Nuk mbarojnë lajmet e hidhura për Londrën, ish-kolonia kërkon dëmshpërblimin gjigant

13 Korrik 2021, 22:10Bota TEMA

Nuk mjaftonte finalja e humbur e Europianit, një tjetër “dhimbje koke” po afron për mbretëreshën Elisabeth, dhe kësaj radhe vjen jashtë kontinentit.

Ish-kolonia e saj, Xhamajka, po fillon hapat e para për t’i kërkuar Londrës zyrtare një dëmshpërblim gjigant për të kaluarën e saj dhe skllavërimin e popullsisë.

Ishulli i Karaibeve ka qenë koloni britanike nga viti 1655, kur flota angleze pushtoi ishullin që mbahej nga spanjollët.  Xhamajkës iu rikthye pavarësia vetëm në vitin 1962, edhe pse mbeti pjesë e Commonwealth, me mbretëreshën britanike që formalisht është ende kreu i shtetit.

“Ne shpresojmë që drejtësia të na dëmshpërblejë për padrejtësitë që ata kanë kryer ndaj paraardhësve tanë”, deklaroi ministrja xhamajkane e Kulturës dhe Sportit, Olivia Grange.

Xhamajka në shekullin e 18-të kishte më shumë se 600 mijë skllevër, që punonin forcërisht në plantacione te ndryshme në ishull, por edhe tregtoheshin në vende të tjera.

Edhe pse nuk është zyrtarizuar, kërkesa fillestare e palës xhamajkane do të jetë rreth 10.5 miliardë dollarë që përfaqëson të njëjtën shumë pak a shumë të dëmshpërblimit që Londra i ka dhënë dikur pronarëve të skllevërve, kur skllavëria u cilësua si praktikë e jashtëligjshme.

2 komente në “Nuk mbarojnë lajmet e hidhura për Londrën, ish-kolonia kërkon dëmshpërblimin gjigant”

  1. Hazbiu says:

    Po mor jamajkiane prismi se anglezet do shtrojne kurrizin e do puojne per ju tani?????

  2. Asd says:

    Nese Anglia do te kthente gjithe cka grabitur, do te behej me e varfer se Shqiperia. Shikoni politikanet tane. A nuk jane te pasur ata vetem sepse na kane vjedhur!? Dhe jo vetem kaq, por mendojne se jane edhe me te zgjuar e me te afte.
    Por kur flitet per te drejtat e njeriut, secili ka parasysh vetem mbrojtjen e te drejtave te veta dhe jo te te tjereve. Prandaj eshte e veshtire qe anglezet te kthejne pergjigje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje