Pas përmbytjeve në perëndim të Gjermanisë, raportohet se grabitësit kanë nisur të vjedhin në shtëpitë e dyqanet e braktisura. Policia ka shtuar sot patrullimet në zonat e shkatërrimeve katastrofike, ku njerëzit ishin detyruar të largoheshin për të shpëtuar jetën, mes përmbytjeve më të rënda që mbahen mend në këtë zonë.
“Bild” raportonte disa incidente grabitjesh në qytezën Stolberg në veri të shtetit Rhine-Westphalia.45 vjeçari Erol Igneci, tha për gazetën se grabitësit kishin vjedhur në dyqanin e tij të rrobave.
“Rrobat në dyqan janë vjedhur nga grabitësit. Unë jetoj në anën tjetër të rrugës, i pashë ata por nuk e ndaloja dot vjedhjen. Ishin rreth 1000 euro mall. Kemi nevojë urgjente për mbrojtjen e policisë”, tha ai.
Në një tjetër rast policia arrestoi një të dyshuar për vjedhje në një dyqan bizhuterish. Disa qindra policë kanë zbritur tashmë në Stolberg për të mbrojtur dyqanet e shtëpitë e braktisura.
Belgjika ka nisur orë policore gjatë natës për parandalimin e grabitjeve në zonat e prekura nga përmbytjet.
Të paktën 110 njerëz kanë humbur jetën në përmbytjet e Evropës qendrore dhe rreth 1000 njerëz janë ende të humbur në Gjermani, Holandë e Belgjikë.
Ujku mjergull do.
Skifteri,n turbull puno.
He…eee…
Jan shqiptar e kosovar qi po riparojn kohen e humbur,siç ka thon Sala.
E cuditshme dhe e pakuptueshme sesi keto permbytje erdhen kaq papritur ne Gjermani dhe europen qendrore.
Jemi teresisht ne doren e Zotit dhe kete duhet ta kutpojne te gjithe.
U prefshin ne paqe dhe Zoti qofte me ta dhe familjaret dhe miqte e tyre.