Genc Pollo, pasi mbeti jashtë listave të kandidatëve për deputetë, ka kritikuar për herë parë publikisht Lulzim Bashës.
Ai e kritikon atë për djegien e mandateve dhe daljen jashtë Parlamentit.
Pollo bëhet kështu, i disati drejtues i lartë që kritikon Lulzim Bashën, i cili humbi zgjedhjet e radhës më 25 prill, por pavarësisht kësaj, vendosi të qendrojë në krye të Partisë Demokratike me një palë zgjedhje qesharake për kreun e PD-së.
Shkrimi i plotë i Genc Pollos
Shoh se edhe mes deputetëve demokratë të (ri)zgjedhur në 25 prill ka ende debat ose të paktën opinione të kundërta mbi dy vendime të rëndësishme të Partisë Demokratike në pranverë 2019: djegia e mandateve dhe bojkoti i lokaleve (më tej djegia&bojkoti).
Këto dy vendime sipas një analize aritmetike i hoqën opozitës afro 8 mandate deputetësh me të cilat ajo do të mund të kishte realizuar rotacionin politik me një mazharonacë të ngushtë në Kuvend. Siç ndodhi edhe në Mal të Zi në gusht 2020. Disa studjues të tjerë konkludojnë se pa djegien&bojkotin opozita do të kishte marrë më shumë se 8 mandate shtesë.
a- Ata që ende e justifikojnë djegien&bojkotin përmendin demoralizimin e popullit opozitar ne fillim të v. 2019. Pa debatuar për matjen, shkaqet e menaxhimin e demoralizimit të elektoratit tënd por duke e marrë të mirëqenë argumentin se djegia&bojkoti e entuziazmoi popullin opozitar deri në verë 2019 lipset që ata të përgjigjen edhe për shkallën e demoralizimit të këtij populli në vjeshtë e dimër të po atij viti mbasi u pa se nuk u arrit as ndryshimi i pushtetit e as ndonjë koncesion domethënës prej tij. Pa llogaritur këtu segmentin jo partiak të opinionit/elektoratit që shpesh është vendimtar në zgjedhje e që nga sondazhet rezultonte skeptik e kritik ndaj djegies&bojkotit.
b- Ata që thonë se bojkoti evitoi “masakrën elektorale” të lokaleve në 2019, a mos janë inkonsistentë kur ankohen për të njëjtën gjë mbas 25 prillit 2021? Si dhe kur pranojnë mandatet parlamentare mbasi refuzuan ato bashkiake?
c-Ata që thonë se duke marrë një masë drastike u ndërgjegjësua komuniteti ndërkombëtar për problemet e rënda të demokracisë shqiptare mund të kenë drejtë por po thonë një pjesë të së vërtetës. Pjesa tjetër më e madhe e së vërtetës eshtë se komuniteti ndërkombëtar druajti se mos akti i paprecedent i djegies së mandateve bëhej ortek destabilizues në demokracitë e brishta të Ballkanit e më gjerë. Dhe kjo për ta ishte ku e ku më e rëndësishme se hallet e opozitës shqiptare apo edhe të vetë Shqipërisë. Prandaj dhe disa prej ndërkombëtarëve në Tiranë u bënë edhe më të paturpshëm në avokatinë e regjimit.
d-Kush thotë se nuk mund të rrinim më në Kuvend sepse aty opozita nuk gëzonte të tërë të drejtat parlamentare, thotë një të vërtetë të pjesshme si dhe një konkluzion të pasinqertë.
e-Gjithësesi justifikuesit duhet të dinë se motivet e synimi kanë rëndësi por se rezultati e pasoja janë përcaktuese në politikë ashtu si dhe në çdo aspekt të jetës. Dhe në rastin e djegies&bojkotit këto të fundit rezultuan një katastrofë për Partinë Demokratike.
Për mendimin tim opozita në v.2021 duhet të qartësojë qendrimin a saj lidhur me dy vendimet e veta të v.2019. Në rradhë të parë për motive parimore etiko-politike mbasi qartësia në çeshtje madhore të forcon besimin e atyre që të votuan dje e që të përkrahin sot; si dhe të fiton besimin e atyre që mund të të votojnë nesër.
Në rradhë të dytë për arsye taktike: shtatori do të nisë me sfida e përballje dhe opozita parlamentare është në situatë më të vështirë se në tetë vitet e shkuara. Gjithashtu ajo ka përballë një makinë propagandistike të specializuar për të shpjeguar dështimet e qeverisë si probleme të opozitës. Eshtë e paduhur t’i ofrosh asaj një problem që opozita ende e ka nëpër këmbë.
Unë, për veten time zgjodha që pas 25 prillit të analizoja e konkludoja publikisht se djegia&bojkoti ishin gabime fatale për Partinë Demokratike; gjithashtu për votën time pro këtyre vendimeve në Grupin Parlamentar e në Këshillin Kombëtar zgjodha që me përunjësi të kërkoja ndjesën a atyre që më kishin votuar në këto dy forume. Nuk m’u duk me vend që të kritikoja ata që votuan si unë apo edhe atë që bëri beftas propozimet në fjalë.
Mbas pak ditësh mblidhen forumet drejtuese të PD. Ata do të analizojnë fushatën e zgjedhjet e 25 prillit, do të shpjegojnë rezultatin a tyre dhe do të dalin me konkluzione e plane veprimi për më tej. Jam besimplotë se ndërsa do të analizojnë probleme si p.sh. vonesa në emërimin e drejtuesve politikë të fushatës apo të kandidatëve në listë, nuk mund të lenë jashtë vëmendjes kryeproblemin “djegie&bojkot”. Por do t’u propozoja që, krahas një kërkesëfalje për gabimin, të konkludojnë se partia kurrë më nuk do të futet në ujra të tilla.
Ish kriminel, hajdut bashke me Doris Pack. Per ato fibrat, di gje SPAK?! Merrni kete nje here , pastaj Saliun.
Spiun i Athines , i infektuar deri tek thonjte e kembeve ! Mjafton te shohesh reagimin tend kur ishe minister i arsimit dhe te njoftuan se , ne nje shkolle greke ne Korce , mesimi fillon me nxenesit te rreshuar ne oborrin e shkolles , duke kenduar me ze e tinguj muzikore me HIMNIN e SHTETIT GREK . Kurse ti , me nje cinizem karakteristik dhe hapur sfidues , u pergjigje se ” . . . zyrtarisht nuk kishe informacion. . . ” . Ishte koha , kur ne Korce erdhi per vizite zv.ministri grek i kultures dhe qyteti u mbush me afisha te ngjitura neper peme mure e shtylla qe njoftonin daten e oren kur , nje grup buzuqesh (alabake) greke ,do te jepte ne pallatin e sportit nje koncert , per bashkekombasit e tyre greke ne Korce . Kurse konsulli grek ne korce , nje puco – vllahas iu vinte si kusht qytetareve korcare qe , te deklaroheshin greke , ne se deshironin te pajiseshin me vize greke ! Nga ana tjeter , deputeti Karamelo , nje tjeter , edhe me grek se greket , nxori nga shtepite disa plaka , qe nuk dihej se jetonin ne Korce , te cilat perloteshin duke bere kryqin , me kerkesen ultimative qeverise, qe te ngrnte nje kishez te vogel , ne oborrin e shkolles Sevasti Qirjazi , ku rreth tre shekuj me pare , thuhej nga gojedhenat , se aty ishte varrosur aty ishte varrosur nje dhespot grek . Dhe keshtu u be , sepse4 kryetar bashkie i qytetit ishte Kali i Trojes Niko Peleshi . Nga ajo kohe , femijet e shkolles , jo vetem nuk kane palester , apo oborr ku te rreshtohen ,(sepse vendin e saj e zuri kisheza prane mitropolise , por edhe sot , i rreshtojne ne rrugen e makinave , para se te futen ne klasa ! ! !
Eshte akoma me interesant fakti qe , as edhe nje media e vetme ne shkalle vendi , nuk guxoi te thoshte (kontestonte) as edhe nje fjale ! A mund te parafytyrohet , ne se nje gje e tille do te kishte ndodhur brenda territorit te shtetit grek , si do reagonte qeveria dhe mediat e tyre te terbuara nacionaliste ?! Me cfar fytyre u del perpara shqiptareve , more felliqesira e Athines dhe na hiqesh si demokrat “24 karat” ?! Hipokrizi e kulluar e nje kellire te spiunazhit grek !
Basha duhet te pergjigjet qe te le ty ne radhet e PD. Ke abuzuar me tenderat kur ishe minister inovacioni. Deshtove me tenderin dixhital te RTSH. Nuk arrite ta jepje te dega greke e kompanise suedeze Erikson. Humbe dhe gjyqin me gjermanet. ??
Legen njeri.
Bravo !
Ky është njeriu me I poshtër tek P. D mbas Salitovicit. Ose Urian Hipi Shqipetare por antishqiptare dredharak, spiun, legen dhe i pa turp dridhe Like.
Basha,Berisha,dhe e gjithe PD,nuk e njohin kerkesen e faljes.Ata nuk kane krekuar falje per krime makabre dhe jo me per djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve, siç thot Pollo. Vete Genc Pollo,vertet eshte legen dhe njeri i pist,se te till njerez ka ne gjirin e saj PD,madje me te keqinj dhe kriminel te medhenj si Sali Berisha me Lulzim Bashen.Meritojn varje ne litar.Vete PD do shkoi ne verin e semes,do perfundoi ne humner,nuk do t’i duket boja.Do shkaterrohet totalisht nga Basha,Berisha dhe ca te tjere pran ketyre.
Në fakt, mirë Basha s’ka pse kërkon falje, por mirë do ishte të kërkonte falje pse gënjeu popullin që do bllokonte votimet lokale dhe 1 ditë para u tërhoq! E di që për faj të protestave të Bashës kanë shkuar njerëz në burg? Ai i lë njerëzit rrugëve, ta lë dobiçin në derë dhe ikën si skuth! Është i pabesë. Basha mirë do bënte ta përjashtonte Pollon nga partia se është një asgjëbërës. E shoqja e Pollos dikur bënte nga 5 punë njëkohësisht kur shqiptarët vuanin për bukën e gojës dhe ishin papaunë apo bënin punë të rëndomta edhe pse ishin të shkolluar. Edhe thotë Saliu pastaj se nuk ka favorizuar aleatët. Çfarë gënjeshtari!
Në fakt, mirë Basha s’ka pse kërkon falje, por mirë do ishte të kërkonte falje pse gënjeu popullin që do bllokonte votimet lokale dhe 1 ditë para u tërhoq! E di që për faj të protestave të Bashës kanë shkuar njerëz në burg? Ai i lë njerëzit rrugëve, ta lë dobiçin në derë dhe ikën si skuth! Është i pabesë. Basha mirë do bënte ta përjashtonte Pollon nga partia se është një asgjëbërës. E shoqja e Pollos dikur bënte nga 5 punë njëkohësisht kur shqiptarët vuanin për bukën e gojës dhe ishin papunë apo bënin punë të rëndomta edhe pse ishin të shkolluar. Edhe thotë Saliu pastaj se nuk ka favorizuar aleatët. Çfarë gënjeshtari!
Pollo eshte oportunist i kotheres. Jepi nje kothere dhe shkruan te kunderten. Besoj qe eshte nga te rrallet qe punon “paster” dhe eksklusivisht si askush tjeter per veten e tij. Habitem se si e afrojne neper Parti. Ky nuk i hyn ne pune as dreqit.