Në Zelandën e Re “do të zhduken” cigaret deri në vitin 2025.
Qeveria progresive e Jacinda Ardern dëshiron të eliminojë zakonin e pirjes së duhanit.
Nisma është befasuese, unike në botë, që synon mbrojtjen efektive të shëndetit, pasi gjysmë milioni banorë të Zelandës së Re janë duhanpirës. Propozimet janë:
Të lindurit pas vitit 2004 nuk do të lejohen të blejnë cigare. Kjo për të “shpëtuar” brezat e rinj nga kjo varësi dhe do të ishte hera e parë që do të bëhej një gjë e tillë në botë.
Mosha në të cilën do të lejohet pirja e cigares do të jetë më e lartë.
Do të limitohen dyqanet e shitjes së cigares
Do të zvogëlohet sasia e nikotinës në cigare. (positizie.it)