Zbulohet shkaku i vdekjes së turistes franceze që u gjet e vdekur në Greqi

4 Korrik 2021, 14:25Rajoni TEMA

Turistja franceze që prej një jave ishte shpallur e zhdukur ka humbur jetën për shkak të të nxehtit dhe lodhjes. Në këtë përfundim kanë dalë autoritetet pas ekspertizës që iu bë trupit të saj të pajetë.

29-vjeçare Violet Gkigkano u gjet pa shenja jete në një shteg të Chania-s. Siç raportojnë mediat në vend, shkaqet e vdekjes u konfirmuan edhe duke marrë parasysh shihet bosh me ujë dhe pijet freskuese që ajo kishte me vete.

Po ashtu parasysh u mor edhe fakti që ajo u gjet disa metra shtegut ku kishte hije. Ironia tragjike është se trupi i saj u gjet rreth 10 minuta nga vendi ku ajo e kishte lënë makinën.

29-vjeçarja, sipas vlerësimeve, u përpoq të kalonte rrugën dhe ky rezultoi të ishte një gabim fatal, pasi aty nuk kishte shteg.

Violet Gigano mbërriti e vetme në Kretë më 21 qershor për një javë pushimesh. Ajo mori me qira një makinë dhe udhëtoi për në Chania, pasi qëllimi i saj ishte të vizitonte Elafonissin e famshëm.

Fatkeqësisht ky rezultoi të ishte udhëtimi i saj i fundit pasi humbi gjurmët më 24 qershor, derisa u gjet pa shenja jete.

2 komente në “Zbulohet shkaku i vdekjes së turistes franceze që u gjet e vdekur në Greqi”

  1. lexuesi says:

    I nderuar “kazan mediatik” po as shqip nuk dini,por per ngjarrjen qe ka ndodhur ne Greqi e perkthyer nga Frengjishtja!Vendi ku behet fjale quhet Hania ne Krete (shqip) ,perndryshe lereni kete shkim frengjisht dhe lexuesi do ta kuptoj ndoshta me mire se per ku behet fjale!

  2. shqiptari says:

    Nuk ka shume rendesi nese quhet Hania apo Hale.Rendesi ka se cfare pason ne kete histori se keshtu “fillojne ” te gjitha dhe me pas dalin vrases apo perdhunues gjakftohte greke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje