Shtohen dyshimet për “Deltën”, Brataj: Raste me simptoma të variantit indian, kryeni vaksinën

12 Korrik 2021, 17:03Sociale TEMA

Shtohen dyshimet për prezencën e variantit “Delta” në vendin tonë. Një tjetër rast i cili vinte nga Britania e Madhe, kishte simptoma të ngjashme me ato të mutacionit indian.

Megjithatë, do të duhet kohë për të konfirmuar praninë e “Deltës” në Shqipëri, pasi kjo analizë nuk mund të kryhet në laboratorin e IShP, ndaj mostrat janë dërguar në Gjermani.

Por, ekspertët nuk përjashtojnë mundësinë e qarkullimit të tij edhe në vendin tonë. Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tregon se këtë periudhë nuk mungojnë rastet me shenja tipike të mutacionit indian. Edhe pse fillimisht mund të ngatërrohet me rrufën, Brataj rekomandon kryerjen e tamponit për Covid-19.

Skënder Brataj u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat anti-covid, si dhe të kryejnë vaksinën për t’i shpëtuar komplikacioneve nga variantet e reja të koronavirusit.

Vala tjetër e koronavirusit pritet të vijë para vjeshtës. Ekspertët parashikojnë që deri në fund të gushtit, Europa do të dominohet nga varianti indian delta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje