Burri në Rrogozhinë tenton të varë me litar gruan, 35-vjeçarja i shpëton vdekjes

2 Korrik 2021, 19:07Kronika TEMA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Rrogozhinë ku burri ka tentuar të varë me litar gruan në ambientet e banesës.

Panorama raporton se ngjarja tronditëse ka ndodhur në lagjen nr. 2 të qytetit, ku fatmirësisht 35-vjeçarja G. Lika i ka shpëtuar vdekjes.

Bashkëshorti K.Lika rreth 40 vjeç, ka qenë i dënuar më parë për vjedhje, dhe kishte vetëm 5 muaj që ishte liruar nga burgu.

Mësohet se fill pasi ka kryer aktin e rëndë duke varur me litar bashkëshorten autori është larguar nga banesa. 35-vjeçarja G. Lika raportohet se kishte pasur konflikte të vazhdueshme me bashkëshortin.

Policia ka ngritur grupe kontrolli për kapjen e autorit, ndërsa bashkëshortja po merr ndihmën e parë në Spitalin e Rrogozhinës.

2 komente në “Burri në Rrogozhinë tenton të varë me litar gruan, 35-vjeçarja i shpëton vdekjes”

  1. Alban says:

    Lerini keta burrac impotent moj gra. Keni vetem 1 jete. Mos shihni llafet e botes po ikni nje ore e me pare. Kafshet nuk behen njerez.

  2. Ciao says:

    Kapeni ate maskara burr dhe prejani k…t.Bejeni unuk,si dikur ne turqine e vjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje