Dy leximet e zhdrejta të PD për qarqet dhe fajin e humbjes

16 Korrik 2021, 09:30Politika TEMA

Kryesia e PD-së shqyrtoi me mbledhje të mbyllura analizën e rezultatit të zgjedhjeve për cdo qark. Paraprakisht anëtarëve të kryesisë u është paraqitur një paketë përmbledhëse me 13 pika ku dominon lënia e fajit për shkaqet e humbjes tek pala tjetër kundërshtare, edhe pse PD mori vetëm 59 mandate në zgjedhjet e 25 Prillit.

PD konsideron rritje të saj, por duke e krahasuar veten me rezultatin më të keq që ka marrë ndonjëherë me atë të zgjedhjeve të vitit 2017.

Në këtë  analizë e zbërthyer me tej edhe në një broshurë të vecante me tabela, vihen re ndër radhë pritshmëritë e PD-së për qarqet, ku për hir të së vërtetës dallon nëpër të edhe situata të ndryshme nga ajo e terrenit, sic është rasti i Elbasanit, ku PD-ja e ka qarkuar si qark me rezultatin më pozitiv në një kohë kur diferenca aty mes PD-së dhe PS në favor të kësaj të fundit është 28.346 vota. Drejtues politik i PD-së për Elbasanin ishte Gazment Bardhi.

Rasti tjetër është qarku Lezhe, ku PD-ja e ka radhitur tek qarqet me projeksionin minimal  të mandateve. Ndërkohë aty PD-ja  ka marrë rezultatin më të mirë të saj në vota (33.9898) më e madhja se votat në zgjedhjet e 2009, 2013 dhe 2017…

PD përfaqësohet në Kuvend me katër mandate nga Lezha.

E njëjta situatë edhe për Shkodrën e rrethuar si qark i dobet. Zgjedhjet e fundit parlamentare ajo ne fakt u rrit në vota edhe pse mbeti në kufijtë e 5 mandateve në Kuvend ashtu si edhe tre zgjedhjet e fundit parlamentare. Ndërkohë PD ka vlerësuar maksimalisht qarkun Dibër.

Në të vërtetë Dibra sipas të dhënave të gazeta “Si” për PD-në shënon rezultatin më të dobët se zgjedhjet e 2013 dhe 2009-ës Në mandate ajo mundi të rikuperojë me sforco një mandat më shumë nga zgjedhjet e 2017-ës kur mori vetëm 2 mandate.

Durrësi dhe Korca janë dy qarqet e tjera të rrethuara nga PD-ja me projeksion minimal. Por sipas të dhënave të gazeta “Si”, PD ne Korce ka rezultatin më të mirë në mandate në zgjedhjet e 2009-ës (6 mandate), në zgjedhjet  e 2013 merr 5 mandate, 2017 4 mandate për tu rikuperuar në 5 zgjedhjet e fundit.

PD-ja ne ate qark ka rezultatin më të mirë në vota se në tr zgjedhjet e fundit parlamentare, edhe pse mbetet ende larg në vota me zgjedhjet e 2009-ës kur mori 56.303 vota.

Edhe në Durrës PD-ja nga ana e saj shënon rezultatin e saj më të mirë ndër vite, edhe pse zgjedhjet e fundit ajo nuk u rrit si me ritmin e PS duke u përfaqësuar me 6 mandate në Kuvendin e ardhshëm./ N.P

2 komente në “Dy leximet e zhdrejta të PD për qarqet dhe fajin e humbjes”

  1. bash ky Dordolec Komik
    vetem ca idiote mundet ti besonin Parti Politike ktij idioti
    kamarjeri ordiner dhe shkerdhate te lindur qe vetem me e ushkerdhy me te huajt kunder shqiperise
    di te bej
    gjithcka tjeter pastaj eshte Tollumbace fry me Pordh si surrati vet

  2. shqip says:

    Është perceptim matematikor. 7×7=42. Këta nuk dalin dot nga bunkeri. Ditën që Rama u bë km , zoti i tha : ti do vuash në punë, aty do ngordhesh në krye.m. Budallenjtë do ti lë të besojnë se gomari fluturon vërtetë. Tani se ç’analize do bëjë Spahoja ju a le juve imagjinaten. Konkretisht Spaho thotë në mbledhje të kryesisë : unë kaq e pata synimin, 5 deputetë. Dhe në fakt aq morì. Po pastaj pse thua që zgjedhjet u vodhën ? Të njëjtën gjë bëjnë me Griden, Paloken e të tjerë vegjetariane që hane barishte Shqupi. Po ç’mund të presësh nga primitivë që, sa herë që humbasin thonë ” kemi fituar”. ” Votat janë aty. Populli foli me votë. Tani të presim me durim që kjo qeveri të thyejë qafen. Kjo është taktike e rilindjes. Në fillim numërohen votat e socialistëve, në mënyrë që të ulin vigjilencën e komisiinereve tanë. Ne kemi marrë një ortek me vota, kini durim. Me ne fund Edvin mafisë i erdhi fundi. Sot është një ditë e qetë, dhe kështu do përfundojë deri në fund kur të shpallet fitorja e atij që i takon, (LSI pa dyshim). ” Doni më analiza ( për Belulin)? Lexoni RD apo 55, kështu do bindeni që Lyl-i ka fituar ???.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje