Në kërkim të vendeve më të freskëta: Në Dardhë, dhjetëra vizitorë “ndjekin” temperaturat e ulëta

11 Korrik 2021, 20:48Sociale TEMA

Fshati turistik i Dardhës, në ditët e verës mbetet një prej mundësive më të mira për t’iu larguar vapës.

Turizmi gjithë stinor funksionon prej vitesh në fshatin malor që njihet për klimën, peizazhin, ajrin e pastër dhe traditat.

Shumë prej banorëve, të cilët janë larguar drejt qendrave urbane, kthehen në shtëpitë e tyre për të kaluar verën, ndërsa të tjerë i drejtohen Dardhës për një fundjave apo edhe vetëm për disa orë.

Infrastruktura e përmirësuar, qetësia, freskia, kulinaria, por edhe kultura behën bashkë në një destinacion të vetëm që vazhdon të tërheqë vëmendjen.

Shëtitjet në rrugët e kalldrëmta të fshatit mes gjelbërimit, krojet me historitë e tyre dhe arkitektura e veçantë, janë ato çfarë ofron fshati për të gjithë ata që duan t’i ikin vapës, zhurmës dhe trafikut të qytetit në fundjavë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje