Nga Chris Cillizza
Ditët e fundit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë ishin një kaos total, teksa në Kongres demokratët kishin ndërmarrë nismën e dytë për shkarkimin e tij për veprimet dhe mosveprimet e Presidentit gjatë trazirave të 6 janarit në Capitol.
Pak ditë para se të shndërrohej në ish-Presidenti, Trump po shfrytëzonte kohën e mbetur për të shpërblyer besnikët e tij gjatë mandatit 4-vjeçar në krye të SHBA.
Sërish, edhe mes atyre ditëve të fundit të egra, kishte një ndjesi se sado të këqija të dukeshin ato ngjarje që u panë për publikun, jashtë syrit të tij dhe pas dyerve të pushtetit ishte akoma më keq. Këto nuk do të ishin bërë publike, para se Trump të largohej nga ajo zyrë dhe gazetarët të rrëmonin.
Kjo na sjell te e marta, kur dolën në shitje dy libra të shumëpritur, ai i Michael Bender “Frankly, We Did Win This Election” (Sinqerisht, zgjedhjet i fituam) dhe ai i Mcihael Wolff “Landslide” (Rrëshkitja) dhe një libër i tretë, “I Alone Can Fix It” (Vetëm unë mund t’i rregulloj gjërat) nga Carol Leonnig dhe Philip Rucker pritet që të dalin brenda javës.
Që të tre librat fokusohen te viti i fundit i Trump në zyrë dhe që të tre përfaqësojnë përshkrimin tmerrues të panoramës së Presidentit, i konsumuar nga urrjejta personale dhe i pagatshëm për të konsideruar limitet që paraardhësit e tij i kishin vënë vetes në atë zyrë.
Historitë që kanë dalë në sipërfaqe tregojnë një panoramë të frikshme. Trump që kërkonte ekzekutimin e kujtdo që kishte nxjerrë lajmin se ai ishte strehuar në bunkerin e Shtëpisë së Bardhë teksa protestuesit e “Black Lives Matter” marshonin në rrugën e Uashingtonit pas vrasjes së George Floyd në maj të 2020. Reagimi shpërthyes ku Arizona votoi Joe Biden. Tërbimi ndaj ish-kryeprokurorit Bill Barr për akuzat imagjinare të mashtrimit në zgjedhje. Një përplasje me tone të larta me shefin e shtabit, Gjeneral Mark Milley mbi përgjigjen e dhur ndaj protestave të BLM-së që kishin shpërthyer në të gjithë vendin në verën e 2020-s.
Ka edhe histori të tjera që kanë dalë nga këta libra dhe të tjera që lexuesit dhe gazetarët do të zbulojnë sapo të marrin në dorë këta libra, duke qenë në gjendje që të bëjnë vetë kërkimet për atë që ka ndodhur në ditët e fundit të Donald Trump si President i SHBA.
Të gjitha këto histori përfaqësojnë një problem të madh: Po, çdonjëra prej tyre është tmerruese, por kur natyra e lajmeve është ciklike e tillë është. Edhe kur po shkruaja këtë artikull, po hasja në vështirësi që të kujtoja ato ndodhi që dolën nga librat veç e veç.
Ndodhitë e dalë prej këtyre librave nxitën padurim, por më shumë edhe marketing dhe shitjet para se të botoheshin librat. Ndodhi të tilla zakonisht janë të shkurtra, shfaqen një moment në universin politik, gëzojnë famën e tyre dhe më pas zhduken në masën e madhe të lajmeve që konsumohen.
Faktikisht, me rëndësi është që të mos kapemi pas një historie të veçantë, që ka apo do të dalë prej atyre librave, por në vend të kësaj duhet të bëjmë një hap pas dhe të shohim realitetin e panoramës së madhe të shfaqur këtu…dhe ky është realiteti:
Përballë një krize shëndetësore që ndodh një herë në shekull, Donald Trump jo vetëm që keqmenaxhoi mësimet bazike, si testimet dhe maskat, por punoi me zell që të minojë besimin e publikut te doktorët, epidemiologët dhe ekspertët e shëndetit publik, që po përpiqeshin që të mban amerikanët të sigurtë.
Në pamundësi për të pranuar humbjen e zgjedhjeve, Trump tentoi të përdorë fuqitë që i jepte zyra, përfshirë këtu edhe Departamentin e Drejtësisë, në përpjekje për të gjetur provat imagjinare të mashtrimit. Krijoi mjedisin në të cilin besuan një pjesë e mirë e amerikanëve, që zgjedhjet ishin një gënjeshtër e madhe dhe nxiti dhunën më 6 janar.
Trump, që gjatë të gjithë fushatës përsëriste se kishte bërë më shumë për afro-amerikanët se çdo president tjetër në historinë e SHBA, që prej Abraham Lincoln, dështoi që të kuptojë objektivin e protestave të Black Lives Matter. Ai i pa këto protesta si asgjë më shumë se sa revolta kundër tij dhe u përpoq të përdorë ushtrinë në shtetet ku këto protesta ishin më masive.
Ky është totali, një njeri i padenjë për Presidencën. Kjo nuk është një deklaratë e njëanshme, është një deklaratë e bazuar në fakte mbi portretin e qartë të njeriut dhe mënyrës se si u soll ai teksa ndodhej në zyrën më të pushtetshme në botë. Një njeri që me paaftësinë për të kuptuar rëndësinë e shenjtërinë zyrës që mbante dhe kërcënoi me shkatërrimin e kësaj shenjtërie për ata ata që do t’i besonin. Një njeri që ishte, pa më të voglin dyshim një rrezik aktiv për çdo amerikan, pavarësisht nëse ishte kundërshtar, apo mbështetës i tij.
Kjo duhet marrë nga këta libra. Ky është pylli mes pemëve dhe kjo është e vërteta që votuesit duhet ta dëgjojnë nëse Trump përpiqet të rifitojë Presidencën në vitin 2024.
CNN-Shqip
RREZIK PER AMERIKEN ESHTE KY KUKULLA BIDEN QE E KOMANDOJNE EKSTREMISTET E MAJTE O LEGEN GAZETAR.E SHEF QE GJITHNJE I JAPIN NJE COPE LETER NE DORE QE MEZI E LEXON DHE E HEQIN NGA PUBLIKU PERNJEHERE SE MOS I BEJNE NDONJE PYETJE TUTKUNIT DHE KEPUT BUDALLALLEQE.
Pupupu sa Rr K qe je tii mor Ben!!!!!!!!! te ka kap muti materien cerebrale ty.Njers si ty perfundojne ne grop te halese,
ekstremistet e majte !!!!!!!! E zoti i madh c’mban kjo toke!!!!!
E moret vesh ju zorraxhinjte arnaute apo jua njoftoi Zeri i Popullit.
@Kalec dega
Jo me njoftoi gopi i sat ….
More ben,hu gardhi do ngelesh gjithenje? Eh i mjeri ti per mendjen qe te ka lene.
Me kujtoj nje dhe ish Presitent ne Shqiperi.
mjafton te lexosh se kush e ka prodhuar lajmin (cnn) per te kuptuar se sa i vertete qe eshte.
Ate qe CNN i referohet si nje perbindesh mbi baze genjeshtrash te bera liber nga njerez te orkestruar qe kishin 0 lidhje me presidentin Trump. Eshte ironike por nuk mund te mohohet qe e votuan 75 milion duke e bere presidentin me te votuar ne historine Amerikane.
Se fundi keto artikuj e kane cuar CNN ne kete pike sa renia drastike ne shikueshmeri ka sjelle pushime masive nga puna.
O beni halelaresi , akoma nukte ka dale ilaci i Trump o debil? shko laj mire halete se ngele pa buke! je mize kali ne bythe te USA
Virusi Berishian sa vjen e behet me i rrezikshem ne bote, padyshim qe duhet punuar per gjetjen e vaksines sepse godet ne tru me simptoma te theksuara psikopatie te pasherueshme qe solli pasoja te pallogaritshme per nje vend te madh si Amerika dhe boten mbare, si ne rastin Tramp.
Un kam një tru shumë te bukur, trurin më të bukur që egziston, e thonë të gjithë.
Virusi do zhduket si me magji, do ta shikoni.
Un i fitova zgjedhjet, e thonë të gjithë, bile dhe Evi Kokpalari.
Un mund ta shikoj diellin pa syze gjat eklipsit se jam idiot dhe idiotëve nuk u bën gjë drita.
Kam një xhaxha un, e quajn Xhon Tramp, ai ësht shkencëtari më i madh i të gjitha kohërave, edhe un atij i ngjaj, e thonë të gjithë.
Ata që janë vrar në luftë ose janë kapur janë budallenj.
Gjermanët janë njerëz të tmerrshëm (edhe un gjerman jam)
Un e munda virusin, jam shumë i fort ndoshta edhe imun, një forcë e natyrës.
Un besoj në zot, paçka se nuk e di nga hapet bibla dhe e mbaj kokposhtë.
Por sa të ketë budallenj në këtë botë, un nuk e çaj kokën. Në Amerik jemi 75 milion idiote që besojm në teori konspirative dhe së shpejti do bëhemi shumicë.
Fiks fare !!!
Ke harruar vetem te shtosh kur tha qe per te zhdukur virusin , duhet te injektoni veten me zbardhues ose me rreze ultra violet. Qe la me goje hapur edhe mjeket ne konference shtypi. Ai eshte ne egomaniak i tejskajshem. Ishalla nuk rikandidon ne 2024 e te fitoje.
Botohen libra per te shitur me geneshtra. Nuk e kuptoj perse Tema ka qene gjithmone e gatshme t’i botoje keto pacavure. Trump si cdo njeri ka problemet e tin, por si dikush qe u zgjodh direkt nga populli dhe jo nga rrethi ku ben pjese elita u be armiku i tyre.
Asnje nuk eshte perfect dhe Trump nuk duhet te ishte president por ndodhi u zgjodhi…, per kete duhet te digjet America dhe te ndryshoje historia..!!!??? Kjo eshte ajo qe po e rizgjon ndjenjen e nacionalizmit kombetar Americen kunder nje elite te korruptuar qe per pushtet dhe para duan t’a transformojne Americen ne nje vend te botes se trete….!!!
Cillizza ha buke ne TV ultraliberale CNN, mjeshter e manipulimit publike.
Trump sa here e degjoja me kujtonte Berishen ne nivelin amerikan te politikes. Nuk ke nevoje te shikosh CNN apo kanale te tjera qe te kuptosh se kush eshte Trump. Degjo c’fare thote te kuptosh sa bosh, megalloman, idiot dhe i keq, por per me teper sa i rrezikshem me genjeshtrat dhe ligesine e tij ai eshte. Eshte ai qe i ka vene te bardhet ne Amerike ne pozicionin e veshtire te konsumimit te genjeshtrave skandaloze.
Je i bardhe apo erudit nga “Black-Life -Matters” qe po i vene flaken Ameirkes dhe po te lihen shume shpejt Amerika do te kthehet ne nje vend te botes se trete.
Do prova? Ndiq lajmet nga Afrika e jugut qe me pare ishte nje nga vendet me teknologjine dhe industrine me te te perparuar (qe ne vitet 70, shume kohe para Izraelit, kishte prodhuar jo vetem bonmbe atomike por edhe termonukleare.
Sot nuk kane buke te hane dhe ngelen duke shkaterruar dyqanet dhe infrastrukturen e vendit.
Sten,
Pak rendesi ka c’fare jam une, por ky artikull eshte per Trump dhe aty u perqendrova. Trump pavaresisht se ishte pjese e elites te New York (mik dhe vasal i shume politikaneve), kishte rastin te bente ndryshim ne Amerike. Por ai deshtoi kryesisht per hir te karakterit te te tij. Ai nuk humbi per ato qe beri apo nuk beri, por shumica e urreu dhe dha verdiktin
Por mos harro se shumica dermuese e te bardheve i dhane atij 75 milion vota (me shume se cdo kandidati te meparshem duke perjashtuar Bidenin qe fitoi me shume duke marre 90% te votave te zezakeve, hispanikeve aziatikeve, ababeve etj (i ke pare si nderpriteshin numerimet e votave nga 4 ore ne Pennsylvania, Wisconsin, Michigan, Georgia etj per shkak te “nder[prerjes se korentit e te ujit?).
Nuk me bere ndonje koment per shkaqet e renies katastrofale te nje vendi te superzhvilluar si Afrika e jugut.
Sten,
Faleminderit per pergjigjen, por me aq sa di une popullsia e bardhe perben shumicen rreth 235 milion. Po te mos votonte nje pjese e konsiderueshme e tyre Biden s’do ishte president. Mos harro qe shume republicane voten per Biden, sic votuan shume latino apo te zinj per Trump. Ato ishin me shume zgjedhje individi sesa politike. Sa per Afriken e jugut kam nja dy miq nga ai vend dhe kur te hapi Tema ndonje debat per kete une mund te jem me mire i informuar. Tani nuk komentoj dot.
Hahahaha, Trampi miliarder nuk esht pjese e elitave!!!!????
Sa qorr mund të jet njeriu që nuk shikon gjërat para syve?
Dhe sa për dieni, në Amerikë presidentët zgjidhen nga populli, jo vetëm Trapi.
Ketyre te shushaturve nuk ju del ilaci nacionalist ( keta qe shkruajne jane kokrrat e plehrave , emigrante pa nje gram shkolle) jane budallenj dhe nuk shofin sjellejet e Trap/trumpit, po ju pelqeu se ju dha ca dollare pa punuar, kaq shkon llogjika e tyre. Edhe pa breke te dale trumpi, eshte me kostum do thone miopet e ketij shekulli qe kan mesuar te shkruajne ne telefona.
1- Mbas dy vjet hetimesh, per agjent te Ruseve, doli qe dosja e akuzes ishte e fallsifikuar nga demokratet.
2- Per impeachmentin e pare te Trump doli qe djali i Bidenit punonte ne boardin e kompanise se naftes ne Ukrahine pa asnje lloj eksperience. Dhe Biden shkarkoi prokurorin qe po hetonte kompanine e djalit te tij.
3- Per impeachement e dyte nuk ka asnje fakt qe u nxit nga Trump, thjesht doli nga dora. Trump ka bere me qindra mitingje te gjithe paqesore, dhuna, vjedhjet dhe shkaterrimet vijne vetem nga e majta…… Antifa dhe BLM kane vjedhur dhe djegur me dhjetra qytete.
4 – Ne nje konte te Arizones Maricopa po rinumerohen votat dhe deri tani duken te manipuluara nga e majta se shpejti del rezultati.
Nuk dua te zgjatem shume se ka plote te tjera . …..Gazeta Tema per dijeni, keto jane shkrime te ekstremit te majte – qe ka 5 vjet qe prodhon vetem vrer, urrejtje dhe shkaterrim…..