PERGJIMET/ Avokatja që do punësohej: Rovena më tha mjafton të fus këmbët në Ministri, se pastaj më rrisin në detyrë

15 Korrik 2021, 11:32Kronika TEMA

Të tjera përgjime të SPAk kanë dalë në dritë në lidhje me ish-zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda, për të cilën GJKKO vendosi masën e sigurisë në mungesë ‘arrest me burg’, e akuzuar për korrupsion, pasi i ka marrë 2 mijë euro avokates Florida Beu, për punësimin e saj në Ministrinë e Brendshme.

Në dosjen e përgjimeve, të siguruar nga gazetari i “Report Tv”, Arsen Rusta, del edhe një bisedë që Beu ka zhvilluar me nënë e saj, ku i thotë se Voda i kishte siguruar se mjaftonte të ‘fuste këmbën’ në Ministri, pasi më pas do të rritej në detyrë.

Përgjimi:

Florida: Me ato leket që do më sjelle Gerti do ti blej naj gjë asaj Rovenës, që të paktën ta ndjejë nje cike si detyrim ajo.

E ëma: Ishalla o zot i madh, dritë ja bëftë edhe asaj zoti.

Florida: I tha pa merak i tha se kjo do ta shpërblej, njeqind here i tha hajde të dalim për darkë, e andej e këndej, e kemi lënë të enjten.

E ëma: Po çfarë është kjo tani?

Florida: Zëvendësministre.

E ëma: Tani ca pike synimi ke ti që të fusi aty?

Florida: Në ministri.

E ëma: Po cca me u bë? Nuk mund të pyesja dot në telefon unë edhe kështu nuk u ulëm të bënim pak muhabet.

Florida: Mjafton të futem se ajo tha, i tha Majlinda unë dua nje vend të mirë për këtë ajo i tha unë direkt për shefe nuk e fus dot po do ta fus specialiste i tha

E ëma: Ty të pëlqen kjo? Florida: Po po mami se futesh në ministri është gjë e madhe të futesh në ministri dhe me Dap. me Dap është ajo që të regjistron, futesh me provim ti bën provimin pyetjet ti jep se do ti jap kafen unë, ajo Albana që mori ajo në telefon edhe po u fute aty pastaj se atë tha dhe ajo Rovena mjafton të fusi këmbët se pastaj pas një viti e rrisim në post po vetëm të futet

2 komente në “PERGJIMET/ Avokatja që do punësohej: Rovena më tha mjafton të fus këmbët në Ministri, se pastaj më rrisin në detyrë”

  1. Lulezimi says:

    Kjo avokatja me mbiemrin e plote a te pjesshem Beu….beu duhet te jete nje prestanome e dikujt qe e deshte si spiune ne Ministri e per kete ju dhe Vodës nje “peshqesh”…
    Me kete merruni… te kapni Peshkaqenin ne Durres

  2. Shkërdhatokracia says:

    Po kjo “Albana”…mos është gjë ajo drejtoresha e tepsisë së adm publike…..
    Personazh mjaft emblematik, mjafton të të imagjinosh masakrën që është bërë me emërimet, majtas e djathtas aq sa dhe “qytetari dixhital” nuk ka guxuar ta përmënd( Luli jo e jo).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje