FOTO/ Përmbytjet masive në Gjermani, shkon në 19 numri i viktimave

15 Korrik 2021, 13:58Bota TEMA
FOTO/ Përmbytjet masive në Gjermani, shkon në 19 numri i

Ka shkuar në 19 numri i personave që kanë humbur jetën pas reshjeve të dendura të shiut në perëndim të Gjermanisë , teksa dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur. Mes viktimave janë edhe dy zjarrfikës, të cilët kanë humbur jetën gjatë operacionit të shpëtimit.

Vërshimet në perëndim të Gjermanisë kanë shkaktuar dëme në prona, mbyllje të autostradave dhe evakuime brenda natës. Sakaq, një numër i madh i shtëpive në qytezën Schuld rrezikojnë të dëmtohen, kanë njoftuar më tej autoritetet.

Në vendet e prekura është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, ndërsa situata mbetet ende serioze dhe kritike. Transporti hekurudhor dhe rrugor  është ndërprerë në disa rajone të populluara të vendit.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje