Ish-deputetja akuzon ministrin për ngacmim seksual

6 Korrik 2021, 09:23Lifestyle TEMA

Ish-deputetja e Australisë, Julia Banks, ka hedhur akuza kundër një ministri dhe thotë se ai e ka ngacmuar seksualisht. Në një deklaratë Banks u shpreh se ngjarja ka ndodhur në vitin 2017 kur ajo ishte deputete.

Sipas saj një ministër i kabinetit qeveritar që është aktualisht në detyrë, e kishte prekur me duart tek këmbët gjatë një seance plenare.

Ish-deputetja ka treguar detaje dhe thotë se ngjarja ka ndodhur kur parlamentit i është dashur që të zhvillojë një seancë në orët e vona të mbrëmjes.

Ministri erdhi dhe u ul pranë meje dhe vuri dorën e tij mbi gjurin tim dhe më pas u ngjit ngadalë më lartë dhe prekur kofshën time në pjesën e brendshme“, tha Banks.

Lidhur me këto pretendime ka reaguar dhe zyra e Kryeministrit, ku në një deklaratë thuhet se nuk kanë qenë në dijeni të kësaj ngjarje më parë, por kanë thënë se të tilla sjellje janë të papranueshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje