qe ai dhe zonja e tij zoterojne.

    Qendrimet dhe veprimet e Metes ne raport me Reformen ne Drejtesi,qendrimet e tij ndaj zgjedhjeve dhe parlamentit,qendrimet publike dhe institucionale ndaj ambasadoreve te huaj dhe qeverive perkatese,lufta donkishoteske ndaj institucioneve legjitime te shtetit dhe organeve te reja te Drejtesise e diskretitojne z.Meta

    Duket qarte qe SHBA ka mbajtur shenim çdo qendrim dhe veprim te z.Meta ne raport me qendrimet dhe strategjine Amerikane ne Shqiperi,ka infirmacoin te plote per luften qe po u ben Meta institucioneve te drejtesise,presionit ndaj Gjykates Kushtetuese,perfshirjen e tij ne korrupsion madhor,bashkepunimin e fshehte dhe te hapur me Berishen

    Koha po tregon se shume shpejt Meten e pret fati i Berishes dhe oas tij do jene nje aradha shtetaresh qe do largohen pergjithmone nga “Gostia e Madhe”ne tavolinen mbreterore qe shtruan Berisha dhe Meta per horrat e politikes

    Do jemi deshmitare dhe do shikojme se si perfundojne shtetaret qe abuzojne me karriget qe u jep populli per te adminisrtuar shtetin,jo per ta zhvatur e vjedhur.

  7. Qwerty says:

    … mesazh I feste I pare..!I la USA 30 vjet te vjedhin, e tani I denoncon..! Doni me..?! “beni si them une..!”

  8. teper sekret says:

    Se c’fare u fol ne takim e dijne vetem Reeker e Basha…
    …por ‘Anonimi’ nuk ja perton te marre lapsin e te beje hamendesime, qe e kupton dhe vete se jane aq bajate sa mos ti vere emer poshte tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje