"Shefe s'e bëj dot por ta rregulloj specialiste", zbardhen detaje nga dosja e ish-zv.ministres: Nga 1 mijë euro, dhuratë një arkë peshk dhe një telefon

14 Korrik 2021, 14:25Kronika TEMA

Zbardhen të tjera detaje nga dosja e SPAK për ish-zv.ministren e Brendshme Rovena Voda, ndaj të cilës u vendos dje arrest për akuzën e “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm”.

Dyshohet se ajo ka marrë ryshfet nga dy shtetase, Florida Beu dhe Majlinda Hasani kundrejt emërimeve të tyre në detyrë.

Një hetim i nisur ka nisur në 2019-ën për një tjetër çështje ku ka rënë në përgjim avokatja Majlinda Hasani, e cila ushtron profesionin në Durrës. Në 13 shkurt 2020 avokatja, Florida Beu dhe Rovena Voda zhvillojnë një takim me njëra-tjetrën.

Mësohet se Beu i ka kërkuar nga zëvendësministrja që ta favorizojë për t’u punësuar. Voda ka thënë se “shefe nuk e bën dot, por mund ta rregullojë si specialiste”.  Rovena Voda ka telefonuar një person në Departamentin e Administratës Publike, duke i thënë se do ta rregullojë specialiste.

Majlinda ka folur me Floridën dhe sipas Prokurorisë i kanë dhënë shumën prej 1 mijë eurosh të futur në një zarf. Pas këtij momenti, Florida i thotë Majlindës: “më ngeli mendja mos duheshin më shumë para. Se të paktën të na fuste në një vend të mirë”.

Pas këtij momenti Majlinda dëgjohet duke thënë se “leku e hedh ujin përpjet”, e se “tani Rovena na përgjigjet menjëherë”.

Në 28 shkurt 2020, tre gratë janë takuar dhe Florida Beu ka aplikuar në 11 vende punë të hapura në Ministri. Florida ka telefonuar nënën e saj dhe i ka thënë “me lekët që do më sjell Gerti do i jap diçka asaj Rovenës që e ndjej si detyrim”

Takimi tretë është filmuar dhe është zhvilluar në Portin e Durrësit, ku ka marrë si dhuratë edhe një arkë peshk. Nga ana tjetër dyshohet sipas SPAK që Rovena ka marr dhe një aparat telefon. Sipas verifikimeve, Florida Beu, nuk u shpall fituese në asnjë nga vendet ku aplikoi.

10 komente në ““Shefe s’e bëj dot por ta rregulloj specialiste”, zbardhen detaje nga dosja e ish-zv.ministres: Nga 1 mijë euro, dhuratë një arkë peshk dhe një telefon”

  1. Kjo eshte qesharake por edhe ku del qarte Hipokrizia e byzhqimlliku i Spak .
    Bordellua e Drejtesise tallet me shqiptaret sepse Shtet legeni ka tradhetuar interesat e ktij populli
    dhe eshte njesh me Kasten e Mafiozeve Politike- Drejtesi-Medie ,
    sepse dijne mir ,se shqiptaret jane populli me i paorganizuar e hajvan mejhanesh
    dhe nuk regojne asnjiher sikur ti lesh me hinger edhe bar?

  2. Kjo eshte qesharake por edhe ku del qarte Hipokrizia e bythqimlliku i Spak .
    Bordellua e Drejtesise tallet me shqiptaret sepse Shtet legeni ka tradhetuar interesat e ktij populli
    dhe eshte njesh me Kasten e Mafiozeve Politike- Drejtesi-Medie ,
    sepse dijne mir ,se shqiptaret jane populli me i paorganizuar e hajvan mejhanesh
    dhe nuk regojne asnjiher sikur ti lesh me honger edhe bar?

  3. SPAK says:

    Cfare fetyre kjo plehja me detyre zv. Ministre. Detyra e larte duhej te bente qdo qytetar shqiptar krenar dhe te sherbente me devotshmeri por kjo fetyr-derrja mendonte per tu pasuruar. Ptu njeri i neveritshem.

  4. Zoni ijes says:

    Sllavoda druzhe, dhe grat hajdute ka lezet, grida duma (suma) shiti 4 here nje apartament, vrau dhe artan sannton dhe ben sfilat para pd
    Spak del nga pd se keni material me shumic
    Kete Vodon ma siguroni mire.

  5. Taruba says:

    Hahaha. Keta sikur marrin hak per prokuroret dhe gjykatesit e fshire nga Vetingu. Keta plehra kane marre jo nje arke me peshk por tonelata me peshk dhe mijra euro. Hajde aksion hajde.

  6. Bujar Kanapari says:

    1000 Euro ne kete rast per nje vend pune, nuk mund te merren ne konsiderate si ryshfet por si bakshish.
    Me sa kuptoj, ketu behet fjale per nje person qe e njeh, per nje mikeshe qe deshiron ti besh nje nder duke e punesuar dhe 1000 Euro ne kete rast jane bakshish dhe jo ryshfet.
    Nuk mund te shkosh ne burg per cdo thyerje ligji.

  7. ilir says:

    Spak , ironi? Nje arke me peshk?! Ju keni vilat e Rames, Metes. Bashes ,Mediut, Saliut…fuck you bitches..historia e Bullgarise po perseritet ne Shqiperi…

  8. Pal Kuka says:

    Zero me xhufkë. Mori 1000 euro,një arkë me peshk dhe një telefon për një vend pune. Kandidatja aplikoj për 11 pozicione dhe nuk fitoj në asnjë. Qesharake ku është ndikimi i pakligjshëm këtu. Nuk është kaq e lehtë të ndikosh komitetin e pranimit në DAP…

    t e pranimimit

  9. rexha 10 says:

    PASTAJE KETIJE TE GJATIT TONE JA KANE FAJIN POLICIA.
    C’FARE LIGJI E THOTE QE ZV MINISTRJAE MB TE KERKOJE NJE ARKE PESHKE ,SEPSE NUKE I DELE NJE PESHKE ,DHE 1000 EURA KU VETEM NE NJE XHEPE MINISTRAT ,APO DEPUTETET I GJENE TE MBUSHURA ME 10 000 EURA.

  10. E shkreta says:

    Po peshkun ç’e deshi, xhanëm?! Mos ka qenë Peshku i Artë i përrallës?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje