Dyshja e dashur për publikun, Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë bërë prindër për herë të dytë disa muaj më parë.
Me anë të një video të publikuar në Youtube së fundmi, Almeda ka folur si rrallëherë për fëmijët e saj. Ajo është ndalur tek lindja e Alinës, duke zbuluar se ka vuajtur më shumë me vajzën se me djalin, Efahanin. “Shtatzënia me Efenë ishte e lehtë, por me Alinën jo. Prej pandemisë nuk dilja dot nga shtëpia. Më përzihej, doja të flija gjithë kohën, kisha rrathë të zinj poshtë syve, u shëmtova shumë”,tha Almeda.
Ndër të tjera, Almeda tregoi se Tolga kishte dëshirë të bënin edhe një fëmijë të tretë, por ndryshoi mendje pas lindjes së Alinës, kur pa se ajo vuajti për 16 orë.
“Tolga po mendonte për një fëmijë të tretë, derisa pa lindjen e Alinës. Më tha më vjen keq për ty, nuk do të të lodh më, e mbyllim historinë e fëmijës së tretë”, u shpreh ajo.
Ore ju te temes po nuk na dalin turqit qe kemi ketu ne Shqiperi ,po do na nxirrni dhe turqit e tjere . Eh e keqe e madhe qe na ka gjet.