Non grata e të shkarkuar: Çfarë ka ndodhur me gjyqtarët e denoncuar nga Tahiri për lirimin e kriminelëve! Çuçi tjetër ‘listë të zezë’

1 Korrik 2021, 16:57Politika TEMA

Nga Adriatik Doçi

Përplasja e ditëve të fundit mes Ministrisë së Brendshme dhe strukturave të drejtësisë, për lirimin nga burgu të të arrestuarave nga policia për armëmbajtje pa leje dhe vepra të tjera penale, nuk është e para. Gjatë viteve 2014-2015, Saimir Tahiri, në atë kohë ministër i Brendshëm, ka denoncuar dhe ka kërkuar masa ndaj dhjetëra gjyqtarëve, të cilët lironin nga burgu persona të rrezikshëm të arrestuar nga policia dhe që akuzoheshin nga prokuroria për vepra të rënda penale. Të liruarit nga burgu, përmes vendimeve të dyshimta, akuzoheshin për vrasje, trafiqe, dhunë, mbajtje të armëve dhe municioneve pa leje, kanosje, plagosje, përdhunime, kultivim droge, prostitucion, pastrim parash, vjedhje, vjedhje me dhunë, falsifikim monedhash, aksident me pasoja të rënda etj. KLD-ja nuk ndëshkoi asnjërin prej tyre.

Po çfarë ka ndodhur sot me gjyqtarët e denoncuar 7 vite më parë nga Tahiri, për të cilët në atë kohë nuk u mor asnjë masa nga ish-Këshilli i Lartë i Drejtësisë? Treshja e Apelit të Tiranës Fatmira Hajdari, Gramoz Levanaj dhe Edmond Gogo, u denoncuan në mars të vitit 2014 për lirimin nga burgu të Gjin Nikës, i arrestuar për disa vepra të rënda penale. Nika u vra një muaj pas lirimit nga burgu. Fatmira Hajdari u shkarkuar nga Komisioni i Vetingut në qershor të vitit të kaluar, pasi nuk justifikonte një pasuri me vlerë rreth 1 milionë USD dhe se kishte fshehur bllokimin e vizës amerikane nga Ambasada Amerikane. Gramoz Levanaj dha dorëheqjen sapo Komisioni i Vetingut e njohu me dosjes e verifikimit, ndërsa Edmond Gogo doli në pension.

Gjyqtari Arben Vrioni, i denoncuar për lirimin nga qelia të të arrestuarve nga policia, u shkarkua nga Komisioni i Vetingut në nëntor të vitit 2019, pasi nuk justifikonte pasurinë. Dy vjet pasi u denoncua nga Tahiri, Arben Vrioni kryesoi treshen e gjyqtarëve, të cilët liruan para afatit nga burgu ish-kreun e bandës së Durrësit, Lulzim Berisha. Ish-gjyqtari i Kavajës Osman Aliu, pjesë e kësaj liste, është përjashtuar me 15 vjet nga drejtësia, pasi dha dorëheqjen për t’i shpëtuar Vetingut. Vendimi është marrë nga Komisioni i Vetingut në 5 mars 2020. Osman Aliu, ishte kallëzuar penalisht për fshehje pasurie, ishte pezulluar nga KLD, por u shpallur i pafajshëm nga gjykatat. Ai u rikthye në detyrë dhe u vetëlarguar brenda ditës nga drejtësia, pasi mori 55 paga.

Ish-gjyqtari i Elbasanit, Sulejman Kurti është shkarkuar nga detyra, ndërsa Ilir Çeliku, më parë gjyqtar i Apelit në Vlorë është përjashtuar për 15 vjet nga drejtësia, pasi dha dorëheqjen për t’u mos u përballur me Vetingun. Ramazan Avdiu, Entela Shedula, Tomorr Kullolli dhe Mariana Shegani, pjesë e listës së gjyqtarëve të denoncuar më parë për lirimin nga qelitë e personave të arrestuar nga policia për vepra të rënda penale, janë shkarkuar gjithashtu nga detyra. Deri më sot, vetëm katër gjyqtarë, pjesë e listës, janë konfirmuar në detyrë, duke kaluar filtrin e Vetingut. Ata janë Ilir Përdeda, Arta Duka,Emona Muçi dhe Dritan Hasani. 16 gjyqtarë të tjerë janë në proces verifikimi nga Komisioni i Vetingut, disa prej tyre që në vitin 2019, ndërsa për 8 magjistratë nuk ka nisur ende procesi i rivlerësimit.

Tre ditë më parë, Ministri i Brendshëm Blendi Çuçi ka përmendur pesë emra gjyqtarësh dhe prokurorësh, si të përfshirë, sipas tij, në lehtësimin e masave për njerëzit e krimit, konkretisht: Edlira Cufi, Elona Alvora, Albert Spiro, Erind Rahovica dhe Piro Sota. Asnjëri nga pesë magjistratët nuk e ka kaluar procesin e Vetingut. Edlira Cufi, Elona Alvora, Albert Spiro dhe Piro Sota janë në proces verifikimi, ndërsa për Erind Rahovica nuk është përzgjedhur ende me anë të shortit për t’iu nënshtruar Vetingut. Piro Sota është denoncua edhe ish-ministri Saimir Tahiri 7 vite më parë.

Në 31 janar të këtij vitit, Sota liroi nga burgu tre të akuzar për vrasjen e 57-vjeçarit Pelivan Sinanrrapaj: Ferdinand Merkaj, Fitim Zekaj e Festim Alimerkaj, me argumentin se nuk paraqesin ‘rrezikshmëri shoqërore’. Në tetor të vitit 2019, Piro Sota, liroi nga burgu anëtarin e Bandës së Durrësit, Sardian Sulejmanin, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Avni Gashit në tetor 2005 në Tiranë si dhe për dy atentate ndaj kreut të bandës, Lul Berisha, pas përçarjes së bandës. Sota i fali 5 vite burg Sulejmanit, me argumentin se ka babanë vetëm. Gjyqtari Piro Sota ka marrë pjesë edhe në lirimin nga burgu të Fatmir Kajollit, mikut të Fatmir Mediu, i dënuar në Itali dy herë me 40 vite burg si pjesë e një organizate kriminale të narkotikëve.

Gjyqtarët e denoncuar nga Tahiri:

Fatmira Hajdari, i është bllokuar viza amerikane, e shkarkuar nga shkalla e parë për 1 milionë USD pasuri të pajustifikuar.

Gramoz Levanaj, i përjashtuar për 15 vjet nga drejtësia

Edmond Gogo, doli në pension

Arben Vrioni, i shkarkuar nga Vetingu

Osman Aliu, i përjashtuar për 15 vjet nga drejtësia

Sulejman Kurti, i shkarkuar nga Komisioni i Vetingut

Ilir Çeliku, i përjashtuar për 15 vjet nga drejtësia

Ramazan Avdiu, i shkarkuar nga Vetingu

Entela Shedula, e shkarkuar nga Vetingu

Tomorr Kullolli, i shkarkuar nga Vetingu

Mariana Shegani, e shkarkuar nga Vetingu

Halil Vani, doli në pension

Piro Sota, në proces verifikimi

Engjëllushe Tahiri, në proces verifikimi

Llesh Jaku, në proces verifikimi

Seladin Pysqyli, në proces verifikimi

Engert Pëllumbi, në proces verifikimi

Mirela Mishgjoni, në proces verifikimi

Adelina Zarka, në proces verifikimi

Albert Spiro, në proces verifikimi

Bujar Musta, në proces verifikimi

Besnik Shehu, në proces verifikimi

Maksim Qirjazi, në proces verifikimi

Andi Pogaçe, në proces verifikimi

Blerta Çibuku, në proces verifikimi

Andri Ymeri, në proces verifikimi

Mirela Iliopulli, në proces verifikimi

Olkeda Manellari, në proces verifikimi

Dedë Miri, ende i paverifikuar nga Vetingu

Besnik Qira, ende i paverifikuar nga Vetingu

Alvano Murataj, ende i paverifikuar nga Vetingu

Albina Spaho, ende e paverifikuar nga Vetingu

Eugert Selmani, ende i paverifikuar nga Vetingu

Altin Shkurti, ende i paverifikuar nga Vetingu

Tonin Strekaj, ende i paverifikuar nga Vetingu

Miljana Muçaj, ende e paverifikuar nga Vetingu

Ilir Përdeda, konfirmuar në detyrë

Arta Duka, konfirmuar në detyrë

Emona Muçi, konfirmuar në detyrë

Dritan Hasani, konfirmuar në detyrë

(shqiptarja.com)

7 komente në “Non grata e të shkarkuar: Çfarë ka ndodhur me gjyqtarët e denoncuar nga Tahiri për lirimin e kriminelëve! Çuçi tjetër ‘listë të zezë’”

  1. Fatos says:

    Po mirë që I shkarkoni… po pse nuk I dënoni dhe konfiskoni pasuritë? Ju dhjefsha reformën.

    1. Këlyshët e Sali Komunistit që po mbysin PD says:

      I nderuar Fatos.
      Komenti yt eshte shumë i kuptueshëm, sepse këta maskarenj dikush duhet t’i denojë.
      Por, Komisioni i Veting-ut, ka komptence vetem te verifikoje dhe shkarkojë. Eshte e petcaktuar me ligj.
      Nuk eshte gjykate speciale si ato të krijuar mbas Luftës, qe veprojne me kohë të kufizuar.
      Mbas shkarkimit, duhet te hetojë SPAK, ose cilado prokurori qe ka kompetencën per ta çuar dosjen ne gjyq. Fjalën e fundit e ka gjykata.
      E lexove per ate gjykatesin qe u kthye ne detyre, mori 55 paga shperblim dhe pastaj iku?
      E pra, prokuroria e paditi, por gjykata e nxorri te pafajshem.
      Njerezit thone Edi Rama, Edi Rama, por ketu nuk ka punevas Rama as Saliu. Ketu kemi pune ne, qe si popull ne pjellim vetem shejtanër, dhe pastaj ja hedhim fajin shejtanit. Te tere keta gjykatesa e prokurorë nuk erdhen nga Greqia apo Serbia. Ja nga ne kane dalë.

      1. Ilirjan says:

        Drejte e the, vetem me lejo te shtoj se gjysma e shejtanerve qe jane akoma ne detyre, dhe s’ka kaluar akoma ne proces te Vettingut, Po shijne leme, e do te shijne edhe per ca kohe. Nuk dijne si te sillen ndryshe, ate shkolle kane bere. Do t’i durojme edhe nja 2-3 vjete.

  2. Gjygjtari says:

    Parate qe kane marre jane gjysma e problemit, problemi i vertete, qe eshte dhe gjysma me e rendesishme e problemit , per cfare i kane marre?!
    Ne kete shkrim del qe vetem 10% e gjyqtareve kalojne vetingu.n, jam i sigurt me rezerva, por le ta marrim si te qene .
    Referuar cfare eshte shkruar i bie qe vetem 10% e vendimeve te jete e sakte.
    Perandoria Romake funksionoi dhe ishe me jete gjata per faktin qe ndertoi sistem gjygjsor te fuqishem, e drejta romake studjohet dhe sot.
    Mallkimi i Shqiperise eshte pikerisht ky sistem drejtesie i masakruar. ti largosh nga systemi eshte dicka qe vertet ska vlere dhe nuk behet shemvull per ata qe vijne pas. Burgu dhe konfiskimi i cdo aseti apo pasuria eshte i domosdoshem.
    Rishikimi i te tera vendimeve eshte i patjetersueshem sepse shume nga ato vendime vazhdojne mbajne te fuqishem Krinin e cdo lloi.

  3. Me duar te pastra . says:

    Jemi qelbur nga koka edhe nga kembet edhe nga bytha.

  4. Dorian says:

    Keshtu do te vuajme edhe ne vitet qe do te vine, sepse nuk e kane fajin as prokuroret as gjyqtaret,
    por sistemi gjyqesor i dirigjuar nga Partite Politike. Do te behesh i pasur, futu ne partine fituese te zgjedhjeve,
    servilosu kryetarit te Partise dhe shpejt e shikon veten ne krye te pushtetit gjyqesor.
    Ashtu sic u hodh poshte HERESI i Edi Rames, te hidhen poshte edhe kultet e KRYETAREVE te PARTIVE.
    Pse cfare ndodh? Kryetari i Partise fituese zgjedh Kryetarin e Kuvendit te Shqiperise dhe merr ne duart e tij QEVERINE;
    duke pasur ne dore Pushtetin Legjislativ dhe Ekzekutiv, Kryetari i Partise zgjedh te gjitha organet e Pushtetit Gjyqesor.
    Ku po vemi, perseri tek Partia-Shtet e Enver Hoxhes.

    Ashtu sic u hoq praktika e HERESIT te hiqet edhe praktika e zgjedhjes se Presidentit te republikes nga deputetet,
    por te zgjidhet direkt nga populli nje nga juristet me me integritet profesional e moral dhe te kryesoje pushtetin e pavarur Gjyqesor.
    Atehere do te dime se kujt t’i kerkojme DREJTESI.

  5. evropa says:

    e ka fajin evropa qe nuk na do thoni ju? me kete drejtesi doni te futeni ne evrope? ska faj evropa jo…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje