Aktivistët e Aleancës për Teatrin distancohen nga sulmi i ndërmarrë ndaj ambasadorit Soreca: Janë veprime të kryera për interesa personale

16 Korrik 2021, 13:44Sociale TEMA

Një numër aktivistësh të cilët komunikojnë përmes faqes “Ne Jemi Teatri” kanë bërë një deklaratë ku distancohen nga veprimet e fundit të bëra nga aktivistë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit por që kanë përdorur emrin e këtij grupimi dhe jo emrin personal.

Në një deklaratë për median, të premten, aktivistët sqarojnë se:

“Aleanca për Teatrin nuk funksionon më prej disa muajsh. Grupime të ndryshme nga kjo Aleanca vendosën të ndahen dhe të ndjekin drejtime të ndryshme.

Veprimet e kryera duke përdorur logon e Aleancës janë veprime të kryera për interesa personale dhe jo për interes të Aleancës.

Çdo akt dhe aksion, formal dhe informal, që kryhet duke përdorur logon e Aleancës, përfaqëson vullnetin e aktivistëve nominalë, që veprojnë në të drejtën e tyre, por jo të Aleancës.

Ky ka qenë dhe vullneti i përbashkët, që për veprime pa konsesus të gjerë, gjithsecili të veprojë në emër të vetes dhe grupimit por jo në emër të Aleancës.

Aleancën nuk mund ta futësh në xhep e ta tundësh kudo ku shkon, sepse minimalisht është fyerje ndaj kontribuesve, zërave të dhjetëra qytetarëve aktivistë të angazhuar në këtë kauzë dhe mijëra qytetarëve që e kanë mbështetur atë në shesh ose në distancë.

Beteja është kundër pushtetit, por dhe kundër atyre që duan ta ngushtojnë përpjekjen e përbashkët qytetare në hullitë e hesapeve politike dhe qëllimeve individuale të paqarta. Partitizimi ka qenë fatal për Teatrin”, shkruhet në deklaratën e tyre”, thuan ndër të tjera aktivistët në deklaratën e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje