Shifra rekord: Në 10 vite 207 mijë shqiptarë kanë aplikuar për azil

12 Korrik 2021, 14:50Politika TEMA

Kanë kapërcyer shifrën e 207 mijë aplikimet që qytetarët shqiptarë kanë bërë për azil nëvendet e Bashkimit Europian. Është kjo shifra alarmante që publikon Zyra Europiane e Azilantëve mbi ecurinë e kërkesave për azil të shqiptarëve gjatë dekadës së fundit.

Të dhënat tregojnë se numri më i lartë i aplikimeve për azil ishte në vitin 2015, me rreth 67 mijë persona, duke u përgjysmuar një vit më pas dhe duke u luhatur në nivelet e 20-24 mijë persona në 2017-2019.

Në 2020-n, aplikimet u reduktuan ndjeshëm, duke zbritur në rreth 7 mijë, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e Covid-19, që u shoqërua me bllokimin e lëvizjeve dhe mbylljen e kufijve. Ajo që bie në sy është numri i lartë i aplikimeve për azil nga minorenët, që përbëjnë edhe 33% të totalit të aplikimeve për gjithë periudhën.

Në krahasim me vendet e rajonit për të njëjtën periudhë, Shqipëria mban rekord për aplikimet në numër total. E dyta renditet Kosova, me 200 mijë aplikime për azil për periudhën 2010-2020, pasuar nga Serbia me 177 mijë aplikime, Maqedonia e Veriut me 90 mijë, Bosnje Hercegovina me 52 mijë, Mali i Zi me 12.6 mijë aplikime për azil.

Nga përllogaritja e të dhënave rezulton se në 4 vitet e fundit kërkesat për azil të qytetarëve shqiptarë janë sa 3.7% e popullsisë aktuale. Largimi i shqiptarëve jashtë vendit dhe kryesisht të rinjve ka shkaktuar probleme në ekonominë e brendshme, pasi shumë industri po hasin vështirësi për të gjetur punëtorë.

1 komente në “Shifra rekord: Në 10 vite 207 mijë shqiptarë kanë aplikuar për azil”

  1. Pargali says:

    Shqiperia e Edi Rames.

    Nje prej anti Shqiptareve me te medhenj te historise se Shqiptareve bashke me Sali shpellarin.

    Me vjedhje apo pa vjedhje shume bastarde me inteligjence.majmuni dhe moral prostitute e votojne kete krijese.

    Keta politikane ka promovuar Amerika me plan afatgjate qe prej 1991 po a e kuptojne dot vall Shqiptaret kete gje?

    Zoti e ndihmofte kete komb.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje