Zyrtarë të ministrisë japoneze të Mbrojtjes kanë paralajmëruar se Kina dhe Rusia mund të jenë duke planifikuar një sulm ushtarak mbi Havain, përveçse kanë në vëmendje Tajvanin.
“Ne duhet të tregojmë frenim ndaj Kinës dhe jo vetëm, por edhe ndaj rusëve për shkak se siç ju thashë, ata po kryejnë stërvitje së bashku…
70 vjet më parë ne sulmuam Pearl Harbor, por tani SHBA dhe Japonia janë aleatë shumë të mirë…
Nuk dua të sjell në vëmendje sulmin e 70 viteve më parë, por ne duhet të jemi të kujdesshëm ndaj stërvitjeve ushtarake të rusëve.
Ato po realizohen në pjesën perëndimore të saj, Honolulu, dua të them në Havai”, është shprehur sekretari i Shtetit për Mbrojtjen, Yasuhide Nakayama.
Sipas tij Kina dhe Rusia po bashkëpunojnë fillimisht për të dhënë një goditje të madhe në Tajvan, një ishull që pretendohet nga Kina.
“Ne duhet ta mbrojmë Tajvanin si një vend demokratik”, ka shtuar ai, një përshkrim që ka sjellë reagimin e palës kineze.
Ministria e Jashtme e Kinës ka protestuar nga përshkrimit të Tajvanit si një “vend” duke insinuuar se Tokio po përpiqet të portretizojë Kinën si rrezik për rendin ndërkombëtar në funksion të fuqizimit të kapaciteteve të veta ushtarake.
Kina dhe rusia jane shtete terroriste, njelloj si Irani dhe Koreja e veriut. Shtete qe duan ta çojne boten 300 vjet prapa.
Shtet terrorist Korea e veriut e Irani?
Na thuaj nje shtet qe keto.kan sulmuar???
Amerikanet skan.lene shtet pa sulmuar vec per gaz e naft ,kan vrar me.mijera gra e femije dhe qenka terroriste irani e.koreja?
Neser.do na thuash se dhe shqiperia esht shtet terrorist
Nuk besoj se Rusia e karremin kinez per tu bere aleat kunder USA per interesat e Kines, Rusia nuk eshte kercenuar asnjehere dhe kur ishte ne kolaps total dhe jo tani, keto jane pallavra kineze per lufte psikologjike por eshe nqs ndodh dhe nqs nuk e mendojne do te marrin ate qe se kane imagjinuar jo kujtuar…!!!!