Vajza e madhe 24 vjeçe dhe e vogla 2, historia e "pazakontë" e moderatores së njohur shqiptare

14 Korrik 2021, 19:31Lifestyle TEMA
Vajza e madhe 24 vjeçe dhe e vogla 2, historia e

Moderatorja e “E ardhmja është vajzë”, Ermira Çausholli është nënë e katër vajzave. Më e vogla është dy vjeçe, ndërsa më e madhja është 24. Kjo diferencë ka habitur dhe publikun, edhe Ermira nuk ka nguruar ta konsideroj si një bekim shumë të madh këtë rastësi.

E ftuar në Edicionin Informativ, moderatorja ka rrëfyer reagimin e vajzave për shtatzëninë e katërt.

Ajo është një nga pjesëtarët më të gëzuar të familjes ditën që unë paralajmërova shtatzëninë e katërt. Gjithashtu edhe vajzat e tjera, po ishin më të vogla dhe e shijonin akoma edhe më si fëmijë pjesën e ardhjes në jetë të një motre”.

E pyetur nëse donte një djalë pas tre vajzave, ajo tha se ishte paplanifikuar dhe nuk i ka thënë jo.

“Jo jo, erdhi rastësisht, ishte e paplanifikuar. Aq më tepër edhe vajzat dhe im shoq në momentin që morën shtatzëninë thanë: ‘Bëje edhe këtë vajzë se jemi mirë mes vajzash’. Ai padiskutim se është i përkëdheluri i familjes dhe vajzat kërkuan një motër. Erdhi rastësisht, unë nuk i kam thënë jo asnjë shtatzënie në momentin që më ka ndodhur”.

5 komente në “Vajza e madhe 24 vjeçe dhe e vogla 2, historia e “pazakontë” e moderatores së njohur shqiptare”

  1. Rrespekt ... says:

    Ti ket me jete ,
    Duket qarte qe jane njerez te mire ,femijet vajzat te mrekullushme , jete te lumtur
    Sigurishte qe shqiptaret e kan te theksuar ate se duan patjeter nji Trashgimtare ,nji cun ne familje ,
    por femijet nuk behen me porosi dhe si djal si vajze jane femije ,per prindrin s’ka dallim
    vajzat jane te mrekullueshme ,cdo femije eshte nji dhurate e Zotit prandaj gezoini e edukoini me kulturen e duhur
    kjo ka nji rendesi te vecante sot per femijet .
    S’ka gje me te bukur kur ben femije me ate qe do dhe te do sepse femijet e jetojn gjithcka gje e cila dallohet
    qarte edhe ne syte e ktyre vajzave te mrekullueshme .
    Jete te lumtur familjes se bukur?

  2. 1 maj says:

    E kujt i intereson????

  3. Martin says:

    Jeni te lumtur me 4 vajza, mos kerkoni tjeter, se perseri te pesten vajze do ta keni…

    1. Qinani says:

      E pesta e vërtesta,prandaj jepi pa frena se çun shqipe me krena e ke..

  4. Arber iliri says:

    Qofsh e lumtur e plot shendet me te anetaret e families.Zoti vertet te ka bekuar.Respekte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje