Elton Sefa, shqiptari i cili vrau përgjegjësin e punës në Britaninë e Madhe është dënuar me burgim të përjetshëm. I riu nga Durrësi vrau në vitin 2018 John Woodward.
47-vjeçari ishte viktimë e një sulmi brutal nga duart e punëtorit që ai kishte marrë përsipër ta ndihmonte dhe ta mbështeste. Ai u gjet nga kolegët me plagë në kokë të shkaktuara nga goditjet me thikë dhe sende të forta. Dënimi për vrasësin e tij 24-vjeçar u dha të enjten.
Familja e Elton Sefës kishte paguar 10 mijë Paund për ta dërguar në Britaninë e Madhe për të gjetur punë 7 muaj para ngjarjes së rëndë. I riu kishte shkuar me identitet italian të vjedhur në mënyrë që të fitonte punë në ndërtim.
Njerëzit i thërrisnin Frankie ose Franco, emër fals ky i përdorur nga Sefa. Por për pak kohë në punë, u bë e qartë që 24-vjeçari kishte pak ose aspak aftësi të mira në punë dhe si rrjedhojë mbahej thjesht si punëtor.
Pavarësisht mangësive që kishte si punëtor, Woodward kishte qenë mbështetës ndaj Sefës. Kolegët e tyre kanë thënë se kanë pasur një marrëdhënie të mirë pune në 3 vende të ndryshme ku kishin qenë bashkë.
Por më 17 Prill do të ndodhte ngjarja që do t’i shkatërronte të gjitha. Sefa vrau përgjegjësin e punës dhe kjo është faktuar nëpërmjet kamerave të sigurisë. Ai e ka goditur fillimisht me thikë në qafë, por pa i shkaktuar vdekjen. Ajo që i ka marrë jetën britanikut ka qenë goditja në kokë me një shtizë hekuri.
Pas kësaj shqiptari mori avionin për Holandë ku shkoi në Amsterdam dhe nga këtu në Shqipëri. Ai u fsheh në Shqipëri, në fshatin e tij në Durrës, por u arrestua në 28 Shkurt të 2019. Janarin e kaluar ai ekstradua në Britani.
Sefa ka thënë se nuk e kujton incidentin dhe nuk është mbajtur si dëshmitar në gjyqin ndaj tij. Pra ai nuk ka shprehur asnjë motiv se pse e kreu vrasjen. Sefa u dënua me burgim të përjetshëm, me të drejtë për të kërkuar lehtësim të dënimit pas 22 vitesh.
SHKOJNE PER TE MBUSHUR BARKUN ME BUKE DHE PASTAJ VRASIN PER NJE FJALE GOJE ATE QE I JEP BUKE.PTU RRACE SHKERDHATE E PABESE.
keshtu thone te gjithe para qykates .. ha k.. tani ne burg idiot .. kur te dalesh po dole trego histri o lale kam bo burg une ,, ca mbane kjo toke lart,,,