Kërkesat e larta për azil të shqiptarëve në BE janë shqetësuese, por nuk duhet të përjashtohen motivet, ku ndër to është edhe sistemi arsimor në vend.
Këtë mendim ndau në studion e A2 Business zv.ministri i Punëve të Jashtme Agron Tare. Sipas tij Shqipëria ka pasur përmirësim të kushteve ekonomike që nga viti ’90 e deri më sot, por shqiptarët emigrojnë për një standard jetese më të mirë.
“Shifrat e larta janë shqetësuese, por nuk përjashtoj motivet. Janë një sërë motivesh që nga viti ‘90 e këtej. Arsyet janë të larmishme, jo thjesht politike. Nga viti ‘90 e deri më sot Shqipëria ka pasur përmirësim të kushteve ekonomike dhe cilësisë së jetës.
Një ndër motivet është që sistemi arsimor nuk është aty ku duhet të jetë. Shqiptarët emigrojnë në vende me standard jetese shumë të lartë si Gjermani, Spanjë e Angli, që çdo lloj qeverisje të ishte nuk do të arrinte në këto vite. Është hyrje-dalje ka shqiptarë që ikin dhe shqiptarë që vijnë”, tha ai.
Duke mos përjashtuar përgjegjësinë e qeverisë dhe klasës politike për largimin masiv të shqiptarëve, Tare shprehet se në vendin tonë sot jetohet më mirë se para 10 vjetësh.
“Klasa politike dhe qeverisja e majtë ka përgjegjësinë e saj. Kemi shumë për të bërë e korrigjuar. Po marr shembull Vlorën që sot ka më shumë punësim. Në pjesën lokale është një qytet që është më mirë për të jetuar se para 10 vjetësh. Qeveria ka pjesën e saj të fajit.
Shkollat e spitalet janë shumë mirë se më përpara. Por janë një sërë arsye familjare, ekonomike, politike dhe nuk duhet të shqetësohemi kaq shumë. Janë fenomene që vijnë. Mbase pas 5 vjetësh do të kthehesh. Unë kam ikur në ‘93 u shkollova dhe u ktheva”, tha Tare.
…..ketij muhabeti i thone te lehesh atje ku ushqehesh…..
Çudi se edhe rojet dhe shoferat kanë nga dy diploma . Edhe në Republikën ideale të Platonit nuk ka shembuj kaq të ndritshëm kulture.
Vetëm arsimi ? Po shëndetësia? Korrupsioni ?
Ne Shqiperi arsimi eshte pertoke fare.Mesues qe paguajne rryshfet per nje vend pune.Drejtore shkollash qe u jepnin urdher mesuesve te conin nxenesit ne mitingjet e partive sidomos te mitingjet e PD.Te gjithe drejtuesit dhe ish drejtuesit e arsimit ne rrethe merrnin dhe marrin para per nje emerim.Cfare brezi do edukojne ata mesues qe blejne vendin e punes???
Tare nxenes I dobet ke Qemal Stafa….dhe ne futboll nuk qullosi gje…I rrofte Edi…ne Shqiperi cedon cdo gje jo vetem arsimin o Tarke……
Çish thue bre Tare !!!!!????
Ne kemi numrin e Universiteteve me larte per numer popullsie.
Ike ore ndyresire e klikes hajdute.Shqiptaret e dine pse e braktisin vendin e mutit!Se NUK BEHET ME!