Peter R. de Vries, një nga reporterët më të njohur të kronikës së zezë në Holandë, ka ndërruar jetë një javë pasi u qëllua në kokë me armë zjarri në qendër të Amsterdamit.
De Vries mbeti i plagosur në gjendje të rëndë shëndetësore dhe pavarësisht përpjekjes prej një jave të mjekëve për të mbajtur në jetë, ai është konfirmuar i vdekur këtë të enjte. Ndërkohë, policia ka ndaluar 3 persona për këtë ngjarje, mes të cilëve mendohet se është edhe autori.
Gazetari De Vries fitoi çmimin ndërkombëtar Emmy në vitin 2008 për punën e tij në hetimin e zhdukjes së adoleshentes amerikane, Natalee Holloway, në Aruba.
Kryeministri holandez, Mark Rutte, e quajti sulmin “tronditës dhe të pakuptueshëm. Ishte një sulm ndaj një gazetari të guximshëm dhe gjithashtu një sulm ndaj shtypit të lirë që është kaq thelbësorë për demokracinë tonë”.
Shpresojme qe mos t na zgjatohen neguciatat prap, hajt
Kryeministri hollandez e quajti sulmin ” tronditës e të pa kuptueshëm ” .
Hajde kryeministër adoleshent hajde .
Kush të heq qafe ashtu kot për qejf, për pa me i prek në mënyrë tepër të rrezikshme interesat .
Më bën habi diçka . Ky ishte prej shumë e shumë vite gazetar investigativ . Nuk paska patur nuhatje , apo ja pat dobësu COVID-i, për mos e çu punën deri aty ku dihet, që rrezikon shumë .
A thu po i ndalonte njeri bukën , po ta vazhdonte ashtu lehtë e lehtë . Me lehtë e lehtë , do kishte nja 100 vjet jetë .
Sorry .
Ta nxjerrin Hollandën jashtë BE-së. Nuk përmbush kushtet. Ka mangësi në mbrojtjen e gazetarëve investigativë. Qeveri e lidhur me krimin.